Të shijshme dhe me shije të pasur, arrat pekan janë përdorur në Amerikë prej shekujsh. Ato ofrojnë shumë përfitime të mëdha për shëndetin, minerale dhe vitamina.
Edhe pse e kanë origjinën nga Amerika e Jugut, ato sot kultivohen në vende të ndryshme të botës.
Përfitimet
Arra pekan ka shumë kalori, 690 kalori në 100 g dhe përmban shumë elemente ushqyese, minerale, antioksidantë dhe vitamina.
Janë burim i shkëlqyer i acidit oleik dhe burim i mirë antioksidantësh. Konsumi i rregullt i tyre ndihmon në reduktimin e "kolesterolit të keq" dhe rritjen e nivelit të "kolesterolit të mirë" në gjak. Studimet kanë treguar se dieta mesdhetare e pasur në fibra dhe acide të shëndetshme yndyrore si dhe antioksidantë ndihmon në parandalimin e sëmundjeve të zemrës.
Arrat pekan janë burim i shkëlqyer antioksidantësh si acid ellagik, vitamin E, betakaroten, luteinë dhe zea-xanthin. Studimet kanë treguar se këta elemente ndihmojnë trupin në largimin e toksinave dhe të radikaleve të lira, mbrojnë trupin nga sëmundjet, kanceri dhe infeksionet.
Arrat pekan janë një burim i shkëlqyer i vitaminës E, veçanërisht të pasura me gamma-tocopherol; ofrojnë rreth 25 g për 100 g. Vitamina E është një antioksidant i shkëlqyer, që nevojitet për ruajtjen qelizave të lëkurës duke parandaluar nga shkatërrimi që bëjnë radikalet e lira.
Arroret në përgjithësi janë burime të pasura me grupin e vitaminave B kompleks si riboflavinë, niacinë, tiaminë, acid pantotenik, vitaminë B6, dhe folate. Këto vitamina punojnë si bashkë-faktorë për metabolizmin e enzimave brenda organizmit të njeriut.
Arrat janë gjithashtu të pasura në minerale si kalium, kalcium, hekur, magnez, zink dhe selen.
Shtoni një grusht arrash pekan në dietën tuaj çdo ditë për të marrë multivitaminën e ditës, përfshi mineralet dhe proteinën.
Përdorimi në kuzhinë
Arrat pekan mund të konsumohen is arrat e zakonshme
Ato mund të përdoren dhe në kekë të ndryshëm, baklava etj.
Arrat zakonisht grihen dhe hidhen mbi torte apo ëmbëlsira të tjera, pa harruar dhe akulloret.
Ato mund t'u hidhen sipër sallatave të ndryshme