Në vitin 2014, në Xiushan të Kinës, një qark dikur i varfër, u krijua një park industrial i tregtisë elektronike, me qëllim rigjallërimin e ekonomisë. Më këtë nismë u synua kthimi në vendlindje i të rinjve, që zgjedhin zhvendosjen në qytetet më të mëdha dhe me më shumë mundësi punësimi. Me zhvillimin e tregtisë elektronike ka ndryshuar jeta e shumë të rinjve të qarkut.


Foto:VCG

Foto:VCG

Ndërsa shumë të rinj kinezë nga qarqet e largëta po zhvendosen drejt qyteteve më të mëdha për mundësi punësimi, Xiushan Tujia dhe Qarku Autonom Miao në komunën Chongqing (Çonqin) të Kinës jugperëndimore po e kthejnë këtë prirje, duke tërhequr të rinjtë me bumin lokal të tregtisë elektronike.

Qarku i largët dikur kishte më shumë se 80 fshatra të varfër dhe mbi 70,000 familje të varfra të regjistruara. Për të rigjallëruar ekonominë, në vitin 2014 u krijua një park industrial i tregtisë elektronike. Qarku ka marrë një sërë masash, si zyra falas, magazina dhe kurse trajnimi, për të frenuar daljen e talenteve nga vendi.

Që atëherë, Xiushan ka parashikuar tregtinë elektronike si industrinë e ardhshme shtyllë për shkak të potencialit të saj të madh të rritjes.



Liao Heng, i cili ka lindur në Xiushan në vitin 1995, e la punën e tij si praktikant në një floktore në qendër të qytetit Chongqing dhe u kthye për të punuar në industrinë e tregtisë elektronike.

"Familja ime ishte aq e varfër sa u largova nga shtëpia në kërkim të punës sapo mbusha 16 vjeç. Provova të gjitha llojet e punëve të rëndomta",- kujton Liao, duke shtuar se kur mësoi se vendlindja e tij ishte e gatshme të ofronte hapësirë falas për zyra në parkun industrial, ai vendosi të provonte dhe të fillonte biznesin e tij.



Fillimisht, Liao kuptonte shumë pak nga tregtia elektronike dhe përjetoi dështime. Megjithatë, pas mësimit dhe kërkimit të vazhdueshëm në internet mbi marketingun, logjistikën dhe fushat përkatëse, ai vendosi të bashkëpunojë me një prodhues lokal të enëve vetë-ngrohëse. Këta artikuj janë shumë popullorë në internet, veçanërisht nga të rinjtë kinezë, pasi mund të kënaqë shijet dhe ofron vakte të shpejta ushqimi.



Në vitin 2017, Liao i vuri vetes një synim për të fituar 100 juanë (rreth 14.8 dollarë amerikanë) në ditë. Me një bum biznesi, 30 pikat e tij në internet tani mund të grumbullojnë qindra mijëra juanë në vetëm një ditë.

Liao ia atribuon suksesin e tij përpjekjeve të përbashkëta të banorëve vendas. "Mjedisi i biznesit ka vërtet shumë rëndësi. I gjithë qarku u bashkua për të zhvilluar tregtinë elektronike dhe të gjithë ishin të gatshëm të ndanin përfitimet e tyre. Pa mbështetjen e qeverisë vendore dhe sipërmarrësve me përvojë nuk mund të arrija kurrë kaq larg",- tha Liao.



Yang Qiu, i lindur në vitin 1992, ka një histori të ngjashme. Në vitin 2016, Yang u kthye në Xiushan, i tërhequr nga politikat e saj të favorshme të tregtisë elektronike dhe filloi biznesin e tij.



Kompania e erëzave të Yang regjistroi një qarkullim vjetor prej rreth 50 milionë juanë në vitin 2021, një rritje e mprehtë në krahasim me 4 milionë juanë në 2017-n. Megjithatë, dëshira e Yang për të grumbulluar pasuri shkon përtej ambicies së thjeshtë. Ai vazhdoi të krijoi një bazë prodhimi ushqimi të shpejtë në qytetin Aikou të Xiushan-it.

Produktet, duke përfshirë specin djegës dhe xhenxhefilin, blihen të gjithë direkt në Xiushan, gjë që ndihmon në kompletimin e zinxhirit lokal të furnizimit për produktin dhe krijon mundësi punësimi për vendasit.



Falë sektorit të lulëzuar të tregtisë elektronike, industri të tjera të lidhura po lulëzojnë gjithashtu në Xiushanin dikur të varfër.

"Merrni si shembull kutitë e paketimeve. Fabrikat prodhojnë kuti kartoni dhe shirita paketimi në vend dhe çmimi logjistik i tyre ka rënë nga rreth 4 juanë në rreth 2 juanë",- tha Yang.



Nga viti 2017 deri në vitin 2021, vëllimi total i shitjeve të sektorit të tregtisë elektronike të Xiushan arriti në afërsisht 70 miliardë juanë.

I nxitur nga bumi i tregtisë elektronike, PBB-ja e qarkut gjithashtu u rrit nga 15 miliardë juanë në 2016-n në 34 miliardë juanë në 2021-shin.