Në vitet e fundit ka pak ose aspak informacion lidhur me rritjen dhe vitalizimin e ekonomisë kineze, sektorëve potencialë të saj dhe, sidomos, lidhjeve të shumta ekonomike dhe financiare të këtij shtetit të fuqishëm, i dyti aktualisht për nga potenciali, shtrirja e investimit kinez në botë dhe ndikimi në ekonominë shqiptare.
Për Grupin Mediatik të Kinës flet analisti i ekonomisë Bardhi Sejdarasi

Bardh Sejdarasi (Burimi infoboxalbania)

Bardh Sejdarasi (Burimi infoboxalbania)

CMG: Cili është potenciali ekonomik i Kinës?

Bardhi Sejdarasi: Një temë e gjerë, një temë për të cilën mund të flasësh aq gjatë, siç është edhe Kina e madhe, i fuqishëm si shtet, por gjithsesi vitet e fundit ka pak ose aspak informacion në mjediset tona të diskutimit në politikë për Kinën. Sigurisht është ekonomia e dytë më e madhe në botë dhe pritet që përfundimisht në dekadën që vjen ky shtet të kalojë SHBA, duke qenë numri i parë në botë përsa i përket potencialit ekonomik që ka.
Të dhënat janë të luhatshme, lëvizin vit pas viti dhe madje muaj pas muaji. Në Kinë kemi pasur 2-3 muajt e fundit probleme që lidheshin me Covid-19. Kina ka një politikë “zero covid”, të cilën e inspekton, por në Shangai dhe disa qyetete të tjera të mëdha ka patur probleme që lidheshin me bllokimin dhe me një ritëm më të ngadaltë, përsa i përket rritjes ekonomike.

Në vitin 2021 Kina ka qenë shteti i parë që mposhti Covid-in dhe realisht ekonomia ka funksionuar normalisht, duke i kaluar të gjitha pritshmëritë që kishin autoritetet kineze. Ka qenë një vit i mbarë shumë më i lartë se viti 2020 me 8.2%. Kjo është një shifër që nuk haset në shumicën e vendeve evropiane, për shkak se ekonomitë kanë ardhur pas një bllokimi të plotë të lockdown-it, që lidhej me covidin.

Shqipëria ka patur të tjera probleme, sepse vinte dhe pas tërmetit me ngjarje të njëpasnjëshme, por në Kinë janë tejkaluar dhe pritshmëritë. Është punuar më gjatë, nuk është lejuar ngadalësimi i ekonomisë dhe treguesit e matur në fund të vitit 2021 ishin më të mirë se ata të vitit 2020, të afërt me ata të vitit 2019. Bilanci tregtar kinez, sipas shifrave që kam është pro diferenca midis eksport-importeve, janë shifra që janë nxjerrë nga webet që ka shteti kinez. Mbetet që të jetë i një niveli shumë të lartë historik, janë 676 miliardë dollarë që është pjesë e bilancit tregtar kinez.

Ndërsa prodhimi i përgjithshëm i Kinës është diku tek 18 triliardë dollarë, pra është një shtet me potenciale të mëdha, pak njihet dhe komentohet nga ne, por ka një program të tillë që stimulon vit pas viti rritjen ekonomike, duke avancuar me ata tegues që ndiqen në buxhetin e atij shteti.

CMG: Cilat janë politikat dhe faktorët që ndikojnë në ekonominë kineze, duke e bërë shtetin më të fuqishëm në botë?

Bardhi Sejdarasi: Kina ka një proverb që thotë " Që të kesh parime duhet së pari të kesh guxim". Kina ka guxim dhe sot quhet fabrika e botës, është një përcaktim që bëjnë shumica e agjensive të botës dhe një numër i madh shtetesh kanë fabrikat e tyre në Kinë, prodhojnë në sektorë të tillë që janë ekskluzivë vetëm në Kinë. Një numër i madh produktesh meret vetëm nga atje dhe nuk kanë ekuivalent me asnjë vend tjetër. Vazhdon të ndikojë në të gjitha ekonomitë jo vetëm europiane, por të SHBA-së, në Euroazi e me rradhë. Strategjitë që ndjek qeveria kineze janë të orientuara në mënyrë të tillë që jo vetëm të plotësojnë të gjitha kërkesat që kanë shtetet e tjera, por të avancojnë në teknologji inovative, të cilat e bëjnë një lider dhe për të qenë numri 1.

