Rimëkëmbja ekonomike e Kinës është në një udhë të mbarë në të gjithë vendin pasi pothuajse të gjitha rajonet kanë regjistruar rritje ekonomike dyshifrore me bazë vjetore në tremujorin e parë të vitit, thanë zyrtarët dhe ekspertët.

Ekonomia e Kinës e nisi mbarë në tremujorin e parë të 2021 me rritje të kërkesës dhe gjallërim më të madh të tregut, megjithëse baza për rimëkëmbjen kërkon ende konsolidim dhe ka faktorë të shumtë të paqëndrueshëm.

PBB-ja e vendit arriti në 24.93 trilionë juanë (3.8 trilionë dollarë) në tremujorin e parë të këtij viti, duke u rritur 18.3 për qind me bazë vjetore.

Deri të martën e kaluar 30 nga 31 zonat në nivel provincial në pjesën kontinentale të Kinës, përveç Rajonit Autonom të Tibetit, nxorrën rezultatet e tyre të rritjes ekonomike rajonale të tremujorit të parë, të cilat ishin të gjitha mbi 12 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Provinca Hubei, e cila ishte zona më e goditur në Kinë nga pandemia COVID-19, udhëhoqi në tremujorin e parë me një rritje prej 58.3 për qind të prodhimit bruto rajonal, e ndjekur nga provinca Hainan me një rritje ekonomike 19,8 për qind, sipas zyrave vendore të statistikave.

Ndërkohë, provincat Zhejiang, Jiangsu, Anhui, Guangdong dhe Jiangxi dhe komuna e Chongqing-it gjithashtu regjistruan rritje ekonomike më të lartë se niveli mesatar kombëtar prej 18.3 për qind në tremujorin e parë, falë shtimit të eksporteve.

Ndërkohë që shqetësimet po rriten se ekonomia botërore mund të shkojë drejt një rimëkëmbje "në formë K-je", ku disa sektorë dhe zona rriten ndërsa të tjerët zhyten në rënie, rezultatet kanë treguar një lloj lehtësimi pra që rimëkëmbja në Kinë është në të gjithë vendin, thanë ekspertët.

"Falë vrullit të vazhdueshëm të rimëkëmbjes, të gjitha 30 zonat e nivelit krahinor regjistruan rritje dyshifrore në tremujorin e parë, megjithëse ringjallja vendore e rasteve COVID-19 ka rënduar në rimëkëmbjen e konsumit dhe të shërbimeve," tha Ying Xiwen, ekonomist në Bankën e Kinës “Minsheng”.

Por, Ying tha se një rimëkëmbje me bazë të gjerë në të gjithë vendin nuk tregon për një ritëm plotësisht të sinkronizuar të zhvillimit pasi rajonet veriore dhe verilindore vijojnë të mbeten prapa, duke bërë thirrje për më shumë përpjekje në promovimin e zhvillimit të bashkërenduar rajonal.

Skica e Planit të 14-të Pesëvjeçar (2021-2025), projekti i zhvillimit të vendit, ka përcaktuar nevojën për të shtuar përpjekjet me qëllim optimizimin e performancës ekonomike midis rajoneve të ndryshme dhe për të nxitur një "ekuilibër relativ" në sektorin e zhvillimit.

Për të qenë më të sigurt në llogaritjen e të dhënave ekonomike, zyrtarët dhe ekspertët panë rritjen mesatare dyvjeçare me qëllim që të kenë një pamje më të qartë të rimëkëmbjes së ekonomisë kineze.

Bazuar në atë matje, ekspertët thanë që ekonomia e Hubei-t pati tkurrje në tremujorin e parë të vitit, ndërsa provincat Heilongjiang dhe Liaoning të Kinës Verilindore u rritën përkatësisht me 1.5 për qind dhe 2.1 për qind, shumë poshtë mesatares kombëtare të 5 për qind.

Kryeekonomisti në “Chasing Securitie”, Wu Chaoming, tha se provincat veriore dhe verilindore janë të vonuara në procesin e tyre të rimëkëmbjes pasi ekonomitë e tyre varen shumë nga industritë tradicionale, duke i lënë ata në një pozitë inferiore në rimëkëmbjen e vazhdueshme të udhëhequr nga industritë e teknologjisë së lartë.

"Rimëkëmbja e drejtuar nga eksporti në prodhimin industrial ka qenë një shtyllë kryesore e rimëkëmbjes ekonomike të Kinës që nga tremujori i dytë i vitit të kaluar. Kjo është pjesërisht arsyeja që provincat bregdetare si Guangdong, Jiangsu dhe Zhejiang po shkojnë më mirë sesa niveli kombëtar, pavarësisht nga ekonomia e tyre e shkallës", shtoi Wu.

Prodhimi bruto rajonal i shtatë provincave si Jiangsu, Shandong, Zhejiang, Henan, Sichuan, Fujian dhe Hunan arriti mbi 1 trilion juanë në tremujorin e parë.

Gjithashtu, sektori kinez i prodhimit të pajisjeve shënoi një zgjerim të shpejtë në tremujorin e parë të këtij viti në kushtet e rimëkëmbjes ekonomike, sipas të dhënave statistikore.

Sektori i prodhimit të pajisjeve, një barometër kyç i forcës prodhuese të vendit dhe i funksionimit të përgjithshëm të ekonomisë së tij, u rrit 39.9 % në tre muajt e parë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, sipas të dhënave të Ministrisë së Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit. Fitimet e përgjithshme të sektorit në dy muajt e parë u rritën 710 % në krahasim me janar-shkurtin e vitit 2020.

Ndërkohë, në tremujorin e parë, paga mesatare për punët e reja në Pekin arriti 22,717 juanë ose afërsisht 3501 dollarë në tremujorin e parë të vitit, sipas aplikacionit “Beijing Daily”.

Paga më e lartë arriti 43,360 juanë në muaj për inxhinierët dhe profesionistët teknikë, sipas një raporti për pagat në Pekin.

Diapazoni i pagave prej rreth 71 për qind të pozicioneve të reja të nivelit të lartë ishte midis 20 mijë dhe 30 mijë juanë në muaj në tremujorin e parë të këtij viti, tha raporti.

Rreth 12 nga 59 pozicionet e reja të listuara teknikë të inxhinierisë së monedhjës digjitale, testues të sigurisë së informacionit, konsulentë të parandalimit dhe kontrollit të defekteve të lindjes etj.

Pagesa për personelin e kualifikuar u rrit mesatarisht 2.3 për qind nga tremujori i mëparshëm.