CMG:Me Ersuin Shehun, gazetar ekonomie, flasim për inflacionin, rritjen e normës së interesit dhe ndikimin në tregun e pasurive të paluajtshme. Cili është fokusi i temës së sotme?

Ersuin Shehu (foto personale)

Ersuin Shehu (foto personale)

Ersuin Shehu: Ndikimet që inflacioni i lartë, rritja e e prekshme nga të gjithë e çmimeve do të mund të ketë në tregje të veçanta, kryesisht në tregun financiar dhe në tregun e pasurive të paluajtshme.
CMG: Sa ka ndikuar inflacioni në këto tregje?

Ersuin Shehu: Në momentin që kemi një rritje të çmimeve, që kemi inflacion të lartë, sipas statistikave të Instat është 6.2% zyrtarisht, atëherë ajo që ndodh është që aktivizohet mekanizmi i politikës monetare. Banka e Shqipërisë ka objektiv kryesor ruajtjen e stabilitetit të çmimeve, si objektiv primar. Ruajtja e stabilitetit të çmimeve nënkupton një inflacion të targetuar pranë nivelit 3% ky është i përacktuar si objektiv nga Banka e Shqipërisë. Në momentin që inflacioni rritet atëherë BSH reagon duke filluar shtrëngimin e politikës monetare. Shtrëngimi i politikës nënkupton rritjen e normave të interesit ose çmimit të parasë në ekonomi. Mekanizmi i politikës monetare që aplikohet nga Banka e Shipërisë fillon tek normat e referencës që janë normat me anë të cilës banka qendrore mryen veprimet e veta me bankat tregtare, është norma bazë e interesit që përfaqëson normën e marrëveshjeve javore të riblerjes. Pastaj janë edhe disa norma të tjera ndihmëse që përfaqësojnë interesat me të cilat bankat tregatare vendosin depozita dhe marrin kredi nga banka e shqipërisë. Kjo bankë bën që i gjithë sistemi i normave të interesit brenda tregut financiar të fillojë të lëvizë në atë kah që është e nevojshme për të kthyer inflacionin drejt objektivit. Në momentin që inflacioni ka qenë i ulët afërisht një dekadë BSH ka aplikuar norma të ulta interesi.

Këto norma kanë si qëllim të nxisin kreditimin, konsumin, investimet dhe të dekurajojnë kursimet e tepërta nga individët, sepse normalisht kur janë normat e interesit të ulta përfitimet dhe kthimet më të ulta nga depozitat dhe nga instrumentet e ngjashme financiare. Tani që inflacioni po rritet, Banka e Shqipërisë tenton që duke rritur çmimin e parasë të shtrëngojë shpenzimet, të frenojë kërkesën për mallra dhe shërbime dhe të inkurajë pak më shumë kurismet.

CMG: Sa ka ndikuar në ekonominë shqiptare, krahasuar me vendet e tjera të Bashkimit Europian?

Ersuin Shehu :Ajo çfarë ka ndodhur është që Banka e Shqipërisë në muajin mars aplikoi një rritje bazë të normës interesit, ishte në nivelin më të ulët historik 0.5% dhe e rriti në 1%. Nga ky moment tregu financiar ka filluar të reagojë, normat e interesit ose randimenti i letrave të borxhit të qeverisë është rritur gjatë këtyre dy muajve dhe në mënyrë graduale ka një rritje të normave të interesit të kredisë. Kryesisht bonot dhe obligacionet e qeverisë janë në një normë interesi, bench mark tregun financiar. Nëse ti merr një kredi afatgjatë, interesi i kredisë përgjithësisht ndërtohet duke marrë për bazë intersin e e bonove të thesarit plus edhe një marzh fiks. Sa herë rritet interesi i bonove të thesarit rritet dhe rivlerësimi që është i përcaktuar në kontratë mund të rishikohet në 3 muaj 6 muaj ose 1 herë në vit. Kjo është dhe mënyra që mekanizmi i politikës monetare fillon edhe ndikon tek produktet financiare të familjeve të bizneseve, pra tek çmimi që ata marrin nga banka për të vendosur paratë në bankë në normën e depozitave bankare. Kështu që në këtë mënyrë ajo që pritet të ndodhë në të ardhmen do të kemi një rritje të përgjithshme të normave të interesit që do të favorizojnë kryesisht ata individë që disponojnë kursime, do të marrin kthime pak më të larta por nga ana tjetër do ta bëjë pak më të kushtueshme hua marrjen.

Pra një kredi në bankë me kalimin e viteve do të kushtojë pak më shumë, kjo është ajo që ka ndodhur dhe që pritet të ndodhë. Përsa i takon krahasimit me vendet e tjera ka një tendencë të përgjithshme dhe nga autoritetet e tjera monetare për të ndërmarrë një shtrengim të politikës monetare, sepse inflacioni është një realitet kudo.

Rritja e normave të interesit ka nisur në shumicën e ekonomive, pikërisht sepse inflacioni është i lartë, madje nëse krahasojmë Shqipërinë me shumicën e ekonomive të tjera, ne jemi në nivele pak më të ulta inflacioni 6.2% ndërsa eurozona 8.2%.

