Ministria e Financave dhe Ekonomisë po përgatit një ligj të ri për tatimin mbi të ardhurat, ku një rol të veçantë zë pjesa për të tatuar të ardhurat e të vetëpunësuarve që ofrojnë shërbime me tatim progresiv nga 13 deri në 23%, nga zero që është tatimfitimi për këtë kategori, deri në fashën e xhiros 14 mln lekë dhe zero TVSH deri në 10 mln lekë.

Në një intervistë për mediat Drejtori i Përgjithshëm i Politikave Fiskale, Niko Lera ka sqaruar se përse është marrë kjo nismë për të parë ligjin e tatimit mbi të ardhurat.

Niko Lera (Foto Klan Tv)

Niko Lera (Foto Klan Tv)

“Ligji për tatimin mbi të ardhurat, pra ai ligj që takson individët dhe korporatat është miratuar në vitin 1998. Pra, është një ligj 24 vjet që implementohet dhe natyrisht gjatë këtyre 24 viteve kanë ndodhur hamendime të shumta rreth 24-25 hamendime që e kanë bërë të vështirë adresimin në ligj. Ndërkohë në këtë periudhë 24 vjecare kanë ndodhur shumë ndryshime në taksimin ndërkombëtar, në mënyrën e shkëmbimit të informacionit, në marrëdhëniet bilaterale dhe multilaterale me vendet e tjera, si pasojë e të cilave kemi zhvillime të reja të orientuara nga OECD, nga Banka Botërore, nga Fondi Monetar Ndërkombëtar etj. të cilat duhet të reflektohen në ligjin e tatimit mbi të ardhurat sepse ne jemi pjesë e marrëveshjeve multilaterale dhe kemi detyrime për të përshtatur legjislacionin tonë me këto kërkesa”, tha Lera.

Sipas tij është e nevojshme përshtatja dhe duhet t’i jepet fund tarifave preferenciale apo përjashtimeve të bëra deri më sot.

“Në këtë kuptim nisur dhe nga fakti që këto ndryshime të shpeshta të legjislacionit që kanë ndodhur në periudha të tanishme dhe që kanë pasur qëllime të caktuara, e kanë komplikuar dhe shpesh kanë krijuar edhe efekte negative. Pra, janë akorduar tarifa preferenciale apo përjashtime tatimore për kategori të caktuara për industri të caktuara etj. të kësaj natyre. Pavarësisht anës pozitive dhe objektivave që kanë pasur qeveritë e kohës që i kanë realizuar për të mbështetur shtresa të caktuara, apo për të hënë impuls në industri të caktuara, ato kanë dhe një anë negative sepse krijon pabarazi në tatim dhe krijojnë mundësi që tatimpaguesit të përdorin sistemin tatimor për të kaluar nga një regjim tatimor në regjimin tjetër tatimor, por është një teori shumë shumë e njohur që sistemi tatimor nuk duhet të kondicionojë zgjedhjet e tatim paguesve, ai duhet të jetë neutral. “- u shpreh Lera.

Tatimet (Foto konica.al)

Tatimet (Foto konica.al)

Sipas tij qeveritë vit pas viti shohin dhe studiojnë barrën tatimore të të ardhurave.

“Tatimpaguesit nuk duhet të nisen nga normat tatimore për të zgjedhur ku do të investojnë, sa do të investojnë dhe si do të investojnë. Në këtë kuptim, marr pra parasyhs gjithë këto faktorë, është e nevojshme dhe e domosdoshme që ne të kemi dhe të prezantohemi me një ligj të ri për tatimin mbi të ardhurat, sikurse në vitin 2015 u prezantuam me një ligj të ri të tatimit mbi vlerën e shtuar, sikurse në vitin 2008 u prezantuam me një ligj të ri të tatimit të procedurave tatimore dhe kështu me rradhë. Pra, është një zhillim rutinë i domosdoshëm në këtë periudhë.”- tha Lera.

Hartimi i ligjit të ri ka për qëllim të vërë rregull mbi problemet që kanë sjellë përjashtimet tatimore.

