Për shkak të ndikimit të krizës globale qeveria shqiptare ka vendosur nxitjen e prodhimit vendas. Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca në vendimin e Këshillit të Ministrave është shprehur se kultivuesit e grurit me sipërfaqe 1 hektarë, të cilët janë edhe prodhuesit kryesor që dalin në treg, do të përfitojnë një mbështetje prej 30 000 mijë lekë për hektarë. Nga kjo skemë do të përfitojnë mbështetje rreth 7300 fermerë.

Prodhimi i grurit (Foto Minisitria e bujqësisë)

Prodhimi i grurit (Foto Minisitria e bujqësisë)

"Bujqësia në këtë mbledhje të Këshillit të Ministrave ka miratuar një vendim tejet të rëndësishëm, shumë të mirëpritur dhe shumë të kërkuar nga fermerët shqiptarë nga blegtorët dhe peshkatarët, që ka të bëjë me rritjen e financimit të masës së skemës kombëtare 2022. Kemi miratuar një fond prej 1.2 miliardë lekë që i shtohet buxhetit të skemës kombëtare të këtij viti, duke e çuar buxhetin nga 3.7 miliardë në 4.9 miliardë lekë, që është buxheti më i madh i vendosur në dispozicion. E shtymë më tej këtë gamë sepse duam t’i vijmë në ndihmë dhe në mbështetje të gjjthë kërkesës së fermerëve për uljen e kostos së prodhimit" , u shpreh ministrja Krifca.

Ministrja e Bujqësisë bën me dije gjithashtu se kush do të mbjellë mbi një hektar grurë do të marrë një mbështetje nga qeveria prej 30 mijë lekësh. Duke thënë se viti që lamë pas kishte vështirësi për shkak edhe të krizës globale, fermerët shqiptarë kanë rezistuar duke kaluar pritshmëritë. Buxheti është ndarë duke shkuar një pjesë e tij edhe për naftën, ndërsa ministrja shprehet se synimet janë shtimi i fermerëve përfitues deri në fund të vitit 2022.

Frida Krifca (Foto AGKM)

Frida Krifca (Foto AGKM)

"Ka qenë një vit i vështirë në përballimin e kostove, gjithësesi fermerët kanë rezistuar. Kemi pasur një sezon të mirë të prodhimit të grurit rreth 225 mij ton grurë. Duke parë dhe fenomenet në botë, për të rritur pavarësinë tonë kemi menduar të fusim një masë ku për fermerët të cilët prodhojnë mbi 1 hektarë grurë do të marrin mbështetje rreth 30 milekë të reja. Sigurisht që grurin e mbështesim edhe me kostot e naftës. Dhe tek nafta ne kemi çuar një buxhet prej 500 milion lekë të reja, të cilat do të shtojnë nivelin e përfitueshmërisë së fermerëve. Nëse sot në skemën kombëtare kemi rreth 30 milion fermerë përfitues, ne duam që brenda fundit të vitit ta shtojmë në rreth 50 mijë fermerë të prekur nga skema e mbështetjes në bujqësi", u shpreh ajo.

Peshkimi (Foto po.al)

Peshkimi (Foto po.al)

Një ndër sektorët e prekur nga rritja e naftës është ai i peshkimit, që ka sjellë edhe uljen e numrit të ditëve të peshkimit në det. Për peshkatarët është ofruar shtim i buxhetit dhe rimbursim të naftës me 40 lekë për litër.

"Gjithashtu shumë e rëndësishme është një premtim i mbajtur dhe një analizë e thellë që kemi bërë me sektorin e peshkimit, i cili është ndikuar nga rritja e kostove të naftës dhe ka rezultuar në uljen e numrit të ditëve që peshkatarët dalin në det. Kemi vendosur të shtojmë buxhetin me 200 milion lekë për peshkatarët, duke i rimbursuar atyre rreth 40 lekë për litër në mënyrë që ti fuqizojmë financiarisht. Sektorin e peshkimit vijojmë ta mbështesim edhe me fond në dispozicion për rinovimin dhe modernizimin e flotës, sepse duam të ecim dy paralele të posaçme duke ndihmuar peshkatarët të ulin kostot e prodhimit dhe fuqizojmë flotën për të rritur kapacitetet e tyre, në mënyrë që siguria ushiqmore të jetë në standardet e duhura" , theksoi ajo.

Bujqësia (Foto UBgreen)

Bujqësia (Foto UBgreen)

Në vendimin e qeverisë ministrja Krifca shprehet se do të ketë gjithmonë fonde dhe mbështetje për bujqësinë, veçanërisht për sektorë të veçantë të cilët ofrojnë dhe rritje të prodhimit dhe eksporteve.

"Mbështesim kështu bujqësinë dhe atë sektor që na ka dhënë rezultate mjaft të mira ku vetëm në 6 mujorin e parë kemi pasur rritje të eksporteve në volume, kështu shtojmë më tej buxhetin nga buxheti i shtetit duke i ardhur në ndihmë një sektori që ka nevojë.", u shpreh ministrja e Bujqësisë Frida Krifca.