Arsyeja pse këtu inflacioni është ende më i ulët mund të lidhet me disa faktorë, çmimet e energjisë elektrike janë subvencionuar nga shteti për pjesën më të madhe të konsumatorëve, fakti që Shqipëria nuk e ka përdorur gazin natyror si burim kryesor, pra jemi një vend që nuk kemi arritur të kryejmë një gazifikim masiv dhe nuk jemi prekur në mënyrë ndjeshme nga shtrenjtimi i gazit natyror, një arsye e tretë është pozita e fortë e lekut në kursin e këmbimit valutor. Produktet që importojmë janë në valutë të huaj, kryesisht euro, në momentin që leku forcohet kundrejt euros ka pasur një mbi çmim të lehtë sidomos në pjesën e fundit të vitit të kaluar por edhe në pjesën e parë të këtij viti.
Ajo që ndodh është që kursi i këmbimit e amortizon deri në njëfarë mase efektin e çmimeve të importit. Këto janë arsyet përse ne kemi një inflacion pak të ulët krahasuar me vendet e Bashkimit Europian. Realisht tendenca e rritjes së normave të interesit në vija të përgjithshme është e ngjashme, pra rezerva federale që banka qëndrore e SHBA ka nisur rritjen e normave të interesit, Banka Qëndrore Europiane pritet ta bëjë duke filluar nga ky tre mujor që vjen, kështu që konjuktura ekonomike është e ngjashme. Kemi inflacion të lartë, rritje të normave të interesit dhe pritshmëri të ndikimit që folëm pak më lart në tregun financiar.

Rritja e inflacionit (telegraf)

Rritja e inflacionit (telegraf)

CMG: Ka ndikuar në shumë aspekte, por si do të ndikojë ky fenomen tek kursimet dhe investimet në ekonomi?

Ersuin Shehu:Tek kursimet, inflacioni dhe rritja e normave të interesit ndikojnë në dy kahe të ndryshme. Inflacioni ndikon në fuqinë blerëse, për të ardhura të njëjta mund të blesh më pak mallra dhe shërbime dhe normalisht mund të kursesh edhe më pak. Nga ana tjetër rritja e normave të interesit të jep më shumë stimuj për të kursyer, sepse nëse ti i kursen paratë i mban në bankë apo investon në bono thesari do kesh përfitime më të mëdha. Pra kjo është një situatë që ushtron ndikim në dy kahe. Nga ana tjetër nëse flasim për shpenzimet dhe investimet, qartësisht një mjedis me norma të larta interesi, i frenon investimet, sepse në biznes përballohen me kredi bankare. Rritja e normave do të përcjellë një shtenjtim të kredive, pas pak vitesh këto normave intersi do të rriten. Pra një familje që mund ta përballojë kredinë me 2% jo domosdoshmërisht mund ta përballojë me 6-7%. Në momentin që kredia shtenjtohet ti thua që nuk ja vlen të futem në borxh afatgjatë, sepse edhe vendimmarrja bazohet në analiza racionale. E njëjta gjë vlen edhe për investimet e biznesit, një projekt që mund të jetë rentabël dhe efiçent me kosto të kredisë 2 ose 3% nuk është e thënë që të jetë i tillë me normë interesi 7 ose 8%. Kështu që në një farë mënyre rritja e normave të interesit ka gjasa që të frenojë disi shpenzimet dhe invesitmet në ekonomi, të paktën kjo është logjika si funksionon politika monetare.

CMG: Mund të ndalemi tek tregu i pasurive të paluajtshme, si ndikon inflacioni dhe çfarë mund të themi krahasuar me BE-në?

Ersuin Shehu:Tregu i pasurive të paluajtshme në radhë të parë ndikohet nga mënyra sesi inflacioni e prek fuqinë blerëse. Në momentin që fuqia blerëse bie, normalisht edhe mundësia për të blerë prona është edhe më e ulët. Ndoshta mekanizmi që e ndikon në mënyrë më direkte është pikërisht ai i kreditimit. Në teori pranohet në shumicën e ekonomive që nëse normat e intersit rriten dhe nëse kredia bëhet më pak e përballueshme. Më pak familje kanë mundësi ta përballojnë blerjen e një prone me kredi bankare dhe në njëfarë mënyre kjo bën që kërkesa për pronën të ftohet ose të tkurret. Sigurisht efekti real varet dhe nga karakteristikat e secilit treg. Në Shqipëri vrojtimet tregojnë se të paktën 30% e blerjeve të probave financohen me kredi bankare, kjo është e ndryshueshme në varësi të periudhave të veçanta. Praktikisht nga momenti që supozohet që kredia duhet më e shtrenjt dhe ndoshta do jepet diçka më pak kredi nga çfarë është dhënë kto dy vitet e fundit.


CMG: Dhe në fakt gjatë kësja periudhe kemi interes të shtuar për marjen e kredive dhe blerjes se pronave të paluajtshme?

Ersuin Shehu: Pikërisht realiteti është që sidomos pas pandemisë kredia për blerjen e pasurisë së paluajtshme ka edhur në nivele më të larta historike dhe për vitin 20021.