Ekonomia Kineze (Burimi koha ditore)

Ekonomia Kineze (Burimi koha ditore)

CMG: Kur mendohet që mund të jetë edhe numri një i botës në ekonomi?
Bardhi Sejdarasi: Ka shumë studime, por ekspertët kinez, por edhe të instituteve të ndryshme ndërkombëtare që merren me ekonominë, nuk japin më pak se një dekadë që mund të kapërcejë prodhimin e brendshëm bruto të ShBA-së, por dhe vendin e parë në botë. Të gjitha të dhënat lidhen me objektivat që qeveria kineze i vë vetes dhe ekonomisë së saj. Kur në 2021 qeveria kineze tha ne do të realizojmë jo më pak se 6.1%, dhe kjo shifër është tregues i madh në një ekonomi dhe u realizuua 8.1%. Pra tendenca është që të realizojnë tregues që sot konkurojnë botën, sepse tregues të kësaj natyre kemi pak ose aspak.

Janë disa shtete të cilat tentojnë të shkojnë drejt këtyre shifrave dhe nuk arrijnë dot, sepse treguesit mbeten poshtë shifrës në të cilën sot përveç SHBA-së, luajnë shtetet e tjera. Edhe ne që jemi ekonomi të vogla sigurisht që nuk kemi tendenca të tilla, sepse varet nga madhësia e ekonomisë dhe nga baza me të cilën nisesh. Kur ke një ekonomi shumë zhvilluar rritja 1% kundrejt një ekonomie të zhvilluar është disa fish më e lartë. Nëse themi se në Shqipëri rritja ishte 8.1%, por duhet të shohësh sa është PBB e këtij vendi dhe të bëjmë krahasime.

Vetëm PPB e Kinës është 18 triliardë dollarë dhe kjo vështirë të arrihet dhe nga shtete që janë konkurrues me Kinën.

CMG: Kemi gjithashtu një rritje të prodhimit të brëndshëm bruto në Kinë gjatë këtij tre mujori. Rritja e PBB-së sa kanë ndryshuar krahasuar me tre mujorin e vitit 2021?

Bardhi Sejdarasi: Ekonomia kineze ka pasur shqetësime, veçanërisht Shangai dhe qytete të tjera industriale, u dëmtuan nga pandemia. Politika zero Covid bëri që edhe ajo që nuk pritej të tejkalohej dhe në tremujorin e parë të vitit, madje dhe në muajin prill të 2022 ka rritje më shumë sesa pritej 4.8% në bazë vjetore. Megjithëse ishte një rritje optimiste nga analizat e bëra u tejkalua pikërisht kjo rritje ekonomike dhe bëhet fjalë për një tremujor ku bota është në një nockdown, sepse bëhet fjalë për tremujorin e konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës.

Rusia furnizonte më se 40% të botës me karburant dhe naftë, ndërsa Ukraina ka një potencial të madh sepse rënditet mes vendit të dytë dhe të tetë në botë për një sërë produktesh, që eksporton nga gruri deri tek metalet dhe produkte të tilla që nuk gjenden në tregjet e Europës dhe më gjerë.

Pra nisur nga kjo konjukturë që kishte bota, përsëri Kina arriti të tejkalojë parashikimin optimist që kishin ekspertët, duke arritur 4.8% që është një regjistrim i shënuar më tre muajt e parë. Mbas fillimit normal të punës pas importeve të madha, Kina është importuesi më i madh, që do të thotë se treguesit që do të vijnë në fund të gjashtëmujorit do të jenë më të lartë sesa parashikimet e bëra. Tendenca e BE-së, marrëveshja e fundit që është e gjashta e sanksioneve ndaj Rusisë do t’i krijojë mundësi Kinës, Indisë dhe Euroazisë të shfrytëzojnë naftën e lirë ruse dhe të ndikojë në ekonomi, duke përdorur këtë produkt dhe për të vazhduar në eksportin e këtij produkti në vendet që kanë nevojë.

