Sezoni turistik ka nisur mbarë në Shqipëri dhe këtë e konfirmojnë shifrat në rritje, të cilat kanë nisur që në muajin maj. Zv, Ministrja e Turizmit Vilma Bello thotë në një intervistë për mediat se ky fluks pëkthehet në rritje besimi nga ana e turistëve për shërbimin, cilësinë dhe bukuritë që ka Shqipëria.

Turizmi malor në Shqipëri (Foto My Albania Nature explorers)

Turizmi malor në Shqipëri (Foto My Albania Nature explorers)

Duket që tashmë nuk jemi më thjesht në atë që është sezoni turistik zyrtar i cili ka nisur që në 1 maj, por dhe turistët kanë filluar të vijnë që në mars, por tani jemi në pikun e sezonit turistik veror, ku turistët në një numër jo thjesht nga ajo që prisnim. Duke iu referuar shifrave dhe realitetit janë mbi pritshmëritë e asaj që në kishim menduar, sepse numri i turistëve është rritur ndjeshëm dhe nëse do t’i referoheshim shifrave konkrete dhe shifrave të ardhura nga INSTAT-i ka një rritje prej 60% të numrit të turistëve për të njëjtën periudhë të pesëmujorit të parë të 2021 dhe përballë 2022, ndërsa vetëm në muajin maj ka patur një rritje të turistëve në një shifër 83.9%, që është një rritje shumë e ndjeshme. Në fakt ajo që në i referohemi si numra, nuk është ajo që ne kemi prioritetin tonë për të vënë re thjesht numrat sesa ne presim që përballë rritjes së fluksit të vizitorëve, të kemi pasur një imazh tjetër që i referohemi cilësisë, shërbimeve, standardeve për të cilat jemi në sfida të përditshme”, ka deklaruar zv.ministrja Vilma Bello.

Turistët nuk janë të njejtë çdo vit. Nga Ministria e Turizmit thonë se është zgjeruar harta e vizitorëve, madje vijnë edhe nga vende që nuk kanë qenë shumë prezente në Shqipëri.

Ishim mësuar në vite dhe kemi thënë shpesherë që numri më i madh i turistëve vinin prej rajonit, prej vendeve që janë kufitare apo fqinj me ne. Ndërkohë ajo që ka ndryshuar është që ka një fluks, një numër shumë të madh turistësh që vijnë edhe nga Greqia, që nuk ka ndodhur kjo më parë, pavarësisht që dhe ata janë fqinjët tanë. Janë turistë që vijnë njësoj siç kanë ardhur më parë nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, ndërkohë ka dhe një numër shumë të lartë turistësh që vijnë nga Anglia, Gjermania, Spanja, nga Zvicra. Kjo jo vetëm për shkak të politikave promovuese të Shqipërisë, por edhe për hir të disa spektakleve, disa promovimeve në revistat prestigjoze të tyre, të cilat e kanë trajtuar dhe e kanë parë Shqipërinë jo vetëm si një destinacion të ri, por edhe si një destinacion misterioz dhe të pazbuluar.”- shton Bello.

Bregdeti shqiptar (Foto Alamy)

Bregdeti shqiptar (Foto Alamy)

Kriza në Ukrainë duket se nuk ka ndonjë impakt të madh negativ në turizmin shqiptar, pasi pesha që zënë turistët nga këto shtete nuk është shumë e madhe.

Kjo pritej që në janar të ishte një frikë e shtuar se sa do të ndikonte kjo sepse në shifrat zyrtare, të cilat më shumë se nga INSTAT na kanë ardhur nga operatorët dhe agjencitë turistike, ka qenë një numër rreth 130’000 turistë të vitit të shkuar, numri i turistëve të ardhur nga Ukraina. Sigurisht është një mungesë për tregun tonë, por nga na tjetër nuk e ka traumatizuar këtë treg të turizmit në Shqipëri, sepse kemi parasysh që duke qenë se është zgjeruar harta e turistëve nga vende të ndryshme, është një mungesë në treg, por ndërkohë nuk është treg i traumatizuar turistik.”- thotë Zv.Ministrja Bello.

Përgatitjet për masat e sezonit turistik sipas zëvendësministres Bello janë marrë shumë më herët për të shmangur problematikat.

Në fakt ne tani jemi vërtetë jo thjesht në pikun, por përgatitjet i kemi bërë, masat i kemi marrë për ta trajtuar sezonin turistik si një nga asetet më të rëndësishme në Shqipëri. Turizmi në Shqipëri është një nga sektorët më të rëndësishëm që sjell produktin në ekonomi të cilin ne duhet të vazhdojmë ta shohim si një prioritet të ekonomisë shqiptare. Për hir të kësaj ne kemi nisur një punë që në fundin e vitit 2021 dhe jemi bërë gati më herët sesa vitet e tjera. Kur themi më herët gati, këtu i referohemi problematikave që kemi patur, më shumë të ndjeshme nga analiza e asaj çfarë kemi bërë në sezonet e shkuara dhe këtu i referohem situatës konkrete, jo vetëm me menaxhimin e plazheve, por edhe pastërtinë”, thekson ajo.

Zëvendësministrja e Turzmit Vilma Bello (Foto Ministria e Turizmit)

Zëvendësministrja e Turzmit Vilma Bello (Foto Ministria e Turizmit)

Ka edhe raste sporadike kur ndërtimet në zonat bregdetare bëhen problem për pushuesit, por kjo menaxhohet mes pushtetit lokal dhe kompanive private ndërtuese.

Është vërtet një nga problematikat ashtu siç bashkë edhe me problematikat e tjera që shpeshherë ne i dimë. Askush nga ne nuk duam ta bëjmë situatën rozë sepse nuk na ndihmon kjo për të reflektuar më pas dhe për të qenë aty të vëmendshëm për t’i rregulluar. Ky është një problem, i cili është diskutuar më parë me pushtetin local. Në pjesën më të madhe të rasteve kjo ka ndodhur, me firmat të cilat duan të bëjnë investime të reja sepse turizmi do të zhvillohet, struktura të reja akomoduese do të ngrihen, bare, restorante të reja, por kjo nuk do të thotë që duhet të cënojë pjesën e turistëve dhe pushuesve”- shton Bello.