Foto:VCG

Foto:VCG

Ndërsa medalistët mbajnë nga një Bing Dwen Dwen në podiumin e Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit, ky maskot është bërë shumë i kërkuar në internet dhe është shndërruar në yllin më të ndritshëm të olimpiadës. Gjatë Festës së Pranverës, njerëzit prisnin jashtë dyqaneve olimpike për të blerë një Bing Dwen Dwen. Në disa dyqane kukullat prej leshi në formën e Bing Dwen Dwen-it janë “grabitur” shumë shpejt dhe konsumatorët thonë me shaka që “për një kukull Bing Dwen Dwen, ia vlen të bëhesh kukull akulli”.

Foto:VCG

Foto:VCG

Përveç dyqaneve fizike, shumë njerëz po presin në dyqanet në internet për një produkt me temën olimpike. Për arsye të kërkesës së madhe, çdo përdorues interneti mund të blejë vetëm dy copë.

Lidhur me vështirësitë në blerje, Komiteti Organizator i Olimpiadës Dimërore të Pekinit u shpreh që tani po shpejtohet prodhimi dhe furnizimi i mallrave përkatëse. Por, nën ndikimin e periudhës së festës, prodhimi i plotë në fabrika ka filluar vetëm pas pushimeve.

Foto:VCG

Foto:VCG

Me zhvillimin e ndeshjeve e të garave olimpike, mallrat me temën olimpike po shiten shumë. Përveç mallrave të zakonshme, edhe produktet me çmim të lartë, si pjatat e argjendta, janë shitur mirë. Me këtë gjendje “të zjarrtë” konsumi, kompanitë që kanë marrë licensa të posaçme olimpike për prodhim dhe shitje kanë shënuar rritje në bursë.

Siç mësohet, Komiteti Organizator i Olimpiadës Dimërore të Pekinit ka dizejnuar mbi 5000 produkte të ndryshme, si stema dhe mbajtëse çelësash, veshje dhe kukulla leshi. Ato do të shiten deri në fund të qershorit dhe konsumatorët mund të blejnë edhe në mbi 190 dyqane olimpike në 19 krahina të Kinës.

Stemat olimpike kanë tërhequr shumë blerës. Këto stema janë në forma të ndryshme dhe janë dizenjuar me larmi stilesh. P. sh., disa stema kanë përfshirë festat tradicionale kineze, duke pasqyruar zakonet e posaçme festive, ushqimet dhe rrëfenjat kineze, dhe duke u pëlqyer shumë nga të huajt. Në stemat e numërimit mbrapsht olimpik, janë integruar edhe pikat kryesore të boshtit të qytetit të Pekinit.

Foto:VCG

Foto:VCG

Përveç stemave, edhe produktet me temën e maskotit parapëlqehen shumë nga qytetarët. Në fillim të olimpiadës dimërore, një gazetar japonez tregoi 6 stema me figurën e maskotit që ka blerë në Pekin, duke tërhequr shumë adhurues në internet. Përveç mallrave, ky gazetar ka bërë promovimin e mallrave olimpike me veshje të posaçme, duke nxitur më tej shitjen e këtyre mallrave. Tani, për arsye të kërkesave të shumta, çmimet e këtyre mallrave janë rritur shumë herë.

Edhe pse olimpiada dimërore ka ndikim më të vogël se olimpiada verore, shitja e mallrave të posaçme olimpike është në rritje të qëndrueshme. Në Olimpiadën e Soçit të vitit 2014, shitja e mallrave olimpike arriti vlerën 500 milionë dollarë, ndërsa në Pyongchang katër vjet më pas, shitja e mallrave olimpike ishte në nivelin e parashikuar. Për sa i përket “Pekin 2022”, në fillim të vitit 2018, kur u publikuan mallrat olimpike, shitja e tyre i kaloi 100 milionë juanët vetëm në 6-mujorin e parë.

Olimpiada Dimërore e Pekinit 2022 po zhvillohet në periudhën e Festës së Pranverës dhe atmosfera festive ka nxitur shitjen e mallrave me temën olimpike. Analistët parashikojnë që mallrat me temën olimpike, si maskoti Bing Dwen Dwen, mund të sjellin mbi 2.5 miliardë juanë të ardhura. (Jiang Lei)