Një burrë viziton një qendër eksperience digjitale në Pekin dhe një figurë digjitale shfaqet në ekran. Figura imiton çdo lëvizje të tij, madje mund të kërcejë me të.

Foto:VCG

Foto:VCG

Magazina e kompanisë metalike Shougang Group dikur ruante pluhurat e hekurit, ndërsa tani zona e saj e ekspozitës prej rreth 8000 metrash katrorë është e pajisur me teknologji projeksioni holografik, inteligjencë artificiale (AI) dhe realitet virtual (VR).

Ndërsa Java e Eksperiencës së Ekonomisë Digjitale të Pekinit 2022 filloi këtë muaj, njerëzit ftohen në një sërë aktivitetesh eksperimentale, të tilla si zhytja në qiellin me yje nëpërmjet VR ose komunikimi me figura mitologjike në formë digjitale, duke përdorur gjuhën e trupit me ndihmën enjë sistemi të kapjes së lëvizjeve.

Sipas Zyrës së Ekonomisë dhe Teknologjisë së Informacionit të Pekinit në tremujorin e parë vlera e shtuar e ekonomisë digjitale të Pekinit arriti 387.36 trilion yuan (57.35 trilion dollarë), rritje 7.2% nga viti në vit duke zënë 41.2% të prodhimit të brendshëm bruto të kryeqytetit kinez gjatë kësaj periudhe.

Shërbimet digjitale aplikohen në shumë fusha. Bazuar në teknologjinë e imazhit dhe algoritmin e zbulimit të lëkurës me inteligjencë artificiale (AI), Meitu, një kompani teknologjike e drejtuar nga AI, u ka ofruar shërbime digjitale bizneseve dhe institucioneve që lidhen me industrinë e bukurisë së lëkurës.

Nëpërmjet aplikacionit celular të kompanisë, AI mund të zbulojë problemet e lëkurës së përdoruesve dhe të rekomandojë zgjidhje specifike për kujdesin e lëkurës.

Me kombinimin e shërbimeve online dhe offline, dyqanet e industrisë së bukurisë do të marrin më shumë të ftuar dhe klientët mund të kenë një gjendje më të mirë të lëkurës jo vetëm në botën virtuale, por edhe në botën reale.

Për gjysmën e parë të vitit 2022, prodhimi i kombinuar i Kinës në industrinë e prodhimit të informacionit elektronik, softuerëve, komunikimit dhe internetit tejkaloi 10 trilion juanë, sipas Ministrisë së Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit (MIIT).

"Ekonomia digjitale e Kinës luan një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në stimulimin e rritjes ekonomike," tha Wang Peng, një zyrtar në MIIT.

Në qarkun Yongtai, provinca Fujian e Kinës Lindore, e Guangyang Egg Industry Co Ltd kanë aplikuar një sistem inteligjent menaxhimi për të ushqyer automatikisht rosat, për të pastruar feçet dhe për të mbledhur vezë.

Sistemi i ka mundësuar një fermeri të vetëm të mbarështojë rreth 50,000 rosa, duke përmirësuar efikasitetin e prodhimit të shpendëve, tha Yu Jie Ju Xhie, drejtori i kompanisë.

Në Ningde të Fujian, prodhuesi kinez i baterive litium-jon të automobilave Contemporary Amperex Technology Co Ltd ka aplikuar një "tru të zgjuar" në fabrikën e saj. Me mbështetjen e teknologjisë 5G të Huawei, truri mbledh të dhëna për konsumin e energjisë në kohë reale, për të ofruar zgjidhje me efikasitet energjie në prodhim.

Nga viti 2017 deri në vitin 2021, prodhimi i ekonomisë digjitale të Kinës u rrit nga afërsisht 27 trilion juanë në mbi 45 trilion juanë, me proporcionin e tij ndaj PBB-së duke u rritur nga 33 për qind në 39.8 për qind, sipas Cao Shumin, nënkryetar i Administratës së Hapësirës Kibernetike të Kinës.

“Zhvillimi i ekonomisë dixhitale është në fakt digjitalizim në industri të ndryshme”, tha Liu Shangxi, president i Akademisë Kineze të Shkencave Fiskale.