Ekspertët e kanë konsideruar si një hap të rëndësishëm që deri diku nxjerr nga situata problemin me krizën energjitike, nismën për të marrë me qira 2 anije për prodhim energjie në Triportin e Vlorës. Lorenc Gordani, ekspert për çeshtjet e energjisë thotë në një prononcim për mediat se kjo do të plotësojë kërkesat me energji deri në 15 përqind që ka nevojë vendi ynë.

Anije per prodhim energjie (General Electric )

Anije per prodhim energjie (General Electric )

“Natyrisht diçka e tillë është një ndihmë e madhe që i vjen sektorit, sidomos në një vit të thatë si ky. Përsa i përket këtyre dy anijeve bëhet fjalë teknikisht për një që do të punojë me gaz, me hidrokarbure. Në fakt është me naftë të rëndë, por për natyrën e tyre bëhet fjalë për termocentrale që operojnë në kohë shumë të gjatë, pra të vazhdueshme gjatë vitit. Në sensin teknik konsiderohet që ka një rentabilitet rreth 87%, pra punojnë pothuajse gjatë gjithë kohës, që do të thotë se pavarësisht faktit që kapaciteti është rreth 110-130 megavat të instaluar, do të prodhojë një sasi që mund të përmbushë një kërkesë që është gati 15% e nevojës së vendit. Konsiderohet që mund të jetë diçka më shumë se 200 euro për megavat orë”- shprehet Gordani.

Janë të shumta vendet që kanë aplikuar modele të tilla sipas ekspertit Lorenc Gordani.

“Lidhet me faktin që modele të tilla janë një model deri diku tranzitor në sensin që normalisht vendet kanë ndërtuar termocentrale fikse për të pasur pikërisht këtë lloj prodhimi. Që në fakt edhe në rastin konkret po vjen në kuadër të një partnershipi që është duke u zhvilluar me Shtetet e Bashkuara me kompani shumë të rëndësishme amerikane. Një ndër kompanitë e këtij konsorciumi që do të ofrojë këto dy impiante është kompania Aceleron Energy, ndërsa kompania tjetër është kompania italiane Renco. Normalisht deri diku nuk është se ka gjithmonë një zgjidhje ose çdo zgjidhje në sektorin e energjisë ka pro dhe kundra, pra ka drejtë-hijet e veta, çdo zgjidhje nuk është bardh e zi. Në këtë kuadër deri tani ne kemi pak opsione sepse përsa i përket rezervës hidrike unë jam mbështetës i faktit që ajo duhet të depozitohet dhe të menaxhohet jo me atë ritëm që është ndjekur deri tani. Po të shikohet pak më afatgjatë lidhur me ato që kanë qenë shqetësimet apo luhatjet e forta në bursat e energjisë të një konflikti i cili gjithsesi nuk dihet megjithëse po shkon drejt një drejtimi pozitiv, nuk do të ketë një rezultat, qetësim të menjëhershëm, por do të kërkojë një kohë të gjatë.”- shprehet Gordani.

Anije prodhim energjie (NTV)

Anije prodhim energjie (NTV)

E ndërsa u tha se nuk do të preken çmimet për familjet e varfëra, tashmë qeveria po shkon drejt planit për të rritur çmimin e energjisë për familjet që harxhojnë mbi 700 kilovat/orë do ta paguajnë më shtrenjtë. Gjithësesi sipas ekspertëve duhet të shikohën edhe alternativat e prodhimit të energjisë së rinovueshme.

Diçka e tillë është shumë e dobishme. Është një masë që nuk po del tani, por kërkohet të ishte përmbushur madje kohë më përpara. Po them që vetë kompania OSHEE ka detyrimin si furnizuaes universal që të gjithë konsumatorët që të bëjë të detyruar që çdo vit të ulet 3% konsumi i energjisë. Për hir të faktit që masave që ajo duhet të ofrojë për konsumatorët për klientët e vetë në mënyrë që ato të bëjnë kursim energjie”, theksoi eksperti.

Eksperti Lorenc Gordani (business magazine albania)

Eksperti Lorenc Gordani (business magazine albania)

Sipas Open Data Albania krahasuar me Rajonin, Shqipëria është vendi me konsumin më të ulët për frymë të energjisë elektrike, vlerësuar për vitin 2020 me rreth 2.67 MWh. Ndërkohë Serbia është vendi me konsumin më të lartë për frymë të energjisë elektrike me rreth 5.38 MWh. Ndërkohë renditja e vendeve të tjera është Kosova (4.76 MWh për frymë), Mali Zi (4.6 MWh për frymë) dhe Maqedonia e Veriut me 3.69 MWh për frymë.