Në tremujorin e parë të këtij viti, tregtia midis Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore (EQL) u rrit mbi 50 për qind, në mbi 30 miliardë dollarë amerikanë. Po të njëjtën periudhë, importet e Kinës nga vendet e EQL-së arritën në mbi 8 miliardë dollarë, me një rritje 44.7 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Tregtia dypalëshe ka marrë një vrull të ri në kohën e pandemisë.
Kina ka në plan të importojë mbi 170 miliardë dollarë mallra nga vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore gjatë pesë viteve të ardhshme. Sipas zv.kreut të Administratës së Përgjithshme Doganore, Wang Lingjun, importet do t’i ndihmojnë vendet e EQL-së të përshpejtojn rimëkëmbjen ekonomike.
Ministria e Tregtisë e Kinës nënshkroi memorandume mirëkuptimi mbi bashkëpunimin e investimeve dhe promovimin e tregtisë me homologët e saj në Shqipëri, Serbi, Republikën Çeke dhe Hungari në tremujorin e parë të këtij viti.
Pavarësisht COVID-19, bashkëpunimi për investime midis të dy palëve ka vijuar të rritet.
Deri në fund të vitit të kaluar, investimet e huaja kumulative të drejtpërdrejta të Kinës në industritë e Evropës Qendrore dhe Lindore duke përfshirë energjinë dhe logjistikën arritën në 3.14 miliardë dollarë, ndërsa investimet kumulative të këtyre vendeve në Kinë arritën 1.72 miliardë dollarë, sipas ministrisë.
Ekspozita e dytë Kinë-Vende të EQL-së do të mbahet në Ningbo nga 8-11 qershor. Kjo ngjarje do të hapë mundësi të reja për vendet pjesëmarrje që të bëhen pjesë e tregut gjigant kinez me produktet e tyrë cilësore dhe të veçanta.
Kjo maskë është bërë me nanofibra të veshura me një shtresë të oksidit të bakrit . Kjo do të thotë se mund të vrasë viruse dhe të përdoret për një periudhë më të gjatë kohe. Produkti u krijua nga Grupi RESPILON në Republikën Çeke vitin e kaluar në fillim të pandemisë COVID-19. Kompania ka hapur selinë e saj në Chengdu, në Kinën Jugperëndimore.
Menaxheri për Kinën i Grupit Respilon, Jakub Skopek tha, "Tani, gjithnjë e më shumë njerëz i kushtojnë vëmendje shëndetit dhe sigurisë së tyre. Mendojmë që gjithnjë e më shumë njerëz janë të gatshëm të shpenzojnë më shumë para për të mbrojtur veten dhe të dashurit e tyre. Kështu që ne besojmë se kjo përvojë, sado e pakëndshme, ofron mundësi për kompani si e jona dhe për të tjerët".
Vitin e kaluar, kjo kompani evropiane qendrore punoi me partnerë kinezë për të prodhuar më shumë se pesë milionë maska. Është një histori suksesi falë masave dhe lehtësirave të transportit që lidhën Kinën dhe Republikën Çeke.
Konsullja e Përgjithshëm i Republikës Çeke në Chengdu Katerina Vovkova tha se nisja e fluturimeve të drejtpërdrejta midis dy vendeve ndihmoi shumë në forcimin e mëtejshëm të lidhjeve kulturore dhe tregtare.
"Ne mendojmë që ka shumë potencial në Kinën perëndimore dhe jugore. Kështu që besojmë se mund të përputhemi me interesat kineze dhe interesat tona. Dëshira jonë është të sjellim kompani çeke në Kinën Jugperëndimore", tha ajo.
Nëntë vjet më parë, Kina dhe 17 vende të Evropës Qendrore dhe Lindore vendosën të krijojnë lidhje më të ngushta politike dhe ekonomike. Që atëherë, tregtia midis dy palëve është rritur me një rritje mesatare prej 8 për qind në vit.
Vitin e kaluar, tregtia e jashtme e Kinës me vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore u rrit me 8.4 për qind në krahasim me një vit më parë. Dhe për herë të parë, ajo kapërceu 100 miliardë dollarë amerikanë. Rritja tejkaloi tregtinë e Kinës me Bashkimin Evropian gjatë po së njëjtës periudhë".
Në prill, kryeministri kinez Li Keqiang foli në një qendër biznesi dhe novacioni për Bashkëpunimin Kinë-Evropë në Chengdu ku nënvizoi se Kina do të hapet më tej dhe u zotua se vendi do t'u ofrojë ndërmarrjeve të huaja një fushë të barabartë loje.
Muajin e kaluar, Sllovakia ngriti një pavijon kombëtar në një Expo në Kinën Veri-perëndimore. ambasadori sllovak në Kinë, Dusan Bella, shprehu shpresën se pjesëmarrja në ekspozitë do të zgjerojë ndjeshëm gamën e eksporteve nga Sllovakia në Kinë.
"Pothuajse 90 për qind e eksporteve tona janë makina. Do të kishim dëshirë të shtonim mallra që mund të ishin me interes, duke filluar nga ushqimi, e ndoshta edhe produkte prej kristali. Shpresoj se do të ketë gjithnjë e më shumë investitorë kinezë që vijnë në Sllovaki dhe gjithnjë e më shumë turistë kinezë që vijnë në Sllovaki", tha Bella.
Sfida për grupin RESPILON është t’i bindë klientët kinezë se këto maska mbrojtëse e justifikojnë çmimin e lartë.
"Sfida është t'u shpjegojmë klientëve përfitimet dhe epërsitë e investimit pak më shumë në shëndetin e tyre. Ne kemi zhvilluar kanalet tona në internet. Ne ofrojmë produktet tona në disa platforma kryesore kineze të tregtisë elektronike si Taobao dhe WeChat." tha Skopek.
Nanofibrat në këtë maskë të grupit RESPILON kanë aftësinë të filtrojnë jo vetëm viruset, por edhe alergjenët dhe ndotësit e ajrit. Ky është një produkt i nxehtë në tregun kinez sidomos në Pekin dhe Tianjin. Dhe suksesi i saj duket se do të rritet. Kompania ka në plan të zgjerohet në dhjetë qytete kineze deri në fund të vitit.