Foto:VCG

Foto:VCG

Ditët e fundit, Administrata Shtetërore e Sporteve e Kinës publikoi një raport, ku thuhet që, qysh nga viti 2015, kur Pekini fitoi të drejtën e organizimit të Lojërave Olimpike Dimërore, në mbarë Kinën 24.56% e banorëve, ose 346 milionë veta, marrin pjesë në sportet dimërore. Kështu, është arritur objektivi i Kinës që “300 milionë veta të ushtrojnë sportet dimërore”.

Sipas këtij raporti, pjesëmarrësit kryesorë në sportet dimërore janë të grupmoshës 18-30 vjeç, duke zënë 37.27% të të gjithë atyre të ushtrojnë këto sporte.

Sipas të dhënave nga uebsajti turistik “ly.com”, në pushimet e 1 Janarit të vitit 2022, rezervimet për hotele rreth pistave të skive u rritën me 140 %, ndërsa numri i shitjes së biletave për pistat e skive dhe për zonat turistike dimërore u shtua përkatësisht me 110 % dhe 220%. Në platformën turistike “Fliggy”, gjatë Festës së Pranverës të vitit 2022, porositë për pajisje të sporteve dimërore, si ski dhe patina, u rritën me 30 % krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në zonat e famshme për ski, si mali Changbaishan i provincës Jilin, Yabuli i provincës Heilongjiang dhe Anji i provincës Zhejiang, rezervimet për ski shënuan rritje të shpejtë. Krahas kësaj, edhe në qytetet e Kinës Jugore, si Guangzhou, Chongqing dhe Chengdu, pistat e skive në mjedis të mbyllur parapëlqehen shumë nga qytetarët.

Foto:VCG

Foto:VCG

Në “Raportin e të dhënave të mëdha për konsumin turistik dimëror të Kinës 2022” thuhet që turizmi dimëror dhe sportet dimërore po bëhen një zakon në jetën e njerëzve. Në dimrin 2021-2022, numri i turistëve që morën pjesë dhe bënë rezervime për turizëm e sporte dimërore është afro 90% e numrit të përgjithshëm dhe 9 % e tyre kanë marrë pjesë mbi pesë herë në sportet ose aktivitetet përkatëse. Prirja e turizmit dimëror tani është bërë që pjesëmarrësit janë në moshë më të re dhe turizmi dimëror bëhet në distanca më të afërta dhe më shpesh në fundjavë.

Foto:VCG

Foto:VCG

Përveç disa sporteve kryesore që kanë kërkesë të lartë për fusha dhe pista, si skitë, patinazhi dhe rrëshqitja me slitë, në pistat e thjeshta me akull mund të shohësh shumë fëmijë dhe prindërit e tyre që argëtohen me mjete të thjeshta dhe pajisje ndihmëse për kënaqësi mbi akull. Në Kinë sportet dimërore preferohen veçanërisht në krahinat veriore, se atje ka kushte më të përshtatshme atmosferike për t’u marrë me këto sporte.

Sipas dokumentit të Administratës Shtetërore të Sportit të Kinës “Programi për zhvillimin e sporteve dimërore 2016-2025”, në vitin 2025, përmasat e sektorit të akullit dhe dëborës do të arrijnë në 1 trilion juanë dhe do të stimulohen 300 milionë veta që të marrin pjesë në sportet dimërore. Sipas parashikimeve nga Organizata Botërore e Turizmit, në dimrin 2021-2022 në Kinë, vëllimi i sektorëve që kanë lidhje me turizmin dimëror, si qytezat e veçanta dimërore, projektet kulturore dimërore, sportet dimërore dhe pronat e paluajtshme, mund të arrijë në 2.92 trilionë juanë.

Foto:VCG

Foto:VCG

Në fakt, me përhapjen e mëtejshme të sporteve dimërore, ky “pasion i ftohtë” nuk është posaçërisht për njerëzit që jetojnë në pjesën veriore të Kinës. Edhe banorët në Kinën Jugore janë të dhënë tashmë pas sporteve dimërore.

Sipas të dhënave nga platforma “Fliggy”, në rezervimet turistike dimërore për Festën e Pranverës 2022, 10 qytetet e renditur të partë janë përkatësisht Pekini, Shangai, Guangzhou, Chongqing-u, Chengdu, Hangzhou, Shenzhen-i, Wuhan-i, Jinan-i dhe Dalian-i (7 ndër 10 këto qytete ndodhen në Kinën Jugore)

Foto:VCG

Foto:VCG

Sipas të dhënave statistikore, në gjashtëmujorin e 2-të të vitit 2021, rreth dhjetë marka profesionale për sportet dimërore kanë hapur dyqanet e tyre në Kinë. Ndër to, marka suedeze “Peak Performance” dhe marka neozelandeze “Icebreaker” kanë hapur edhe dyqane në platformën kineze të tregtisë elektronike “Tmall”. Krahas kësaj, edhe mallrat për sportet dimërore të prodhuara në Kinë kanë pasur rritje me mbi 60 % në shitjet jashtë vendit. P. sh., helmetat për skitë janë shitur me 15 herë më shumë se një vit më parë. Mallrat kineze për sportet dimërore janë përhapur nga Islanda në veri deri në Kili në jug të globit.

Foto:VCG

Foto:VCG

Me mbështetjen nga biznesi dhe politikat qeveritare, pasioni i njerëzve për sportet dimërore nuk do të jetë i përkohshëm dhe do të vazhdojë për një periudhë të gjatë.

“Olimpiada Dimërore e Pekinit ka stimuluar zhvillimin e sporteve dhe industrinë dimërore të Kinës. Kjo nuk është vetëm për një periudhë të shkurtër, por në një perspektivë afatgjatë. Mbështetja jonë për zhvillimin e sporteve dimërore nuk do të përfundojë me mbylljen e lojërave olimpike,” thotë drejtori i planifikimit i Komitetit Organizator të Olimpiadës Dimërore të Pekinit Li Senzeng.

(Jiang Lei)