Sot në botë ka shumë nevojë, arsyeja që ju shihni çdo ditë rrijte galopante çmimeve të karburanteve në bursën e Teksasit apo të Londrës, madje dhe në tregun shqiptar ka rrijte, do të thotë që është ky produkt që i jep mundësinë Kinës të konkurojë denjësisht dhe të fitojë të ardhura, duke rritur PBB-në. Është improtuesi numër një i botës përsa i përket hidrokarbureve.

Ekonomia (Burimi fakteplus)

Ekonomia (Burimi fakteplus)

CMG: Përveç potencialit dhe zhvillimit aktual që ka Kina si shtet, cilat janë disa nga problemet në ekonominë kineze?

Bardhi Sejdarasi: Problemet kanë qenë mbyllja e ekonomisë për shkaqe që dihen, u duk sikur në fund të vitit 2021 nuk do të kishte më probleme të natyrës së lockdownit që patën të gjithë, por goditja ishte e tillë e papritur, madje në Shangai që është qyteti më i madh industrial dhe në të cilin prodhohet PBB kryesore e Kinës, u mbyll për një periudhë shumë të gjatë, e cila i bëri analistët të mendonin që mbyllja e tregut kinez dhe bllokimi i të gjitha kompanive që punonin në këtë shtet, por gjithashtu edhe mungesa e perspektivës, për të parë realisht se çfarë do të ndodhte me ekonominë nëse do të vazhdonin importet apo eksportet nga Kina.

Shtrohej pyetja nëse shtetet që punonin me Kinën do të vazhdonin të kishin të njëjtin potencial apo aktivitet ekonomik. Sigurisht që u tejkalua, në gjykimin tim, më shpejt sesa pritej dhe agjensitë më të njohura ndërkombëtare që bëjnë vlerësimin e ekonomisë tentuan që, nisur nga treguesit që raportonte departamenti i politikave ekonomike i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës tentuan që të gjitha t’i rishikonin vlerësimet për rritjen e prodhimit të brëndshëm bruto, sikundër u shikuan në tërë botën, në Shqipëri, apo bankat dhe agjensitë më të njohura.

Gjithësesi parashikimi asnjëherë nuk zbriti nën 0, pra asnjëherë nuk ishte me minus. Fitch e kishte 4.3 doli 4.8 sigurisht nuk bëri shumë lëvizje të mëdha, sepse i shikonte që edhe rishikimi nga agjensitë e vlerësimit do të dilnte në atë nivel. Kina është edhe befasuese në treguesit e vet, sikundër shtetet e tjera i raportojnë këta tregues dhe mbi bazën e tyre ne bëjmë analizën. Agjensitë hulumtojnë vetë në Republikën Popullore të Kinës dhe bëjnë ato analiza që varen nga treguesit që raportohen. Ka shumë nga ato që kërkojnë dhe gjejnë të dhëna në mënyrë indirekte për ekonominë e Kinës dhe prapë parashikimi i tyre nuk ishte nën 0.

CMG: Cili është ndikimi i ekonomisë kineze në botë, në disa prej vendeve të globit, por edhe në vendin tonë?

Bardhi Sejdarasi: Mund të flitet gjatë për politikat që qeveria kineze ka prej shumë vitesh, që tenton që nëpërmjet investimeve të ketë mundësi që të ofrojë shërbimet dhe potencialet e saj ekonomike edhe në botë. Janë të njohura ato të Rrugës së Mëndafshit, 16+1 dhe shumë të tjera, por gjithsesi në momentin që flasim vazhdon të këmbëngulet për të realizuar një pjesë të porjekteve të qeverisë kineze edhe në rajon, përfshirë Europën.

