E ndërsa flitet për krizën energjitike ne sjellim tek ju kompaninë e parë që solli metodën e energjisë me anë të paneleve fotovoltaike në Shqipëri. Kompania “Ecoenergia” ka instaluar vepra prej 7 vitesh në Shqipëri, ndërsa në rajon operon që nga viti 2006. Themeluesi i kompanisë Rako Paja thotë se ka projektuar se në 5 vitet e ardhshme Shqipëria do të eksportojë energji edhe në Kosovë, Maqedoninë e Veriut, pse jo dhe në Greqi.

Instalimi i paneleve diellore (Eco energia)

Instalimi i paneleve diellore (Eco energia)

“Ecoenergia” është ndër kompanitë e para të certifikuara në Greqi në ndërtimin e impianteve fotovoltaike nga agjencitë më të besuara të certifikimit në Evropë, si për dizajn dhe për ndërtim dhe është krijuar me mbështetjen dhe ne partneritet të plotë me kompaninë greke “EcoEnergia”.

Duket se ka rezultuar i suksesshëm themelimi i kësaj kompanie në Shqipëri, pasi janë të shumta kërkesat për të prodhuar energjinë me anë të diellit dhe kërkesat janë të larta si nga bizneset dhe nga qytetarët. Presidenti i Kompansië Rako Paja thotë se “EcoEnergia” është kompania e parë që udhëheq rrugën drejt energjive të reja për një portofol sa më të mirë për çdo klient apo qytetar shqiptar. Paja jep edhe disa arsye se përse shumë biznese të mëdha zgjedhin kompaninë që ai drejton, për të instaluar impiante fotovoltaike.

Panelet e kompanisë (Eco Energia)

Panelet e kompanisë (Eco Energia)

“Përse bizneset zgjedhin “EcoEnergi” që të instalojnë impiante fotovoltaike? Besoj se është shumë e thjeshtë të zgjedhësh kompani me eksperiencë 17 vjeçare, e cila ka ndërtuar më shumë se 370 mw. Duhet ta zgjedhësh sepse stafi i saj është i kualifikuar dhe nuk mëson në kurrizin tuaj.U jam shumë mirënjohës qytetarëve shqiptarë, sidomos bizneseve që shqiptarët janë shumë të zgjuar dhe zgjedhin në kohë të vështira të prodhojnë energjinë e vet. “Eco Energi” është dhe do të jetë në krahun tuaj nga veriu në jug dhe nga lindja në perëndim. Ne sot jemi krenarë që ndërtojmë me qindra impiante në vendin tonë të bukur, të mrekullueshëm, ku Shqipëria ka 283 ditë me diell”,shprehet sipërmarrësi Paja.

E ndërsa shumë kompani janë ende skeptike për një investim në fushën solare, Paja jep garanci për punën që bën.

“U bëj me dije se, nëse vendosni në biznesin tuaj të ndërtoni impiante fotovoltaike me kompani lider në Shqipëri, Eco Energi, ju do të keni zero shqetësim për krizën e energjisë. Ju do të keni energjinë e prodhuar nga vetë ju. Kjo ndodh me ndihmën e kompanisë Eco Energi dhe falë lobimit dhe funksionimit nga autoritetet. Ky ligj në territorin e Shqipërisë sot është efektiv, sot është praktik dhe vazhdon procedura e zhvillimit të vendit tonë. Përulem me respektin më të madh për këtë vend të mrekullueshëm që sot e çdo ditë në vijim do të marrë një zhvillim marramendës. Unë Rako Paja si administrator dhe themelues i projektit të energjisë së rinovueshme kam projektuar Shqipërinë në 5 vitet e ardhshme, që të eksportojë energji edhe në territore të ndryshme, te vëllezërit tanë në Kosovë, Maqedoni pse jo dhe në Greqi.”- thotë Paja

Panelet diellore (Eco Energia)

Panelet diellore (Eco Energia)

Stafi i kompanisë përbëhet nga inxhinierë të specializuar.

“Nëse kontaktoni Eco Energinë, inxhinierët tanë do të jenë në terrenin tuaj, do të bëjnë të gjitha matjet e duhura, të gjitha verifikimet. Nga ai moment objekti apo prona juaj zhvillohet në shumë drejtime, në prodhim energjie po pse jo dhe në dizajn. Ne jemi kompania lider sepse dimë të projektojmë të ardhmen. Ne kemi një eksperiencë të gjatë, stafin e mrekullueshëm, dhjetëra inxhinierë që punojnë për Econ. Çdo gjë është shumë e thjeshtë. Të gjithë kompanitë që dëshirojnë të zerojnë faturën e energjisë, të mos e kenë peshë atë, mjafton të kontaktojnë në një nga numrat e Eco Energjisë, në të cilën do të gjejnë zgjidhje të menjëhershme” garanton drejtuesi i Kompanisë

Presidenti i Kompanisë Eco Energia Rako Paja(probusiness)

Presidenti i Kompanisë Eco Energia Rako Paja(probusiness)

Lidhur me situatën e krijuar në vend për rritjen e çmimit të energjisë, biznesmeni Paja thotë se instalimi i impianteve fotovoltaike është zgjidhje.

“Përsa i përket krizës së energjisë në Republikën e Shqipërisë, Eco Energi është duke punuar me ritme të shpejta për të menaxhuar krizën e energjisë në territorin e Shqipërisë, duke instaluar sa më shumë impaniate të jetë e mundur. Në këto momente Eco Energi ka marrë masa për të sjellë një zhvillim rreth 300mW në territorin e Shqipërisë, që është një zhvillim i jashtëzakonshëm. Është një ndihmë e madhe për OSHEE-në dhe një ndihmë shumë e madhe për të gjithë qytetarët shqiptarë. Arrijmë të menaxhojmë diellin, që na e ka falur perëndia, falë kompanive me eksperiencë sidomos kompaninë lider Eco Energi, e cila e projektoi që nga 2014 Shqipërinë si një vend të begatë”, flet me optimizëm presidenti i Kompanisë Eco Energi.