CMG: Është ndikuar nga pandemia, por cilët janë faktorët?
Ersuin Shehu: Ka qënë një tablo disi komplekse dhe fillimisht u vërejt një kthim i bumit të ndërtimeve pak a shumë e dëshmojmë të gjithë ka një shtim të konsiderueshëm të investimeve në ndërtim Periudha e pandemisë ndoshta krijoi një lloj pasigurie që është e kuptueshme në periudha të ngjashme dhe arriti disi vëmëndjen e njerëzve rreth pasurive të paluajtshme, pra kur ti ndihesh i pasigurt për të ardhmen, ndoshta pronën e sheh si një ruajtës të mirë të vlerave si një investim të mirë.

E gërshetuar quhet dhe me norma shumë të ulta të interesit që praktikisht nëse ke disa kursime që po ti mbash në bankë nuk të japin ndonjë klimë të veçantë më mirë po blej një pronë edhe po investoj po le me qera ka një kthim të mirë, plus me kalimin e kohës edhe i rritet vlera normalisht. Nga ana tjetër kredia ka qenë më e lirë se kurrë pra siç po thoshim në qoftë se interesat janë të ulta ti thua jo sa të paguaj qira po marr një kredi, po investoj për shtëpinë time ose thjesht po blej një pronë për investim nëse e ka mundësinë edhe ajo mund të shlyejë veten pastaj nëpërmjet qiradhënies. Kjo është logjika që kanë ndjekur shumë njerëz. Edhe çfarë ka ndodhur që tregu i pasurive të paluajtshme këto vitet e fundit është rritur sipas analizave së Bankës së Shqipërisë ata bëjnë një vrojtim perodik. Vitin e kaluar çmimi i pronave në nivel vendi u rrit me 9 përqind, ndërsa specifikisht për Tiranën më shumë se 12 përqind, diku ke 12.3 përqind edhe normalisht kur çmimet rriten njerëzit janë të interesuar për të blerë se mendojnë që po blejnë diçka që do t’i rritet vlera në të ardhmen, pra është një investim i mirë. Kjo është ajo që ka ndodhur në vitet e fundit, që ka ndikuar në rritjen e tregut dhe në rritjen rekord të kreditimit të vlerës së pasurisë së paluajtshme. Tani ajo që mund të ndodhë dhe që në teori duhet të ndodhë është që me shtrejtimin e kredisë bankare ajo pjesë e kërkesës që mbështetet te kredia mund të fillojë të zbehet disi. Këto janë teori që duhen parë sepse edhe tregu shqiptar i pasurive të paluajtshme në periudha të veçanta ka shfaqur tipare jo shumë konvencionale ose që mund të shpjegohen me mekanizma klasikë makroekonomikë. Kjo mund të jetë për arsye të ndryshme, mund të jetë fakti i ekonomisë gri ose të zezë dhe të ardhura nga burime të dyshimta, mund të jenë investimet e emigrantëve, investimet nga jashtë, realisht ka dhe një tendecë të investimit nga shtetas të huaj me prona në Shqipëri, nga Kosova apo edhe nga vendet nordike sidomos në bregdet.

Sipas agjentëve të pronave egziston dhe një tendencë e tillë. Në teori për aq sa kërkesa për pronat lidhet me kredinë bankare një rritje e normave të interesit do të ndikonte në një frenim disi të kërkesës, ndoshta një ngadalësim të rritjes së çmimeve. Kjo është mënyra se si rritja e normave të interesit e ndikon në vijat e përgjithshme tregun e pasurive të paluajtshme, por kuptohet ka edhe faktorë të tjerë kështu që projeksionet mund të jenë disi të vështira në kushtet e tregut shqiptar. Arsyeja që thamë më sipër informaliteti ekonomoia gri e kështu me radhë.

Pasuritë e paluajtshme (futurehome.al)

Pasuritë e paluajtshme (futurehome.al)

CMG: Në tërësi të gjithë kësaj që ne kemi diskutuar deri më tani, çfarë mund të themi, si mund të ndryshojë kjo situate, sepse duket që ka përfshirë të gjithë globin rritja e normave të interest, po ashtu edhe inflacioni. Si mund të menaxhohet situata?

Ersuin Shehu: Periudhat inflacioniste gjithmonë shkaktojnë një lloj ankthi te konsumatorët, sepse kur inflacioni sidomos produktet bazë arrin nivele shumë të larta ekziston rreziku që të hyet në një lloj spiraleje inflacioniste, siç e quajn ekspertët. Inflacioni është rritur me faktorë jashtë tregut. Ky inflacion kaq i lartë nuk vjen nga një mbinxehje e ekonomisë ose çlirim i tepërt monetar, por për faktorë që janë jashtë atyre fondamenteve ekonomike, atëherë ekziston shpresa që qetësimi i këtij konflikti do ta zbusë pak edhe tregun e inflacionit dhe mundësisht do të stabilizojë ato tregje që janë sensitive ndaj lëvizjeve të inflacionit dhe rritjes së normave të interesit.