Pas pothuajse dy vjet e gjysmë pa pasur fitime, Colin Flahive dhe partneri i tij i biznesit, Kris Ariel, kanë parë rigjallërimin e biznesit të tyre. Mikail Tosun, një tjetër pronar biznesi lokal, u befasua nga entuziazmi i klientëve vetëm disa javë pasi hapi kafenenë e tij turke.

“Rruga e Kulturës” në Kunming, kryeqendra e provincës Yunnan e Kinës jugperëndimore, njihet zakonisht si “Rruga e të huajve”, prej restoranteve dhe kafeneve që shërbejnë një shumëllojshmëri kuzhinash nga vende të ndryshme, duke tërhequr kështu shumë të huaj, turistë dhe studentë universiteti.

Kafeneja "Salvador" në Kunming, në provincën Yunnan të Kinës Jugperëndimore, më 11 korrik 2022/ Xinhua/Cao Mengyao

Kafeneja "Salvador" në Kunming, në provincën Yunnan të Kinës Jugperëndimore, më 11 korrik 2022/ Xinhua/Cao Mengyao

Flahive dhe Ariel e vizituan Kinën gjatë një udhëtimi, por kanë qëndruar për më shumë se 20 vjet. Në vitin 2004, të magjepsur nga ambienti në Kunming, ata e zhvendosën kafenenë e tyre, “Salvador”, të emërtuar sipas artistit të njohur, nga Prefektura Autonome Dali Bai e provincës në Kunming.

Colin Flahive bëri kafe në kafenenë "Salvador" nëKunming, në provincën Yunnan të Kinës Jugperëndimore, më 11 korrik 2022/ Xinhua/Cao Mengyao

Colin Flahive bëri kafe në kafenenë "Salvador" nëKunming, në provincën Yunnan të Kinës Jugperëndimore, më 11 korrik 2022/ Xinhua/Cao Mengyao

“Salvador” është një nga kafenetë më të vjetra në pronësi të huaj në Kunming. Me dyqanet përreth, kafeneja u kthye në një pikë të nxehtë brenda zonës turistike. Megjithatë, shpërthimi i pandemisë ndërpreu biznesin. “Në vitin 2020, numri i porosive ishte rreth 40% më pak nga sa pritej dhe në vitin 2021 ishte deri në 25% më pak”, -tha Flahive. Tosun hasi në vështirësi të ngjashme dhe restoranti i tij turk, i cili ka funksionuar më gjatë se kafeneja e tij, kishte vetëm gjysmën e numrit të klientëve sesa përpara epidemisë. Për këtë arsye, Tosun dhe partnerët e tij të biznesit duhej të krijonin një plan të ri për të ringjallur biznesin e tyre.

Mikail Tosun bëri kafe tradicionale turke në kafenenë turke "Tulipan" në Kunming, të provincës Yunnan të Kinës Jugperëndimore, më 11 korrik 2022/ Xinhua/Cao Mengyao

Mikail Tosun bëri kafe tradicionale turke në kafenenë turke "Tulipan" në Kunming, të provincës Yunnan të Kinës Jugperëndimore, më 11 korrik 2022/ Xinhua/Cao Mengyao

Duke vëzhguar ambientin përreth, Tosun vendosi të marrë me qira një dyqan dhe filloi të bëjë kafe tradicionale turke në qershor të këtij viti. “Reagimi i klientëve ndaj kafenesë sonë të re është befasues”, -tha Liu Yuehan, një nga kamerierët e kafenesë. “Kafeneja ka qenë fitimprurëse që nga dita e parë”, -tha Tosun. Sa herë që klientët porosisin kafe turke, Tosun niste punën duke hedhur kafenë e bluar në një xhezve dhe duke përdorur tiganin e mbushur me rërë për bërjen e saj. Metoda e tij e veçantë e përgatitjes së kafesë shpesh tërheq kalimtarët.

Nga popullariteti i kafenesë ka përfituar edhe biznesi në restorant. Liu thotë se ka pasur një rritje të konsiderueshme të pagës së kolegëve të saj në restorantin turk. “Ka një mundësi të madhe tregu në Kunming sepse pak njerëz dinin për kafenë turke më parë. Është një nga kulturat më të vjetra të kafesë në botë dhe unë dua ta prezantoj atë me popullin kinez”, -tha Tosun.

Restoranti i Flahive dhe Ariel pati rritje të klientelës dhe rrjedhimisht të fitimeve për herë të parë në më shumë se dy muaj. “Madje pati më shumë klientë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar”, -tha Tong Zhihong , një punonjës në kafenenë “Salvador”.

Një kafe tradicionale turke në kafenenë turke "Tulipan" në Kunming, të provincës Yunnan të Kinës Jugperëndimore, më 11 korrik 2022/ Xinhua/Cao Mengyao

Një kafe tradicionale turke në kafenenë turke "Tulipan" në Kunming, të provincës Yunnan të Kinës Jugperëndimore, më 11 korrik 2022/ Xinhua/Cao Mengyao

Me më shumë klientë dhe përmirësim të biznesit, Flahive dhe Ariel janë motivuar të përmirësojnë shërbimin dhe cilësinë e ushqimit. “Kur erdhëm për herë të parë në Yunnan, kishte pak restorante dhe kafene perëndimore. Por tani restorante të ngjashme janë kudo, gjë që kërkon që ne të ofrojmë një shërbim më të mirë për klientët tanë”, -thotë Flahive.

Tani, me tre restorante me të njëjtin emër përgjatë “Rrugës së Kulturës”, Ariel gjithashtu shpreson që punonjësit të ndihen mirë ndërsa biznesi rritet. “Shpresoj që edhe stafi ynë do të korrë përfitime dhe cilësia e jetës së tyre do të përmirësohet, sepse ata janë si një familje”, -tha Ariel.

“Më vjen mirë që jam në Yunnan. Kjo provincë, e cila ka një histori të gjatë të kulturës së kafesë, ka shumë ngjashmëri me qytetin tim të lindjes”, -tha Tosun.