Eksperti i ekonomisë Ersuin Shehu në një intervistë për Grupin Mediatik të Kinës flet gjerësisht për skemën e re të tatimit të biznesit të vogël, një projekt-ligj i paraqitur nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, i cili po diskutohet nga grupet e interesit.

Ersuin Shehu (Foto CMG)

Ersuin Shehu (Foto CMG)

CMG: Çfarë sjell ky projektligj i ri?

Ersuin Shehu: Në muajin qershor Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka hedhur për konsultim një projektligj të ri për tatimet mbi të ardhurat. Është një projektligj që ka një spektër të gjerë, i cili prek sidomos bizneset, por edhe personat e vetëpunësuar. Pra është mjaft i rëndësisëm për masën dhe mënyrën sesi do të tatohen të ardhurat e subjekteve. Projekt-ligji i ri mendohet të qartësoj kuadrin e tatimit mbi të ardhurat në ekonomi.

Në vitet e fundit kemi pasur ndryshime të shpeshta që kanë krijuar konfuzion dhe pasiguri, dëgjojmë shpesh dhe nga sipërmarrjet që ndryshimet e shpeshta në ligj janë një nga problematikat e të bërit biznes. Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka menduar për këtë projektligj dhe shpresojmë të jetë më pak i arnuar nga sa ka ndodhur në të shkuarën.

Aspketi më sensitiv i projektligjit të ri, që ndoshta e kemi dëgjuar në diskutime dhe debate, lidhet me tatimin e të ardhurave të biznesit të vogël dhe të vetëpunësuarave. Qeveria para zgjedhjeve e zeroi tatimin e biznesit të vogël, pra biznesi me qarkullimin deri në 14 milionë lekë nuk paguan mbi të ardhurat, ndërkohë që projektligji i ri përfaqëson një hap mbrapa nga kjo filozofi.

Gjithësesi, sipas projektligjit fillestar shtrirja e këtyre efekteve do të fillojë nga viti 2029, pra kjo bëhet për premtimin se për dhjetë vite biznesi i vogël nuk do të paguajë taksa.

Tatimet (Foto Tatimet.gov.al)

Tatimet (Foto Tatimet.gov.al)

CMG: A do të ketë dhe përjashtime për kategori të caktuara të bizneseve?

Ersuin Shehu: Do të ketë një përjashtim referuar profesionieve të lira, subjekteve si përshembull avokatët etj. Parashikimet e ligjit të ri do të hyjnë në fuqi nga viti i ardhshëm dhe kjo ka ndodhur sepse ka një rritje të numrit të vetëpunësuarve.

Skema e tatimit do të hyjë në fuqi për 2023 për këtë segment, ndërsa për tjerët në 2029. Projektligji krijon dhe një hapsirë për të ulur koston administrative, do t’ju lejohet dhe një masë shpenzimesh që do të variojë në bazë të aktivitetit. Për profesionet e lira mund të fillojë tek 30%, ndërsa për ato që tregtojnë me shumicë do të jetë 10%.

Më konkretisht, nëse ke 10 milionë lekë të reja xhiro në vit dhe je një avokat, organet tatimore do të njohin shpenzime 30% dhe kjo diferencë 10 milionë - 30%, ose 3 milionë që del 7 milionë lekë do të tahohet në masën 15%. Ndërkohë për një biznes të tregtisë me shumicë 10milionë shpenzime - 9 milionë i bije vetëm 1 milionë, që do të tahohet në masën 15%.

Ky është një lloj thjeshtimi që bizneset të mos kenë barrën e mbajtjes së pasqyrave finaciare shumë të detajuara. Kjo gjë mund krijojë dhe hapësira për evazion, sepse kur ekzistojnë skema me pragje të veçanta normalisht biznesi tenton të qëndrojë pranë atyre pragjeve dhe të mos regjistrojnë të ardhura sipër 10 milionë lekë, që njihen si shpenzime fikse. Pra është një projketligj që tenton të vendosë një skemë më të drejtë tatimi dhe të ngushtojë hapësirat që ishin krijuar pas vitit 2019 kur u zerua tatimi, por nga ana tjetër përfaqëson një skemë më të ndërlikuar krahasuar me atë aktuale.

Pensionet private (Foto monitor.al)

Pensionet private (Foto monitor.al)

CMG: Përse erdhi ky ligj? A ndikoi dhe shtimi i të vetëpunësuarave?

Ersuin Shehu: Ligji për tatimin mbi të ardhurat ka një spektër më të gjerë, por kjo ishte një nga arsyet. Profesionistët e lirë do të jenë të parët që preken. Ka dhe arsye të tjera, ndërsa unë besoj se ky ligj ka pësuar ndryshime dhe ndoshta duhej hartuar një ligj i ri gjithëpërfshirës dhe pa ndryshime, që shtojnë paqartësi tek biznesi. Mbetet për t’u parë nëse do të jetë një ligj i mirë.

Tatimi biznesit (Foto tatimet.gov.al)

Tatimi biznesit (Foto tatimet.gov.al)

CMG: Si është pritur ky projektligj dhe këto ndryshime?

Ersuin Shehu: Sigurisht në momentin që ti je një biznes i vogël dhe sot paguan 0 tatime mbi të ardhurat dhe në një moment të caktuar të duhet të paguash një tatim x, kjo sjell pakënaqësi. Problemi më kryesor është fakti që ka ndryshime të shpeshta, por pse ndodh me biznesin e vogël? Siç e dimë Shqipëria ka një numër të lartë të bizneseve të vogla dhe kjo kategori ka një impakt të madh në shoqëri dhe politikë, apo në aspektin elektoral.

Problemi kryesor është se qasja kundrejt taksave është e kushtëzuar dhe nga interesat politike dhe kjo bën që të ketë ndryshime më të shpeshta se normaliteti, sepse nëse ke një biznes bën një investim jo vetëm monetar. Por nga momenti që të thonë se do të duhet të fillosh të paguash, kjo bëhet problem.

Ligji sjell risi që lidhen me kategori të veçanta, përshembull pensionet private. Ti mund të derdhësh kontribute shtesë për të fituar një shumë të caktuar në moshën e pensionit, por ajo çka parashikon ligji është që ky pension përjashtohet nga tatimi për të ardhurat nga investimi.

Me legjislacionin aktual ty pensioni të tatohet me 15% dhe është gjykuar se kjo mund ta frenojë investimin për pensionet private. Kështu projketligji parashikon se ti nuk takohesh me kontributet, por për të ardhurat nga investimi, kjo synon t’i nxisë individët dhe ky është një aspekt i rëndësishëm i këtij projketligji. Një aspekt tjetër për pensionet është njohja e shpenzimeve të zbritshme për përjashtim nga tatimet. Nëse ti derdh sot afërsisisht 240 mijë lekë contribute, këto nuk do të tatohen.