Prej datës 6 dhjetor të vitit 2021 deri në datën 10 janar të vitit 2022 Bashkia e Tiranës hapi thirrjet për fazën e parë të aplikimit për kredi të buta. Sipas drejtoreshës së strehimit social Edina Rrokaj për këtë fazë kanë aplikuar 2581 aplikantë.

“Programet sociale për strehim shërbejnë për strehimin e familjeve dhe të individëve, të cilët nuk janë në gjendje ekonomike e sociale të përballojnë ofertën e tregut të lirë të banesave ose atë të kredive hipotekore. Më specifikisht, programi social i strehimit për “Subvencionimin e interesave të kredisë” synon të mbështesë në blerjen e shtëpive me qëllim përmirësimin e kushteve të tyre të jetesës, nëpërmjet kredive hipotekore me kushte lehtësuese, e cila jepet për strehim dhe kur një pjesë e interesave të cilat subvencionohen nga shteti”, shprehet Rrokaj.

Pas mbylljes së fazës së dytë të aplikimit dokumentacioni shqyrtohet dhe vlerësohet bazuar më sistemin e pikëzimit miratuar paraprakisht nga këshilli bashkiak.

“Dokumentacioni është publikuar dhe i aksesueshëm nga të gjithë qytetarët. Në fazën e dytë, dosja e çdo aplikanti duhet të përmbajë dokumentacionin që vërteton deklarimet e bëra në fazën e parë. Dokumentacioni që kërkohet në këtë fazë është në varësi të kushteve të strehimit, kushteve social-ekonomike, kushteve familjare te aplikantit. Përshembull: vertetim nga Agjensia Shtetërore e Kadastrës nëse disponon pronë apo jo në Tiranë dhe vendin e origjinës, vertetim pune shoqëruar me derdhje kontributesh për personat në marë

Edina Rrokaj (foto personale)

Edina Rrokaj (foto personale)

dhënie pune, për personat e papunë karton papunësie e kështu me rradhë”, sqaron Rrokaj.

Programi i Subvencionimit të interesave të kredisë synon të mbështesë në blerjen e shtëpive të para, me qëllim përmirësimin e kushteve të tyre të jetesës, nëpërmjet kredive hipotekore me kushte lehtësuese, e cila jepet për strehim dhe një pjesë e interesave subvencionohen nga Bashkia Tiranë. Drejtuesja Rrokaj shprehet se aktualisht jemi në fazën e tretë të proçesit.

“Faza e parë e aplikimit u përmbyll me shpalljen e 2419 perfituesve. Aktualisht është mbyllur faza e dytë e aplikimit, pra dorëzimi i dokumentacionit dhe jemi në fazën e shqyrtimit të praktikave të dorëzuara”, shton ajo.

Programi i subvencionimit të intersave të kredive do të fokusohet në familje apo individë që nuk disponojnë banesë në pronësi.

kredi-te-buta (foto ilustruese)

kredi-te-buta (foto ilustruese)

“Programi i subvencionimit të interesave të kredive do të fokusohet në familje/individë që nuk disponojnë banesë në pronësi. Përparësi në përzgjedhje do të kenë:çiftet e reja dhe të rinj me moshë deri në 35 vjeç;individë/familje të minoritetit rom dhe egjiptian; gra kryefamiljare/gra të dhunuara. Përparësitë e përcaktuara më sipër nuk përjashtojnë individë a familje që nuk bëjnë pjesë në këto familje” thotë Rrokaj”.

Bashkia e Tiranës ka rihapur programin e kredive të buta për familjet dhe çiftet e reja që duan të blejnë një shtëpi, ndërsa familjet e pastreha në kryeqytet do të kenë mundësi që të përfitojnë subvencionim të interesave të kredisë për blerjen e një banese.

“Në lidhje me shumën që duhet të ketë në llogari aplikanti, sqarojmë se ky nuk është një kriter që kërkojmë ne si Bashki. Ajo që ka rëndësi për këtë program janë të ardhurat në momentin e aplikimit. Aplikuesit duhet të zotërojnë të ardhura brenda kufijve minimal dhe maksimal të përcaktuar në thirrjen e hapur. Mos plotësimi i ketij kushti përbën kriter skualifikues. Kontrata e kredisë që do të lidhë qytetari do të jetë me interes fiks për pjesën që i takon qytetarit deri në 3 %, ndërsa luhatjet mbi këtë normë interesi janë në ngarkim të buxhetit të shtetit”, thekson ajo.

Ky program ka në fokus përmirësimin e kushteve të jetesës së familjeve dhe çifteve të reja, të cilat nuk kanë aftësi ekonomike të përballojnë ofertën e tregut të lirë të banesave ose atë të kredive hipotekore në treg.

Mbledhja e këshillitbashkiak (tirana.al)

Mbledhja e këshillitbashkiak (tirana.al)

“Procedura e përzgjedhjes së bankave që do të menaxhojnë projektin për kreditimin e familjeve që përfitojnë banesë me kosto të ulët nëpërmjet subvencionimit të interesave të kredisë nga buxheti i shtetit është kryer nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë. Bankat me të cilat është nënshkruar marrëveshje janë: Banka Raiffeisen, Banka Kombëtare Tregtare dhe Banka Intesa Sanpaolo. Çdo individ/familje mund t’i drejtohet të treja bankave për të marrë ofertën që i përshtatet më mirë kushteve të tij/saj dhe në pas të vijojë me bankën që përzgjedh vetë” thotë drejtoresha e strehimit social në Bashkinë e Tiranës Edina Rrokaj.

Bashkia e Tiranes (tirana.al)

Bashkia e Tiranes (tirana.al)