Eksperienca jashtë Shqipërisë në një nga klinikat më të mëdha evropiane, që merrej me fushën e estetikës e nxiti Fatjon Gjokën të kryente një investim të tillë privat në Shqipëri me rrjetin “Advanced Fue Hair Clinic”.Kjo është një klinikë moderne e transplantit të flokut, e cila garanton rezultat natyral dhe të përhershëm. E ndodhur në qendër të Tiranës, klinina me standarde inovatore, përdor metodat më të avancuara të mbjelljes së flokut. Themeluesi dhe menaxheri i kësaj klinike prej afro 10 vitesh e ka shtrirë veprimtarinë e saj në Tiranë, Prishtinë dhe Shkup edhe në formën më të mirë të turizmit mjekësor. Fatjoni tregon historinë e suksesit të tij në fushën estetike të mbjelljes së flokëve.

“ Fillimisht unë punoja në një kompanitë e mëdha europiane që merrej me fushën e estetikës. Kam punuar jashtë vendit, në një vend të rajonit tonë. Aty fitova dhe eksperiencat e para në menaxhimin e klinikës. Kam punuar rreth 3-4 vite jashtë vendit dhe eksperiencën që fitova e implementova në Shqipëri dhe arritëm këtu ku jemi sot, që jemi të shtrirë në të tre vendet, në Tiranë, Prishtinë dhe Shkup. Planet tona për të ardhmen janë që të zgjerohemi dhe në Itali, duke qenë se Italia është në një lidhje natyrore me Shqipërinë, një kanal natyral mund të themi i lidhjes së Shqipërisë me Italinë. Kuptohet që dhe kultura është e ngjashme. Avantazh i madh i personave që vijnë nga Italia është për të shfrytëzuar turizmin mjekësor në Shqipëri. Kudo që ata shkojnë, në Shqipëri ndihen shumë komodë, kuzhina, ushqimi është shumë i ngjashëm. Kudo ka dikë që di ose kupton italisht dhe këto janë disa nga avantazhet e biznesit tonë, që ne po i shfrytëzojmë për ta zhvilluar dhe për ta rritur akoma më shumë. Është e nevojshme të zgjerohemi pasi sido që të jetë, tregu shqiptar apo rajonal është deri diku i vogël dhe duke u zgjeruar në Europë, ne si kompani nuk kemi më kufij për këto investime.” –tha Fatjon Gjoka, themelues i rrjetit Advanced Fue Hair Clinic.

Rëndësia e turizmit mjekësor është mjaft e madhe për faktin se të mirat që i sjell vendit janë të shtrira më gjerë dhe nuk përqendrohen vetëm tek një klinikë.

“Turizmi mjekësor është një pjesë e rëndësishme në planet tona për të ardhmen, pasi duke qenë se Shqipëria një treg i vogël, turizmi mjekësor na jep mundësinë që ne ta zhvillojmë më shumë këtë lloj biznesi. Le të themi të na japë mundësinë që mos të jemi të kufizuar në një treg relativisht të vogël siç është Shqipëri, por të jemi pa kufij në një hapësirë tregu më të madhe. Evropa duke qënë pjesë e një tregu relativisht më të pasur sesa Shqipëria, patjetër që është në fokusin tonë. Është nga gjërat që ne duam ta reklamojmë, pra në momentin që ne bejmë reklamimin e punës, të produktit që kemi në Europë indirekt reklamohet edhe shteti. Pjesë e benefitit nuk është biznesi jonë apo bizneset që ofrojnë turizmin mjekësor, por indirekt përfiton edhe vendi. Dikush që vjen për një ndërhyrje nga Italia apo Gjermania kupton që nuk do marrë shërbim vetëm nga klinika, por do akomodohet në hotele, do shfrytëzojë vendet turistike, restorantet. Është një zinxhir i gjatë përfitimesh për personat që vijnë nga jashtë për trajtime këtu në vendin tonë.”- u shpreh Gjoka

Por cilat janë përfitimet që merr një vizitor nga jashtë?

“ Përfitimet tek personat që zgjedhin Shqipërinë për të bërë mbjellje floku janë goxha të mëdha. Në rradhë të parë, përfitimi i parë është çmimi, duke qenë se kostot janë relativisht më të ulëta në Shqipëri, sesa në vendet e Rajonit. Ne ofrojmë një cilësi shumë të lartë me një çmim shumë herë më konkurrues sesa Evropa dhe kjo na jep një avantazh shumë të madh. Pra, përveç çmimit ne kemi mundësi të ofrojmë edhe cilësi maksimale, është kombinimi perfekt i raportit cilësi-çmim. Patjetër që personat që zgjedhin Shqipërinë për turizmin mjekësor kanë përfitime pasi turizmi shqiptar është shumë herë më i lirë në rajon sesa pjesa tjetër dhe është një nga avantazhet e mëdha të personave që zgjedhin Shqipërinë. Nuk është se dikush vjen vetëm për të bërë flokët, duke ardhur në Shqipëri njihet me vendin, e prek, është diçka reale që ai e sheh nga afër dhe mund të rikthehet për ndërhyrje të tjera. Shqipëria momentalisht është treg shumë atraktiv për këtë lloj biznesi.“- shprehet menaxheri Gjoka.

Ai na tregon më shumë detaje rreth klinikës që ka themeluar dhe ekipin që e drejton.

“ Ne jemi një klinikë e specializuar në fushën e mbjelljes së flokut, pra momentalisht ne jemi të fokusuar vetëm me mbjelljet e flokut dhe me problemet që kanë lidhje me rënien e flokëve. Jemi të shtrirë në Tiranë, Prishtinë dhe në Shkup. Gjithashtu bashkëpunojmë me mjekë të huaj nga Stambolli, pra ofrojmë shërbimin e mbjelljes dhe në Stamboll. Ne operojmë prej gati 10 vitesh në të gjithë rajonin, pra në të tre shtetet Tiranën, Prishtinën dhe Shkupin mbulojmë për sa i përket mbjelljes së flokut. Planet tona për të ardhmen janë që të zgjerohemi dhe në Europë duke filluar nga Italia. Kjo gjithashtu do ndihmonte shumë dhe në pjesën e turizmit mjeksor për sa i përket mbjelljes së flokut dhe procedurave të ndërhyrjeve mjeko-kirurgjikale.”

Fatjon Gjoka thotë se është i hapur të bashkëpunojmë me vende të ndryshme për të patur një rritje të mëtejshme të turizmit mjekësor në Shqipëri.