Bima "Dora e Budës" pakëson dhimbjen, lehtëson problemet gastrointestinale, forcon imunitetin, ul inflamacionin, lehtëson dhimbjet menstruale, ul tensionin e gjakut etj.

Ky emër në fakt mund t'ju duket i pazakontë dhe ndoshta është hera e parë që dëgjoni për këtë bimë.

Ky frut e ka prejardhjen nga Kina ose India dhe është përdorur në ceremoni ritualesh të ndryshme. Po ashtu ky frut përdoret edhe për parfume për aromën e embël që ka dhe në mjekësi.

Ka pak lëng dhe pothuajse anjë farë. Rritet në Indi dhe në Kinë po ashtu dhe në disa zona të Amerikës Veriore.

Përfitimet që marrim nga kjo bimë

Redukton dhimbjen: Për mijëra vjet, bima "Dora e Budës" është përdorur për lehtësimin e dhimbjeve, falë përbërësve si coumarin, limonin, dhe diosmin. Në kombinim me afëtsitë e saj anti-inflamatore, kjo bimë ul fryrjet dhe dhimbjet e shkaktuara nga lendimet dhe operacioni, pra është ideale në shpejtimin e shërimit të plagëve.

Problemet me frymëmarrjen: Një nga përdorimet më të mira të kësaj bime është për rrugët e frymëmarrjes , nëse keni problem me kollën "Dora e Budës" shëron.

Probleme me tretjen: Nëse vuani nga problemet me stomakun, diarrea, dhimbje apo kapsllëk, kjo bimë ofron gjithçka që do ju ndihmon në rregullimin e lëngjeve të stomakut po ashtu dhe në rregullimin e mureve të zorrëve.

Çrregullime dhe dhimbje menstruale: Për gratë që vuajnë nga dhimbje të forta periodash apo qoftë dhe nga luhatjet e humorit, kjo bimë ka mijera vite që përdoret si ilaç popullor. Pa harruar që bima përmban nivel të lartë antioksidantësh që nga mbrojnë nga kanceri, plakja e parakoshme dhe shumë sëmundje të tjera.

Për forcimin e imunitetit: Një polisaharid i veçantë tek kjo bimë ka potencial tnë forcimin e imunitetit. Si dhe na mbron nga gripi.

Ul tensionin e gjakut: Përbërësit tek kjo bimë ndihmojnë në rregullimin e problemeve me enët e gjakut duke përmirësuar qarkullimin dhe duke ulur tensionin e lartë të gjakut për të gjithë ata që kanë problem. Po ashtu kjo bimë redukton shanset e zhvillimit të arteriosklerozës ose ata që kanë problem me zemrën. Bima ju rregullon sistemin kardiovaskular dhe nxit shëndetin afatgjatë.