Kanë mbetur edhe pak ditë nga afati i fundit i vendosur nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve për plotësimin dhe dorëzimin e dekarates individuale vjetore të të ardhurave (DIVA) për të dypunësuarit dhe ata individë, të cilët realizojnë të ardhura në shumën mbi dy milionë lekë.

Për herë të parë të gjithë të dypunësuarit do të duhet të deklarojnë të ardhurat e përfituara në vitin 2020 pavarësisht nivelit të tyre. Kujtojmë se deklarimin deri tani e bënin të dypunësuarit me të ardhura vjetore mbi 2 milionë lekë, por nga viti 2021 këtë duhet ta bëjnë dhe ata që nuk e kalojnë kufirin e 2 milionë lekëve, sipas ndryshimit të ligjit të tatimit mbi të ardhurat.

Individi atë detyrim që i del nga DIVA, është një detyrim që duhet ta kishte paguar gjatë vitit 2020 , megjithatë do ta paguajë këtë vit brenda afatit 30 qershor” – ka deklaruar për mediat drejtoresha e përgjithshme e Tatimeve Delina Ibrahimaj.

Konkretisht data 30 qershor është afati i fundit i plotësimit të kësaj deklarate, por edhe i pagimit të detyrimeve që rrjedhin për personat që i prek ky ndryshim i ligjit. Tatimet tregojnë së cilët duhet të deklarojnë të ardhurat dhe sqarojnë se deklarimi bëhet vetëm për periudhën tatimore 20-A, pra për vitin 2020.

– Duhet të plotësojnë DIVA-n 2020, individët rezidentë dhe jo

rezidentë në Republikën e Shqipërisë, të cilët gjatë vitit 2020 kanë

realizuar të ardhura nga të gjitha burimet, brenda dhe jashtë

Shqipërisë, në shumën 2 mln Lekë e më tepër.

- Detyrimin për dorëzimin e DIVA-s e kanë gjithashtu edhe individët jo

rezidentë, të cilët realizojnë të ardhura të tatueshme, me burim

Republikën e Shqipërisë, në shumën 2 mln Lekë e më tepër.

-Gjithashtu duhet të deklarojnë DIVA 2020, pavarësisht se totali i të

ardhurave të tyre gjatë këtij viti kalendarik është nën 2mln Lekë,

edhe individët rezidentë ose jo rezidentë, të cilët kanë qenë të

punësuar në më shumë se 1 punëdhënës.

Të gjithë ata që deklarojnë DIVA-n për herë të parë, fillimisht duhet të regjistrohen elektronikisht në adresën tatime.gov.al , duke ndjekur hapat që theksohen nga adminsitrata tatimore. Në faqen zyrtare të internetit tatime.gov.al, në menunë e shërbimeve zgjidhni rubrikën për individë dhe më pas përdordorni opsionin e regjistrimit.

Ju duhet të plotësoni të dhënat personale në të gjitha fushat e formularit që do t’ju shfaqen. Në rast se jeni një individ i huaj apo një person i autorizuar prej tij, duhet të paraqiteni në zyrat e shërbimit të tatim paguesve,ku do të pajisjeni me një numër identifikimi dhe fjalëkalimi përkatës

Nëse jeni një individ i regjistruar për Diva, ju do të plotësoni deklaratën duke ndjekur të njejtën procedurë që keni kryer edhe më parë.

Në faqen e tatimeve tatime.gov.al, tek moduli i deklarimit elektronik e shërbime, zgjidhni menunë për individë dhe më pas log-ohuni duke vendosur kredencialet tuaja, numrin personal të indentifikimit dhe fjalëkalimin tuaj. Në menunë deklarata zgjidhni tatim mbi të ardhurat personale dhe krijoni një deklaratë të re, duke përzgjedhur periudhën

20A.”

Në tatimet sqarojne se menjëherë ju shfaqet formulari i DIVA-s ku duhet të plotësoni sesionin e të dhënave identifikuese, si edhe seksioni i të ardhurave dhe llogaristjes së tatimit.

Edhe pse fushat e të ardhurave nga tatimi i të ardhurave janë të paraplotësuara, ato janë fusha të lira dhe mund të ndryshohen. Nëse nga përllogaritja e të dhënave do të rezultojë diferencë për t’u paguar, pasi të përfundoni deklaratën, ju mund të printoni urdhërpagesën dhe të vijoni me pagesën e detyrimit

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka bërë një sqarim për tatimpaguesit të cilët kanë krijuar deklaratën e të ardhurave personale (DIVA) për periudhat e shkuara tatimore. Individët të cilët

për arsye të ndryshme kanë krijuar deklaratën DIVA të periudhave të mëparshme tatimore, në të cilat nuk duhet të ishin deklarues dhe janë penalizuar me 5,000 lekë/për periudhë tatimore të padorëzuar në afat, duhet të bëjnë kërkesë me shkrim pranë Drejtorisë së Apelimit

Tatimor në Ministrinë e Financave në mënyrë që të hiqet gjoba.

Bledi Bezo, ekspert kontabël thotë për Radio Ejani se trajtimi që bëhet për të ardhurat është i drejtë. Eksperti jep edhe një shembull se cfarë do të ndryshojë në llogaritjen për të dy punësuarit.

Në gjykimin tim, trajtimi që i bën ligji kësaj kategorie është më i drejtë. Vlen të theksohet se deklarimi i të ardhurave është një garanci më shumë në lidhje me justifikimin e pasurisë së një individi”, thotë eksperti kontabël Bezo.

Eksperti jep edhe një shembull se çfarë do të ndryshojë në llogaritjen për të dy punësuarit

Konkretisht marrim rastin e një individi të punësuar në subjektin A dhe B.Në subjektin A ku paga bruto mujore është 60 mijë lekë , tatimi mbi të

ardhurat personale është 3900 lekë, e shprehur kjo për 1 vit është 46

800 lekë. Dhe me subjektin B me pagë bruto 30 mijë lekë individi nuk

paguan tatim mbi të ardhurat personale për shkak të lehtësive që jep

ligji lidhur me këtë kategori. Në momentin që ky individ do të bëjë

deklarimin e të ardhurave, pagesat mujore që ka marrë nga të dy

subjektet A dhe B për efekt të llogarive do të njihen si të marra në

1 subjekt. Pra paga e individit tani do të llogaritet në total 90 mijë

lekë dhe në këto kushte totali mbi të ardhurat personale është 7800

lëkë në muaj ose 93 mijë e 600 lekë në vit. Ndërkohë gjatë vitit tatimi

i paguar nga ky individ është 46 800 lekë dhe në këtë moment

individit i lind detyrimi për të paguar pjesën tjetër të tatimit pra

93 mijë e 600 lekë minus 46 800 lekë, që kishte paguar gjatë vitit del

46 mijë e 800 lekë detyrim. Pra me ndryshimin e ligjit, ky individ

detyrohet të paguajë më tepër por njësoj sa një individ, që merr të

njëjtën pagë vetëm nga 1 subjekt. Pra deri më sot, kategoria e të

dypunësuarve ka qënë më e favorizuar.”, shprehet eksperti kontabël

Detyrimi për plotësimin e DIVA-s dhe ndryshimi i tatimit për të dypunësuarit sipas Drejtoreshës së Përgjithshme të tatimeve vjen për të vendosur barazi në nivelin e tatimit për individët.

O. Maloku