Për modernizimin e vendit, Partia Komuniste e Kinës (PKK) dhe anëtarët e saj kurrë nuk kanë pushuar hapat e eksplorimit. Në një vend të madh, modernizimi është një objektiv madhor. Duke shfrytëzuar këtë prirje, PKK-ja ka grumbulluar forca gjigante, duke nisur një marshim të ri.

Për realizimin e këtij objektivi, PKK-ja ka bërë përpjekje të shumta dhe ky ka qenë besimi i PKK-së, qoftë në fazën e revolucionit, qoftë në fazën e ndërtimit dhe reformimit. Brez pas brezi, PKK-ja ka bërë përpjekje të vazhdueshme.

Gjatë 100 vjetëve pas krijimit, PKK-ja është nisur gjithmonë nga gjendja e vendit dhe dëshira e popullit, duke e integruar procesin e modernizimit me fazën e zhvillimit të vendit. Fazë pas faze, hap pas hapi, PKK-ja ka nxitur këtë proces të madh, duke e përhapur atë në mënyrë të gjithanshme.

Faktet dhe arritjet kanë treguar që ecja drejt modernizmit nën drejtimin e PKK-së është zgjedhja e drejtë e popullit dhe e kombit kinez. PKK-ja është fuqia kyçe në procesin e modernizimit dhe stabilizimit të këtij procesi.

Modernizimi është një objektiv i vendosur. Por në çfarë mënyre, në çfarë rruge e logjike janë probleme konkrete që duhet të merren parasysh.

Duhet të tregohet vëmendje për një dukuri: paraekzistenca kohore. Në vendet perëndimore, kapitalizmi në një kohë të shpejtë mori të drejtën e shpjegimit të “modernizimit” dhe dukej sikur ky ishte projekti i vetëm për modernizimin e njerëzimit. Sipas tyre, të gjitha vendet që zhvillohen më pas vetëm duhet dhe mund të marrin ose të kopjojnë modelin e tyre.

Gjatë zhvillimit të këtyre vjetëve, modeli i tyre, që konsiderohej si projekti i vetëm, ka hasur në mjaft vështirësi, çka tregon epërsitë e modelit kinez për eksplorimin e modernizimit. Ish-nënkryetari i Partisë Komuniste të Bohemisë dhe Moravisë, Josef Skala, vlerëson që PKK-ja “ka aftësinë që përdor parime të përgjithshme që tejkalojnë kapitalizmin në një mënyrë vërtet inovative”.

Për modernizimin, Kina është bazuar në kushtet e veta konkrete dhe nuk varet nga teoritë abstrakte ose përvojat e të tjerëve. Siç ka theksuar sekretari i përgjithshëm i PKK-së Xi Jinping: “Modernizimi nuk është një pyetje me një përgjigje të vetme. Rrethanat e shumëllojshme në histori kanë përcaktuar që rrugët e zhvillimit janë të shumëllojshme”. Për Kinën, traditat e veçanta kulturore, historia e veçantë dhe kushtet e veçanta të vendit kanë përcaktuar që Kina duhet medoemos të ecë në rrugën e modernizimit që përshtatet me gjendjen e vet.

Modernizimi kinez është bazuar te socializmi. Në fillim të Reformës e Hapjes, PKK-ja ka përcaktuar “4 parimet bazë komuniste” si garanci thelbësore për Reformën e Hapjen dhe modernizimin e vendit, ka mbajtur në krah flamurin e socializmit dhe ka paraqitur një sërë konceptesh të reja, si ekonomia socialiste e tregut, duke eksploruar një rrugë konkrete zhvillimi.

Modernizimi i Kinës është një modernizim me përmasa kolosale të popullsisë, me pasurim të përbashkët të popullit, me koordinim mes civilizimit material e civilizimit shpirtëror, me harmoni mes njeriut dhe natyrës dhe me zhvillim paqësor. Këto pesë veçanti kyesore kanë treguar thelbin socialist dhe kanë trashëguar gjenet e socializmit.

Modernizimi kinez kurrë nuk është ndarë nga karakteristikat kineze. Marksi dhe Engelsi nuk kanë pasur përvojën e modernizimit në një vend socialist dhe konceptet e tyre kryesisht janë parashikuese. Kjo është arsyeja pse ata kanë theksuar shumë herë që “para se të bëhet shkencë, socializmi duhet të vendoset në bazën e fakteve,”. Me marksizmin si udhërrëfyes dhe me flamurin e socializmit me karakteristika kineze, PKK-ja ka gjetur një drejtim të qartë dhe ka nxitur gjallërinë për ndërtimin e një vendi të fuqishëm modern, duke krijuar “mrekullinë kineze”, gjë që është shumë e rrallë në historinë e njerëzimit.

Rruga e modernizimit të stilit kinez, socializmi me karakteristika kineze... kur rregullat e përgjithshme integrohen me zgjedhje pratike, “modeli kinez” krijon domethënie të thella dhe të gjalla për modernizimin.

Xi Jinping-u, si sekretari i përgjithshëm i PKK-së, ka theksuar rëndësinë e jashtëzakonshme të modelit kinez: “Zhvillimi i pandërprerë i socializmit me karakteristika kineze në teori, sistem dhe kulturë ka zgjeruar rrugën e modernizimit të vendeve në zhvillim dhe ka ofruar raste të reja për vendet dhe kombet që kanë dëshirë për zhvillim të shpejtë dhe për ruajtjen e pavarësisë së vet, duke kontribuuar mençurinë kineze dhe projektin kinez për zgjidhjen e problemeve të njerëzimit.”