Foto:VCG

Foto:VCG

Ditët e fundit, Kina publikoi “Dokumentin nr. 1” për vitin 2022, ku paraqiten programet kryesore të vendit për lulëzimin e zonave rurale. Në gjendjen e ndërlikuar ndërkombëtare dhe me ndikimin nga pandemia e COVID-19, Kina tani po fokusohet te zhvillimi i qëndrueshëm dhe punët për bujqësinë dhe zonat rurale janë një bazë e rëndësishme për zhvillimin e qëndrueshëm.

Tang Renjian është ministri i Bujqësisë dhe Çështjeve Rurale i Kinës dhe drejtori i grupit të çështjeve rurale pranë Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës. Ai thotë që në “Dokumentin nr. 1” të këtij viti, është bërë planifikimi mbi punët kryesore për lulëzimin e zonave rurale. Tani, me ndryshimet në gjendjen ndërkombëtare dhe goditjet nga epidemia e COVID-19, mjedisi ndërkombëtar po ndërlikohet më tej dhe është i paqartë, prandaj Kina duhet të fokusohet te zhvillimi i qëndrueshëm, të stabilizojë gjendjen bujqësore dhe të bëjë siç duhet punët lidhur me zonat rurale, për të siguruar prodhim të qëndrueshëm të drithërave, rritjen e qëndrueshme të të ardhurave të fshatarëve dhe stabilitet e qetësi në zonat rurale. Kjo do të ofrojë mbështetje të fortë për stabilizimin e gjendjes ekonomike dhe një mjedis të qetë shoqëror.

Në këtë dokument përfshihen dy linja bazë: siguria e furnizimit ushqimor dhe moskthimi me përmasa të mëdha në varfëri.

Për të garantuar prodhimin dhe furnizimin e mallrave të rëndësishme bujqësore, duhet të rregullohet struktura bujqësore në mënyrë konkrete dhe të ruhet mirë “linja e kuqe” e 1.8 miliardë akrave tokë të punueshme, me synim që të garantohet sipërfaqja e qëndrueshme e mbjelljes së drithrave dhe të ruhet prodhimi i drithërave mbi 650 milionë tonë.

Për të konsoliduar arritjet në eliminimin e varfërisë, duhet të përsoset më tej sistemi i monitorimit dhe ndihmëdhënies, duhet të shtohet mbështetja për zonat me vështirësi të dukshme, të nxitet zbatimi efikas i politikave kundër varfërisë dhe të shmanget kthimi me përmasa të mëdha në varfëri, për të përmirësuar më tej nivelin e jetesës së njerëzve që kanë dalë nga varfëria.

Në bazë të këtyre linjave, duhet të bëhen mirë edhe punët për zhvillimin, ndërtimin dhe administrimin e zonave fshatare. Një punë kryesore është nxitja e zhvillimit të sektorit bujqësor, sektorit industrial dhe sektorit të shërbimeve, me synim që të shtohet niveli i punësimit dhe i të ardhurave të banorëve të zonave rurale, si edhe të zgjidhen problemet konkrete të tyre në prodhim dhe jetesë.

Foto:VCG

Foto:VCG

Në fakt, çështjet bujqësore dhe rurale janë strategjike dhe duhet të garantohet mirë furnizimi i mallrave bujqësore bazë. Në vitin 2021, prodhimi i përgjithshëm i drithërave në Kinë arriti mbi 680 milionë tonë, 13.35 milionë tonë më shumë se në vitin 2020, duke ruajtur nivelin mbi 650 milionë tonë për 7 vjet radhazi. Kjo ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm në hapjen e fazës së re, përballimin e ndryshimeve dhe stabilizimin e gjendjes së përgjithshme të vendit.

Tang Renjian shtjelloi që në “Dokumentin nr. 1” të këtij viti, i është dhënë përparësi kryesore prodhimit të drithërave dhe furnizimit me mallra të rëndësishme bujqësore. Qëllimi është që të sigurohet më mirë dhe në mënyrë më të qëndrueshme ushqimi bazë i kinezëve, kryesisht me anë të drithërave vendase.

Krahas furnizimit ushqimor, do të shtohet mbështetja për zonat rurale.

Lidhur me masat për moskthimin në përmasa të mëdha në varfëri, Tang Renjian thotë: “Në kuadër të lulëzimit rural, duhet të shtohet mbështetja për zonat që kanë më shumë nevojë dhe të zbatohen me fuqi të përqendruar një sërë projektesh për plotësimin e disavantazheve dhe nxitjen e zhvillimit. Do të dërgohen grupe të posaçme teknike, do të zbatohet sistemi i konsultimeve teknike industriale dhe do të ofrohet përkrahje grupore në arsim dhe shëndetësi. Gjithashtu, do të përmirësohet pandërprerë cilësia e infrastrukturës dhe e shërbimeve publike në lagjet e banimit, do të shtohet mbështetja e sektorit industrial në këto zona dhe do të ndërmerren veprime të posaçme mbështetëse për punësimin e banorëve.”

Kreu i dikasterit të bujqësisë dhe çështjeve rurale të Kinës thotë gjithashtu që synimi i punëve bujqësore dhe rurale është që të forcohen masat mbështetëse për zonat që kanë më shumë nevojë dhe të shtohet aftësia e tyre për vetëzhvillim. Kështu, do të ketë bazë më të fortë dhe më të vazhdueshme në eliminimin e varfërisë.

Tang bëri të ditur gjithashtu që në epokën e re, fokusi i punëve bujqësore dhe rurale ka ndryshuar dhe kyçi i punës së tyre është që të nxitet në mënyrë të gjithanshme lulëzimi në zonat rurale. Për këtë, duhet të kryhen të gjitha punët kryesore në mënyrë të rregullt dhe të merren mirë të gjitha masat mbështetëse. Në këtë mënyrë, do të ketë përparime të reja në lulëzimin e zonave rurale, si edhe në modernizimin e bujqësisë dhe të këtyre zonave. (Jiang Lei)