Cyberdog (The verge)

Cyberdog (The verge)

Xiaomi ka zbuluar një robot me katër këmbë të quajtur CyberDog, i përcaktuar nga kompania kineze, sipas The Verge, si një makinë eksperimentale me burim të hapur e "mundësi të paparashikueshme" veprimi, e disponueshme së shpejti në treg me një numër të kufizuar njësish e me një çmim tejet konkurrues: vetëm 1,540 dollarë.

Të apasionuarit pas robotikës dhe jo vetëm, deri tani kanë mundur të njihen me Spot, një robot me katër këmbë të kompanisë amerikane Boston Dynamics, në shitje që nga viti i kaluar, por me një çmim të kripur prej rreth 74,500 dollarë.

CyberDog i Xiaomi është një qen robot i aftë të vrapoje në 3.2 m/ s dhe peshon 3 kg. Roboti është i pajisur me një seri kamerash dhe sensorësh, duke përfshirë sensorë me prekje, module GPS, lente me kënd të gjerë dhe kamerën RealSense D450 të Intel për zbulimin e thellësisë. Ekziston edhe mundësia për t'iu përgjigjur komandave zanore duke njohur fjalë kyçe dhe udhëzimet e aktivizimit, si dhe kontrollin nëpërmjet aplikacioneve për smartphone.

Xiaomi deklaron se "CyberDog mund të analizojë mjedisin përreth në kohë reale, të krijojë harta navigimi, të ndjekë destinacionin dhe të shmangë pengesat.

Ndër funksionet e njohura të një roboti të tillë jane inspektimi i minierave dhe ndihma e mjekëve për trajtimin e pacientëve në distancë, por potenciali ushtarak në këto robotë nuk mungon dhe pse jo si një armë me të drejta të plota.

Në rastin e CyberDog, pritet një shkathtesi e habitshme: Xiaomi në fakt ka theksuar natyrën opensource të robotit, me shpresën se përdoruesit e parë "do të shtyjnë zhvillimin dhe potencialin e robotëve katerkembesh".

Fillimisht vetëm "Xiaomi Fans, inxhinierë dhe të apasionuar pas robotikës" do të jenë në gjendje të aksesohen në të, permes 1,000 njësive të para që pritet te hidhen fillimisht ne treg.

CyberDog është sigurisht një produkt novator që riafirmon dëshirën e Xiaomi për të mbizotëruar gjithnjë e më shumë në këtë sektor.