Banka ProCredit, si pjesë e grupit ndërkombetar ProCredit Holding me qendër ne Frankfurt, është e dedikuar për t’i ofruar klientëve shërbime bankare moderne, por që nga ana tjetër përmbushin edhe kritere të rëndësishme si transparenca, thjeshtësia dhe që plotësojnë nevojat e klientëve pa kufizime në kohë. Banka ProCredit ka ngritur prej vitesh infrastrukturën e nevojshme për të ofruar nëpërmjet kanaleve elektronike dhe digjitale të gjitha shërbimet që një klient mund të ketë nevojë, por nuk është ky qëllimi se përse ProCredit është histori suksesi.

Ajo që bie në sy tek klientët; individë dhe biznese është fakti se si banka ka një qasje te kujdesshme me mjedisin. Konkretisht duke i dhënë rëndësi disa investimeve që kanë ndikim të drejtpërdrejt në përmirësimin e mjedisit që na rrethon. Një nga pikat që ka në fokus Grupi Gjerman ProCredit është pikërisht mbështetja e Investimeve ne Panele Fotovoltaike. Për këtë banka ka krijuar një strategji të tillë ku nëpërmjet financimeve krijon lehtësi mes një biznesi, që dëshiron të investojë në panele diellore dhe kompanive projektuese dhe realizuese të këtyre veprave. Mirsad Haliti, anëtar i Bordit Drejtues të Pro Credit Bank thotë se banka që ai përfaqëson është kthyer në lider sa i përket këtyre investimeve.

Në këtë drejtim mund të themi se jemi bankë lider në treg përsa i përket financimit apo përkrahjes së investimeve në panele diellore, ku në total në sektorin bankar marrin pjesë mbi 50% të financimeve të realizuara nga ne.”- shprehet Mirsad Haliti

ProCredit aprovon kredinë në një afat kohor të shkurtër. Kohëzgjatja shkon deri në 7 vite dhe mund të mbulojë deri 100% të investimit të klientit. Ndërkohë banka ofron fleksibilitet të lartë edhe për pjesën e kolateralit.

Robert Tomja, Drejtor i Departamentit të Biznesit në ProCredit Bank thotë se ProCredit Group ka në fokus një qasje mjedisore ndryshe nga bankat e tjera. Ai thotë se në ProCredit jetojne në një mënyrë ekologjike duke patur parasysh fokusin në uljen e shpërdorimit të letrës, ujit apo edhe në minimizimin e aktiviteteve që sjellin emëtimin e CO2 në ambjent. Në zyrat qendrore të ProCredit janë të instaluara në tarracë panele fotovoltaike, duke qene edhe vetë model në nxitjen e përdorimit të energjisë së rinovueshme. Një ndër kriteret për përzgjedhjen e klientëve nga ProCredit është edhe performanca sociale dhe ekologjike që klienti ka, e cila është po aq e rendësishme sa parametrat e tjera që marrin në konsideratë. Të financohesh në bankën ProCredit për investime në panele fotovoltaike është tepër e thjeshtë për klientin. Stafi dhe ekspertiza që ofrohet jep avantazhin që kredia të lëvrohet në afate të pakonkurrueshme në treg dhe në të njëjtën kohë me një cilësi të lartë shërbimi.

Tomja sqaron se në ProCredit ka një staf të dedikuar për shërbimet ekologjike.

“Sigurohemi që stafi ynë të trajnohet në mënyrë periodike, duke qënë gjithmonë një hap përpara në treg. Por nuk mjaftohemi me kaq. I gjithe stafi i bankes sonë trajnohet në këtë drejtim, duke bërë që impakti në shoqëri të jetë më i lartë. Por në cfarë konsistojnë këto trajnime do pyesnit ju, dhe me të drejtë? Trajnimet janë jo vetëm financiare por edhe teknike, duke na bërë të aftë që secilin projekt ta njohim hap pas hapi dhe të jemi po aq faktor i rëndësishem në proçes sa kompania që kryen projektin dhe kompania që e perfiton atë. Është një trinom i cili ka një sinergji të një standardi të lartë, shëmbull për të gjithë sektorin” thekson ai.

Fokusi nuk është vetem tek bizneset, por edhe në individët të cilët duan te investojnë në panele për ambjentet ku ata jetojnë. Investime të tilla reduktojnë ndjeshëm faturën e energjisë elektrike për familjet dhe bizneset që do të instalojnë panele diellore, pasi tani mund të shndërrohen edhe në prodhues energjie, duke siguruar energji elektrike për vetë konsum me kosto shumë herë më të lirë se rrjeti public, duke shfrytëzuar energjinë e rinovueshme. Një tjetër fokus nga ProCredit janë edhe makinat elektrike, popullariteti i të cilave është në rritje dhe do të ndihmonin edhe komunitetin.