“Unë thashë që ligji ka për qëllim të modernizojë taksimin e të ardhurve dhe të kompanive, por njëkohësisht ka për qëllim që të adresojë edhe disa problematike që janë krijuar nga tarifa të diferencuara dhe përjashtimet. Ne kemi konstatuar që tarifat e diferencuara dhe përjashtimet kanë krijuar një situatë që mund të dalë jashtë kontrrollit në lidhje me taksimin e individëve. Me të drejtë qeveritë, jo vetëm e tanishmja, por edhe paraardhësja, kanë akorduar lehtësi tatimore, kanë akorduar tarifa të reduktuara. Mjafton të themi që biznesi i vogël, cilado qeveri që ka qenë, ka qenë një kategori e cila është dashur të stimulohet, nëpërmjet tarifave të ulëta, përjashtime dhe të tjera të kësaj. Pikërisht këto përjashtime, këto lehtësi kanë krijuar dhe problematike. Cilat janë këto problematika? Zhvendosje të themi të punëmarrësve nga punëmarrës që paguan tatime dhe taksa, në furnizues të të njëjtit lloj shërbimi apo pune si i vetëpunësuar. “-thekson Lera.

Përjashtimet tatimore, sipas Lerës nuk mund të zgjasin pafundësisht.

“Një situatë që deformoi qëllimin për të cilin ishte dhënë, njëkohësisht kemi një periudhë 7-8 vjecare që janë dhënë këto incentiva dhe në të gjithë botën incentivat, përjashtimet tatimore nuk jepen në mënyrë të përjetshme. Pra, kanë një periudhë që subjektet suportohen, që subjektet përjashtohen nga tatimet dhe taksat.Nuk është cështja e efektit në buxhet, cështja është që ne duhet të krijojmë një sistem të ndershëm dhe të drejtë. Ne duhet të krijojmë një sistem ku një tatimpagues, qoftë individ, qoftë kompani të mos ndjehet i mbitaksuar apo i ngarkuar më shumë me barrë tatimore.”- shton Lera.

Sips draftit që qarkullon ndryshimet do të vijnë për t’u dhënë fund deformimeve që i janë bërë sistemit fiscal.Sistemi i ri parashikon që të vetëpunësuarit që ofrojnë shërbime, profesionet e lira, do të trajtohen njëlloj si të punësuarit me pagë. Nga të ardhurat e tyre do të zbritet çdo shpenzim që ata realizojnë, do të dalë fitimi neto, nga fitimi neto do t’i zbriten edhe përfitimet që ka individi i punësuar, si taksim zero për pagat deri në 40,000 lekë. Fitimi neto pas çdo zbritje që do t’i bëhet, do të taksohet, siç taksohet çdo i punësuar. Norma e tatimit për këtë kategori do të jetë 0% për të ardhurat deri në 40,000 lekë, 13% nëse të ardhurat mujore janë deri në 150,000 lekë dhe 23% për shtesën e tyre,

Tatimi i te ardhurave (Foto Dhoma e tregtise dhe industrise)

Tatimi i te ardhurave (Foto Dhoma e tregtise dhe industrise)

Drejtori i përgjithshëm i politikave fiskale në Ministrinë e Financave tha se nga ndryshimet në ligj do të përjashtohen individët tregtarë, si të vetëpunësuar në bar-bufe, kafe, restorant të vogël apo market që do të vazhdojnë të kenë taksën zero deri në 2029, pasi këto struktura nuk janë domethënëse për sistemin tatimor dhe janë burim punësimi.

“Ne do te përpiqemi që të mbyllim sa më shumë që të jetë e mundur këto shtigje, sepse kjo është një luftë e vazhdueshme. Pra, tentativat për të përfituar nga ligji, pra ajo që quhet shmangie tatimore ligjore jo evazion, por shmangia tatimore ligjore është një fenomen që do të ekzistojë vazhdimisht. Në fund të fundit, kompanitë e konsulencës, zyrat e konsulencës, këtë bëjnë, planifikim tatimore. Pra, orientojnë subjektet që duke respektuar ligjin të paguajnë sa më pak taksa. Si paguajnë sa më pak taksa? Duke gjetur të çara në ligj, duke gjetur trajtime të caktuara në mënyrë që të bëhet një planifikim dhe të minimizohet pagesa.”

Ministria e Financave dhe Ekonomisë parashikon që projektligji të konsultohet me grupet e interesit.