Kristi Thodhoriani në profesion është inxhiniere hidroteknike, e cila sjell për herë të parë në Shqipëri një tjetër frymë biznesi. “La Perle” është biznesi që ka ndërtuar, i vetmi i këtij lloji në Ballkan. Ajo rrëfen mes të tjerash se ka qënë një bashkëpunim me kunatin e saj, i cili e ka mbështetur në këtë ide. Kristi tregon se sa e do atdheun e saj dhe se prej kësaj dashurie për vendin ka sakrifikuar edhe mundësi të tjera zhvillimi në karrierë jashtë Shqipërisë.

Kristi Thodhoriani (Foto personale)

Kristi Thodhoriani (Foto personale)

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ndau pamje nga ky kamping i krijuar nga Kristi, që nuk e ka harruar vendin e origjinës. “Ja një xhevahir i fshehur në natyrën e bukur të Palasës. Kampingu “La Perle”, krijuar nga Kristi, një vajzë nga Palasa, e cila jeton e punon në Tiranë, me “kokën mbrapa” në vendin e origjinës”, shkroi Rama në një postim në rrjetet sociale.

CMG: Jeni rritur me frymë biznesi, ka qënë dikush në familje që ua ka trashëguar shpirtin e sipërmarrjes?

Kristi Thodhoriani : Jo. nuk jam rritur në atë lloj fryme. Babai im është pedagog në universitet, ndërsa nëna ime inxhiniere elektronike. Thjesht mora një iniciativë me motivacionin për të bërë diçka ndryshe në Shqipëri. Unë kam shumë mundësi për të jetuar dhe punuar edhe në shtete të tjera, pasi kam pasaportë tjetër, por Shqipërinë nuk dua ta braktis.

La Perle Palase (Foto personale)

La Perle Palase (Foto personale)

CMG: “La Perle”, çfarë lloj biznesi është?

Kristi Thodhoriani: Është një “Bubble Glamping”, një projekt i kopjuar nga Italia dhe Spanja. Këtë gjë e kam bërë bashkë me kunatin tim dhe vendosëm ta realizojmë në Palasë. Jam rritur këtu në Tiranë, por në Palasë më lidh dashuria e madhe për vendin tim. Kur ishim të vegjël kalonim pushimet aty dhe jemi rritur me frymën për ta dashur origjinën.

La Perle Palase (Foto personale)

La Perle Palase (Foto personale)

CMG: Kristi është e vështirë të bësh biznes në Shqipëri?

Kristi Thodhoriani: Po është pak sfiduese. Unë kam ndërtuar një biznes i cili, Tiranë-Palasë vjen në një largësi të konsiderueshme ndaj dhe kostoja automatikisht është e rritur. Ndërsa, një tjetër problem është stafi, nuk gjejmë profesionistë tepër të mirë. Ata ose janë larguar nga vendi ose nuk ndjekin më profesione të një zanati si: eletricist, riparues etj. Do të doja që të përmendja edhe kunatin tim Darion, i cili është bashkëudhëtar si unë në këtë biznes dhe besoi fort në suksesin e tij.

La Perle Palase (burimi perosnal)

La Perle Palase (burimi perosnal)

CMG: “La Perle” nga kush frekuentohet më tepër?

Kristi Thodhoriani:Nga shqiptarë por edhe të huaj, deri tani kemi pasur italianë dhe polakë. Ka pasur turistë edhe nga Danimarka apo Gjermania. Të gjithë janë të mahnitur sepse është një strukturë për njerëz që e duan inovacion dhe natyrën.

CMG:Një promovim ju ka bërë edhe kryeministri i vendit. Si ndiheni për këtë fakt?

Kristi Thodhoriani: U ndjeva shumë mirë dhe mora shumë adrenalinë. Në mbrëmje nuk po më zinte gjumi, sepse kisha shumë mesazhe që më vinin. Ishte një vëmëndje shumë e madhe që morëm.

Promovimi i La Perle nga Kryeiminstri Edi Rama (burimi facebook)

Promovimi i La Perle nga Kryeiminstri Edi Rama (burimi facebook)

CMG:A do të bëni më shumë vitet e ardhshme?

Kristi Thodhoriani: Po do të shohim se si do të jetë si ecuri. Një suport shumë i madh ka qënë babai im, sepse duke qenë inxhinier i uli dyshimet mbi funksionimin e këtij projekti në Ballkan. Ky projekt mua më ka dhënë zemër dhe besim që të gjitha gjërat mund të arrihen nëse dëgjojmë zërin tonë të brendshëm dhe besojmë në ëndrrat tona.

Intervistoi:Megi Latifi