Dilfirus Vrioni ka përfunduar studimet për shkenca politike në në Universitetin e Tiranës përgjatë viteve 2005 – 2008. Studimet në master I ka kryer në Universitetin Vincennes-Saint-Denis (Paris VIII)në Francë me temë Masteri “Shkenca Politike - Objektiva të reja të veprimit public” në vitet 2011 – 2013. Aktualisht ajo është Drejtore e Marketingut, Kërkimit dhe Analizës pranë Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA). Prej dy vitesh ajo drejton fushatën “Zgjidh të vendit” me produkte, Made In Albania, e shoqëruar me Katalogun e dale në treg.

CMG: “Zgjidh të vendit” çfarë përfaqëson në thelb?

Dilfirus Vrioni: #eduashqip është fushata më e re promovuese e Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA), në mbështetje të bizneseve shqiptare dhe produkteve ‘Made in Albania’. Kjo nismë synon të krijojë një katalog sa më të plotë dhe gjithëpërfshirës. Kjo fushatë promovimi e produkteve shqiptare ka si qëllim forcimin e sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme në vendin tonë.

Ky katalog është shumë i rëndësishëm për ne edhe për të folur për të sepse përmban produktet më të rëndësishme të Shqipërisë që janë autentike dhe bio. Ky katalog ka ardhur në mesin e viteve 2020, vit që shënjoi edhe përballjen me pandeminë Covid-19, një përballje e cila vijon që të jetë prezente edhe sot e kësaj dite.

Në kohën e pandemisë ajo që ishte më thelbësore dhe më emergjente ishte nevoja që blerësi shqiptar të zgjidhte në supermarket produktet vendase, të cilat duhet të merrnin një tjetër vëmendje. Ndaj dhe AIDA, e cila në fokus ka zhvillimin e këtyre produkteve për t’ju dhënë patentën origjinale mori përsipër t’i vendosë në një katalog. Në katalog ka mbi 45 kompani shqiptare, të cilat kanë brenda të reklalmuara një produkt ose më shumë. Ndaj unë ju bëj thirrje të gjitha bizneseve që të bashkohen dhe të kenë mundësi që të rekamojnë produktet e tyre.

CMG: A shihni një ndryshim tashmë, a ka më shumë shitje tek bizneset?

Dilfirus Vrioni: Patjetër që ka një ndryshim tepër të madh. Në gamën e tyre të zgjedhjeve supermarketet tashmë zgjedhin produkte të vendit dhe kjo është diçka shumë pozitive.

CMG: Katalogu ka dalë në treg gjate COVID-19. A u ndikua nga ky faktor?

Dilfirus Vrioni: U ndikua patjetër sepse ishte një peridhë që kishte nevojë për prudukte të mira. Nuk duhet të themi që të gjitha produktet janë bio pasi nuk janë. Ato janë shqiptare dhe besoj që kaq mjafton, por duhet të themi që produktet shqiptare janë shumë të mira, pasi marëdhënia që ka punëntori shqiptar me tokën zor se e gjen në vënde të tjera.

CMG: Katalogu ka vetëm binzese shqiptare?

Dilfirus Vrioni: E kemi vënë re sepse nga viti në vit po vijojnë të kërkojnë të jenë pjesë e këtij katalogu. Pastaj i takon bizneseve të zgjedhin e gjithsesi ne përpiqemi që t’i reklamojmë siçc duhet. Nuk ka vetëm biznese të Shqipërisë, por jemi shtrirë në të gjithë Rajonin

CMG: A jeni ju urë lidhëse ndërmjet biznesit dhe klientëve?

Dilfirus Vrioni: Jo nuk jemi, sepse në fakt i takon një biznesi të jetë. Ajo që ne bëjmë është që për çdo biznes kemi ndërtuar një portofol të vetin që nëpërmjet email apo një profili të ndërtuar, ata e krijojnë një imazh të mirëfilltë.

CMG: Po cfarë përfitojnë bizneset nga të qënit të atashuar në katalog?

Dilfirus Vrioni:Përfitojnë, madje shumë. Ne sapo ju kemi hapur rrugën për të qënë pjesë e një tregu ndërkombetar. Ata shesin produktin e tyre në një treg më të gjërë, që i ndihmon të rrisin biznesin e tyre.

CMG: Një hapësirë e veçantë në katalog është edhe “Retrospektiva” . Si lindi si ide dhe a janë ende si të dikurshme produktet e tipit “Karamele Zana”?

Dilfirus Vrioni: Një nga sloganet tanë është të ruajmë rrënjët tona. E si të tilla përpiqemi që të sjellim herë pas here produkte, të cilat kanë ekzistuar dikur dhe ngjallin nostalgji. Ndërsa sa i përket cilësisë, nuk di të them sepse është objektiv i biznesit. Di të them që për aq kohë sa ka kërkesë, ka ofertë.

CMG: Si mund t’ju kontaktojnë?

Dilfirus Vrioni: Në info@aida.gov.al ose në numrin e telefonit 04 225 1001, dhe ta bëjmë së bashku të njohur produktin tuaj. Rrënjët janë të rëndësishme. Zgjidh shqip, duaje tënden.

Intervistoi :Megi Latifi