Në Kinë "Qingming"-u, ose Dita e Shkëlqimit të Pastër, është një festë tradicionale, gjatë së cilës njerëzit bëjnë pastrimin e varreve, për të kujtuar të afërmit e ndarë prej tyre.

Foto:VCG

Foto:VCG

Tani traditat e kësaj feste janë zgjeruar më tej, duke nxitur edhe konsumin e mallrave dhe zhvillimin ekonomik.

Për këtë festë tradicionale, kinezët bëjnë konsum që ka lidhje me pastrimin e varrave. Mirëpo, për arsye që pushimet e festës zgjasin tre ditë, gjithnjë e më shumë njerëz po e zgjerojnë sferën e konsumit të tyre dhe kësisoj po formohet “ekonomia e 'Qingming'-ut”.

Frutat dhe lulet janë produktet kryesore të konsumit gjatë festës "Qingming". Në të kaluarën, njerëzit blinin katër fruta kryesore: mollë, dardhë, mandarina dhe banane, ndërsa tani blejnë më shumë fruta të reja, si mangostina, mollë dylli dhe dardhë aromatike nga Korla e Xinjiang-ut. Këto fruta të reja pëlqehen nga të rinjtë, duke stimuluar rritjen e shitjes së tyre.

Foto:VCG

Foto:VCG

Krahas frutave, edhe shitja e luleve ka pasur rritje të vrullshme, madje duke e kaluar edhe nivelin e shitjeve gjatë festës së Shën-Valentinit, sepse për Shën-Valentin shiten vetëm disa lloje të caktuara lulesh, kurse gjatë "Qingming"-ut shiten më shumë lloje. Në prag të festës së "Qingming"-ut, njerëzit porositin lule të freskëta, si krizantemat, posaçërisht me ngjyrë të verdhë dhe të bardhë. Krahas kësaj, njerëzit priren të zgjedhin lule më cilësore dhe kjo tregon që, me rritjen e nivelit të jetesës, ata i kushtojnë më shumë rëndësi kësaj feste tradicionale.

"Qingming"-u është koha kur njerëzit dalin jashtë për shëtitje pranverore. Si traditë, njerëzit lëshojnë balona jashtë qyteteve dhe kështu, shitja e mallrave për turizëm rural ka shënuar rritje të dukshme. Produktet më të shitura për këtë qëllim janë balonat, tendat, kallamat e peshkimit, raketat e badmintonit, si edhe skarat për pjekjen e mishit. Për të lehtësuar më tej konsumin, dyqanet i kanë kombinuar këto mallra në një vend të vetëm, ku njerëzit mund të marrin shërbime “seriale”.

Foto:VCG

Foto:VCG

Për shkak të pandemisë, njerëzit në Kinë nuk bëjnë më turizëm në grup dhe nuk shkojnë për turizëm të largët. Tani, për pushimet treditore, ata zakonisht bëjnë shëtitje në periferi dhe turizëm afër vendeve ku banojnë.

Kryemenaxheri i një agjencie turistike në Nankin thotë që disa familje kanë një numër të madh anëtarësh që mblidhen nga krahinat e ndryshme për pastrimin e varreve. Pas kujtimit dhe lutjeve, ata zakonisht hanë bashkë drekë dhe shkojnë në periferi për vizitë. Kërkesa të tilla janë në rritje dhe kjo ka nxitur shërbimet përkatëse turistike. Për festën "Qingming", agjencitë turistike kanë hartuar rreth 20 itinerare për “grupe familjare”, me shërbime për vizita në fshatrat e vjetra dhe për shikimin e luleve në periferi. Sivjet numri i njerëzve të regjistruar për shërbime të tilla është dyfishuar në krahasim me vitin e kaluar.

Foto:VCG

Foto:VCG

Përveç kësaj, edhe një lloj ushqimi i ri që quhet qingtuan po konsumohet më shumë dhe është bërë moda e re për festën "Qingming". Qingtuangatuhet me oriz ngjitës dhe bar artemise. Ngjyra është e gjelbër dhe shija e ëmbël, duke tërhequr miliona adhurues, të cilët konsumojnë qingtuanshumë ditë para festës "Qingming". Kështu, krahas ushqimeve tradicionale pranverore, edhe kjo ëmbëlsirë e ka nxitur më shumë konsumin, duke mbështetur zhvillimin ekonomik.

Të gjitha këto produkte konsumi që kemi përmendur në fakt tregojnë që njerëzit e sotëm kanë vazhduar respektin e tyre për festën tradicionale, si dhe kanë kërkesa më të larta konsumi. Kjo është shumë pozitive, për trashëgimin e kulturës së lashtë, si edhe për nxitjen e mëkëmbjes ekonomike. (Jiang Lei)