Ekspertët kërkuan bashkëpunim ndërkombëtar për të promovuar zhvillimin e ekonomisë digjitale me cilësi të lartë në Konferencën Globale të Ekonomisë Digjitale 2022, e cila u mbyll në Pekin të shtunën.

Foto:VCG

Foto:VCG

Konferenca treditore me temë "Përqafoni një të ardhme digjitale - Faktorë të rinj, rregulla të reja, modele të reja", prezantoi teknologjitë e fundit digjitale në metaverse, realitetin virtual dhe projeksionin holografik dhe ofroi një paraqitje të shkurtër në arritjet më të fundit në fushën e ekonomisë digjitale.

Gjatë konferencës u mbajtën po ashtu një sërë aktivitetesh online dhe offline, si forume, samite dhe ekspozita, për të forcuar shkëmbimet globale dhe bashkëpunimin në ekonominë digjitale.

Ekspertët thanë se bota po transformohet në një epokë digjitale dhe pandemia e Covid 19 po përshpejton ritmin e transformimit; teknologjia digjitale po prek çdo aspekt të jetës shoqërore, e cila është një sfidë por edhe një mundësi; zhvillimi i shpejtë i ekonomisë digjitale të Kinës do të injektonte një shtysë të re në rimëkëmbjen ekonomike globale dhe të gjitha vendet duhet të forcojnë bashkëpunimin për të nxitur zhvillimin me cilësi të lartë të ekonomisë digjitale.

Florian Tursky, sekretari i shtetit pranë Ministrisë së Financave të Austrisë, tha në një fjalim video se si një fuqi digjitale, Kina ka një ndikim të rëndësishëm në inovacionin dhe zhvillimin e ekonomisë digjitale dhe ndërmarrjet kineze të informacionit dhe komunikimit kanë promovuar transformimin global digjital.

Ai tha se çelësi i suksesit është bashkëpunimi, veçanërisht në lidhje me trendet dhe zhvillimet e reja. Ai shtoi se pandemia e Covid 19 i ka bërë njerëzit të vetëdijshëm për rëndësinë e inovacioneve digjitale dhe modeleve të reja të biznesit digjital.

Sipas letrës së bardhë të lëshuar nga Akademia Kineze e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit javën e kaluar, ekonomia digjitale e Kinës arriti në 7.1 trilionë dollarë amerikanë në vitin 2021, duke u renditur e dyta pas Shteteve të Bashkuara.

Shumë vende kanë arritur një konsensus mbi zhvillimin teknologjik digjital dhe transformimin industrial. Kina gjithashtu mbetet aktive në inovacionin e teknologjisë digjitale, tha Yu Xiaohui, kreu i Akademisë Kineze të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit.

"Teknologjia 5G ofron një mundësi të madhe për zhvillimin e ekonomisë digjitale",- tha Wu Hequan, akademik në Akademinë Kineze të Inxhinierisë, duke shtuar se teknologjia 5G mundëson prodhim inteligjent të drejtuar nga të dhënat.

Të dhënat treguan se numri i stacioneve bazë 5G në përdorim në të gjithë Kinën tejkaloi 1.85 milionë, duke lehtësuar shumë digjitalizimin e vendit.

Në të ardhmen, teknologjia digjitale do të mbetet fokusi i inovacionit digjital global. Yu tha se rritja ekonomike botërore kërkon një mjedis gjithëpërfshirës për të promovuar transformimin digjital të industrisë së prodhimit, bujqësisë dhe shërbimeve, si dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar për të nxitur rimëkëmbjen ekonomike globale.