Rritja e çmimeve të naftës, të energjisë dhe të ushqimeve në tregun botëror, ka filluar të pasqyrohet në mënyrë direkte dhe indirekte në çmimet e artikujve të konsumit në vend. Kjo gjë ka sjellë shqetësim tek qytetarët dhe bizneset që preken. Në daljen para mediave Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko thotë se këto goditje janë krijuar nga një zhbalancim i përkohshëm i kërkesës dhe ofertës. Në këto rrethana, efekti i tyre do të jetë i pranishëm dhe gjatë gjysmës së parë të vitit në vazhdim, por më tej ai do të vijë drejt reduktimit. Sipas Sejkos analiza e informacionit të disponuar tregon vijimin e rikuperimit të aktivitetit ekonomik në vend, përmirësimin e treguesve të tregut të punës, por dhe një rritje të shpejtë të inflacionit gjatë dy muajve të fundit.

get sejko web bsh

get sejko web bsh

“Këto goditje janë krijuar nga një zhbalancim i përkohshëm i kërkesës dhe ofertës. Në këto rrethana, efekti i tyre do të jetë i pranishëm dhe gjatë gjysmës së parë të vitit në vazhdim, por – më tej – ai do të vijë drejt reduktimit.Në skenarin bazë, konvergimi i ekonomisë në ekuilibër dhe reduktimi i efektit të goditjeve të ofertës do të mundësojnë kthimin e inflacionit në objektiv, gjatë gjysmës së dytë të vitit 2022.”- tha guvernatori Sejko.

Duke u nisur nga situata aktuale, Këshilli Mbikëqyrës vlerësoi se qëndrimi aktual i politikës monetare mbetet i përshtatshëm.Trendi rritës i inflacionit gjatë vitit 2021 është diktuar nga rritja e kërkesës, e punësimit dhe e pagave. Megjithatë, rritja e inflacionit gjatë tremujorit të katërt pasqyron kryesisht efektin e rritjes së ndjeshme të çmimeve të ushqimeve, të naftës dhe të energjisë në tregjet botërore thuhet ne analizën e bankës së Shqipërisë dhe se kjo goditje pritet ta mbajë inflacionin mbi objektivin tonë gjatë muajve në vijim.

get sejko web bsh

get sejko web bsh

Vlerësohet pozitiv rikuperimi aktivitetit ekonomik gjatë vitit 2021.

“ Prodhimi i brendshëm bruto u zgjerua me 11.7% në gjashtëmujorin e parë, i nxitur nga rritja e konsumit dhe e investimeve, private e publike, si dhe nga rritja e eksporteve të mallrave dhe shërbimeve. Ndonëse informacioni i ri mbetet i pjesshëm dhe i tërthortë, ai sugjeron rritje të mëtejshme të ekonomisë në gjashtëmujorin e dytë. Megjithatë, ndërsa efekti i fortë i bazës krahasuese me vitin 2020 do të vijë drejt reduktimit, normat e rritjes ekonomike priten të jenë më të ulëta dhe të luhaten rreth nivelit potencial. Zgjerimi i aktivitetit ekonomik është shoqëruar me përmirësimin e tregut të punës. Gjatë tremujorit të tretë, punësimi u rrit me 0.7%, shkalla e papunësisë zbriti në 11.3%, ndërsa paga mesatare shënoi një rritje vjetore prej 6.9%. Përmirësimi i treguesve të tregut të punës dhe rritja e kërkesës për punë e raportuar nga bizneset sugjerojnë se presionet për rritjen e pagave do të vijojnë të forcohen në të ardhmen.”- tha Sejko

nafte (27.al)

nafte (27.al)

Kryesisht rritja ekonomike në vend vlerësohet se është mbështetur nga rritja e besimit në ekonomi, nga përmirësimi i ambientit të huaj, si dhe nga politikat e brendshme stimuluese ekonomike. Sipas Bankës Qëndrore normat e interesit të kredisë për bizneset dhe individët kanë mbetur në nivele të ulëta, në reflektim të gjendjes së mirë të likuiditetit, primeve të përmbajtura të rrezikut dhe përqasjes mbështetëse të bankave për klientët e tyre. Po ashtu, kursi i këmbimit është karakterizuar nga luhatje të dykahshme gjatë dy muajve të fundit.

“Kredia bankare ka regjistruar norma të larta rritjeje, duke mbështetur gjithmonë e më shumë rritjen e konsumit dhe të investimeve. Vëllimi i kredisë për sektorin privat regjistroi një rritje vjetore me 11% në muajin nëntor. Rritja e kredisë vërehet si tek bizneset dhe individët, si për qëllime investimi ashtu edhe për mbulimin e nevojave afatshkurtra, si në lekë edhe në valutë. Rritja e kërkesës për kredi, e raportuar tek vrojtimi i aktivitetit kreditues, lehtësimi i kushteve të kreditimit, dhe shëndeti i mirë i industrisë bankare sugjeron për një ecuri të mirë të kredisë në vazhdim. Në veçanti, rënia në nivelin 6.2% e raportit të kredive me probleme në muajin nëntor, ilustron si rritjen e aftësisë paguese të bizneseve dhe familjeve ashtu dhe shëndetin e përmirësuar të bilanceve të sektorit bankar.”

Gjithashtu Guvernatori Sejko theksoi se politika fiskale stimuluese ka mbështetur rritjen e ekonomisë, ndonëse në një masë më të ulët nga një vit më parë. Rritja e shpejtë e të ardhurave dhe zbutja e ritmeve të rritjes së shpenzimeve primare, kanë sjellë një ngadalësim të impulsit fiskal gjatë muajve të fundit. Megjithatë, niveli i lartë i akumuluar i shpenzimeve dhe i deficitit buxhetor në muajin dhjetor, nënkupton një rritje të mundshme të stimulit fiskal në ekonomi. Ndërsa projeksionet e Bankës së Shqipërisë për të ardhmen mbeten pozitive.