Inteligjenca artificiale

Inteligjenca artificiale

Përdorimet e inteligjencës artificiale po zgjerojnë perditë e më shumë hapesirën e funksionimit të tyre. Së shpejti, ka shumë të ngjarë që këto programe kompjuterike të bëhen thelbësore edhe në muzikë.

Inteligjenca artificiale është përdorur për të krijuar muzikën zyrtare të Olimpiadës Tokio 2020; Softueri Intel eksploroi mijëra pjesë të muzikës që pasqyronin temat e sportit, kulturës japoneze, jetës së përditshme dhe natyrës, për të kompozuar qindra opsione, dhe versioni përfundimtar u zgjodh më pas nga publiku japonez.

Inteligjenca artificiale dhe muzika po bëhen gjithnjë e më të ngushta. Ka shumë artistë që po përdorin këto softuere për të krijuar melodi të reja të pa dëgjuara më parë. Me pak fjalë, duket të thuhet se në të ardhmen inteligjenca artificiale do të fitojë gjithnjë e më shumë hapësirë në botën e muzikës. A mund të marrë ndonjëherë vendin e njerëzve? Është e vështirë të thuhet, sepse ajo është thjesht një mjet - që nëse përdoret në menyren e duhur mund të japë shumë kënaqësi.