Pjesa e strategjisë ajo e quajtur “16+1” vazhdon të jetë potencialisht edhe tani efektive. Ka dy tre shtete të cilat kanë kërkuar që të mos jenë pjesë e kësaj nisme, që lidhet me Rrugën e Mëndafshit dhe që është një histori e njohur për Kinën dhe gjithë potencialin që Kina ka patur për të zhvilluar në këtë rrugë ekonomitë e vendeve të cilat u përfshinë. Këto e kanë bërë Kinën të këmbëngulë me të gjithë potencialin që ka për të qenë një aktor i rëndësishëm në territore të tilla, siç Europa qendërore, juglindore etj. Ka disa investime shumë të rëndësishme edhe në Shqipëri, sidomos në Ballkan, në shtete kufitare me ne. Në vendin tonë është e rëndësishme të thuhet që sot potencialin kryesor të investimeve në fushën e infrastrukturës e kemi më pak, por në fushën e hidrokarbureve kemi kompaninë kineze, e cila menaxhon Bankers Petrolium, një kompani që e ka në koncesion këtë aset shqiptar. Ne jemi vendi i parë në Europë përsa i përket rezervave të naftës, siç është Patoz- Marinza.

Kina po punon shumë mirë edhe në fushën e lëvizjeve turistike sepse janë shumë për shkak të nivelit më të lartë që po krijon tani Kina me të ardhurat për individë. Po tenton që nëpërmjet disa agjensive që janë në Shqipëri të ketë mundësi të marrë një linjë direkte, po pretendohet që mund të ketë dhe linja që vijnë në Greqi dhe vende të tjera.

Niveli i rritjes së të ardhurave të punonjësve kinezë, për shembull në fasoneritë ka nisur me 100 dollarë amerikanë në muaj dhe ka vajtur 400-800 dollarë në muaj, gjë që e ka bërë ekonominë kineze më pak konkuruse përsa i përket këtyre sektorëve, me fuqi të lirë punëtore sikundër e ka Shqipëria.

Ka disa kompani të reja që janë duke negociuar, veçanërisht në fushën e hidroenergjisë dhe energjive të rinovueshme, Kina prodhon thuajse 96% të paneleve diellore dhe ka inovacione në fushën e energjisë fotovoltaike.

Ekonomia_shqiptare (Burimi ballkanweb)

Ekonomia_shqiptare (Burimi ballkanweb)


CMG: Çfarë mund të themi për të bërë dhe një përmbledhje të gjithë asaj që diskutuam?

Bardhi Sejdarasi: Jo vetëm bizneset, të cilat janë shtetërore mbështeten nga qeveria kineze, por edhe bankat shtetërore kineze duhet të hedhin më shumë vështrimin ndaj Shqipërisë, por sidomos Ballkanit apo Europës juglindore, sepse ka potenciale të mëdha. Sikundër investimet e tyre janë shumë të fuqishme në Mal të zi apo Serbi dhe Shqipëria për shkak të miqësisë që ka me Republikën Popullore të Kinës, të cilën e kemi pasur investitor kryesor para viteve ‘90, por ekziston mundësia të shihet cili është potenciali real i Shqipërisë për të bashkëpunuar.

Ka patur tentativa dhe unë kam qenë pjesë e Ministrisë së Finacave, kur një kompani kineze e infrastrukturës kërkoi që të ndërtonte rrugën e Arbërit në atë kohë dhe për shkak të politikave që ndjekin qeveritë që kanë qenë në Shqipëri, disa herë bie dakord disa herë jo, por gjykoj që ekzistojnë mundësi të mëdha për investime kineze në Shqipëri.

Po ashtu mundësi të mëdha ekzistojnë për të gjitha kompanitë e mëdha shqiptare të cilat kanë mundësi teknike për të rritur eksportet ndaj Kinës. Fruta-perimet është një nga potencialet e mëdha të Shqipërisë, të cilat kinezët i preferojnë shumë, po ashtu në fushën e pijeve, ujit që ka disa potenciale të cilat janë në axhendë dhe agjensi shqiptare e bëjnë këtë promovim. Është e rëndësishme që Ambasada e Republikës së Kinës në Shqipëri mund të gjejë kushte dhe mundësi për të zhvilluar biznes me shqiptarët dhe qeverinë tonë. Di që së fundmi ka disa tentative, që do të jenë rezultative në idetë që kam unë.