Investimet në agroindustri, janë treguesi më i mirë i zhvillimit të biznesit në Shqipëri. Kompania “Agrotek” ka investuar në ngritjen e një ndër pularive më të mëdha në vend, me cikël të mbyllur.

Investimet kryesore të saj, janë adresuar krahas objekteve me ambjente bashkëkohore, në makineri, pajisje dhe teknologji moderne, që avantazhojnë prodhimin cilësor dhe me standarte të larta.

“Agrotek” gjendet në periferi të Tiranës. Me një investim prej 1.6 milionë euro, është ndërtuar thertorja më moderne e shpezëve, që ka një kapaciteti prej 1 mijë e 500 krerë në orë. Aktualisht aty theren rreth 3 mijë – 3 mijë e 500 pula në ditë. Teknologjia është moderne e prodhuar në Danimarkë dhe në këtë investim janë rreth 35 të punësuar.

Ambalazhimi dhe ruajtja janë teknologji gjermane që sigurojnë ruajtjen e mishin e freskët, deri sa prodhimi dërgohet direkt në shitje. Ferma ka kapacitet 120 mijë pula në cikël, ose rreth 780 mijë pula në vit.

Mirush Bejko administrator i “Agrotek” na tregon se kompania e ka filluar aktivitetin e rritjes së shpendëve para 9 vjetësh.

“Sot bëjmë një aktivitet të integruar dhe bashkëpunojmë me disa ferma që nga Shkodra deri në Korçë, të cilëve ne u japim zogun u japim ushqimin për blegtorinë nën markën “Agrotek” dhe marrim pulën për therje. I gjithë produkti është i kontrolluar, pasi ne i asistojmë ato edhe për problemet veterinare dhe zooteknike që kanë. Thertorja operon me një cikël procesesh të automatizuara, duke garantuar që produkti përfundimtar të jetë shumë i mirë dhe i sigurte”- tha Bejko.

Prodhimet ”Agrotek” janë jo vetëm në tregun vendas, por edhe në tregun e huaj.

“Eksportojmë në Kosovë dhe jemi gati të eksportojmë dhe në Mal të Zi dhe në Maqedoninë e Veriut. Gjithashtu jemi gjithë kohën kërkues në drejtim të cilësisë dhe duam që produkti të shkojë deri tek konsumatori sa më i mirë. Ne i shërbejmë tregut përditë produkte shqiptare të freskëta dhe cilësore”, tha ai.

Bejko shpjegoi se, automatizimi i plotë i gjithë procesit ka arritur një standard të lartë të kushteve higjieno-sanitare të thertores.

“Është një nga thertoret model në Shqipëri. Jo vetëm therja por edhe pjesa e ambalazhimit, apo mënyrës sesi produkti rri 5-6 orë sa të marri temperaturën konstante, dhe transporti nëpër mjeteve frigoriferike, garanton, që në fund të ditës konsumatori të marrë një produkt të sigurtë dhe të kontrolluar nga të gjitha instancat”- deklaroi Bejko.

Shëndeti i shpendëve në këtë kompani monitorohet nga shërbimi veterinar në aspekt të programeve të vaksinimit të aplikimit të programeve të biosigurisë.

Ndësa kujdes i veçantë i kushtohet fermave të brojlerave që “Agrotik” ka të shpërndara në të gjithë territorin e Shqipërisë, ku nevoja është më e madhe për transferim njohurish dhe kontroll të zbatimit të standardeve me qëllim përsosjen e sigurisë ushqimore.

Duke ju përshtatur kërkesës së konsumatorëve, kompania “Agrotek”, ka realizuar një cikël të mbyllur në prodhimin e mishit të pulës. Kështu, kjo kompani prodhon ushqimin për pulat dhe kafshët, rrit shpendët si dhe i ther ato në një thertore moderne, duke siguruar kështu mish të freskët për konsumatorët.

Ekspertët e vlerësojnë një investim të zgjuar sipërmarrjen e “Agrotek”, për të kaluar drejt një cikli të plotë dhe të mbyllur sipas standardeve të BE-së.

Ky koncept investimi, (me cikël të plotë dhe të mbyllur) pritet të gjejë shtrirje dhe të aplikohet dhe nga investitorë të tjerë. Sot në Shqipëri, në marketet dhe supermarketet e ndryshme, është prezent prodhimi i mishit të pulës vendase, duke zëvendësua ndjeshëm prodhimet e importit.

Shumë shpejt me çeljen e baterive të tjera të prodhimit të mishit të pulës, ekspertët shprehin bindjen se Shqipëria, mund të kthehet në një vend të vetëmjaftueshëm me këtë prodhim dhe në një kohë jo të largët mund të jetë edhe eksportues i mishit të pulës në tregjet e BE-së.

Industria e prodhimtarisë së shpendëve për mish dhe për vezë është një ndër industritë më të investuara dhe më të modernizuara sot në Shqipëri.

Në pak vite investimet në industrinë agro përpunuese kanë ndryshuar tërësisht raportin tregtar për shumë produkte dhe një ndër to është mishi i pulës. Nga mbizotërim i plotë i prodhimeve të importit, aktualisht kemi një përmbysje të situatës, ku më së shumti konsumohet mish pule i prodhuar në Shqipëri.

Vetëm për prodhimin e mishit të pulës, sot jemi në një realitet krejt tjetër nga 5-6 vjet më parë. Sot rreth 18 mijë ton të mishit të pulës, për më tepër të atij të freskët prodhohet në Shqipëri dhe rreth 11 mijë ton vijnë nga importi. Pra balanca ka ecur në favor të prodhimit vendas shqiptar , ku rreth 60% e kërkesës konsumatore plotësohet nga prodhimi vendas.

Sigurisht ky realitet nuk ka qenë para 5-6 viteve, ku pjesa më e madhe e prodhimit të pulës vinte nga importi.

Kompania “Agroteg” që tregton mish pule të markës “Tik Tik, ushtron aktivitet import zogj 24-orësh, fabrikë prodhimi të ushqimit për shpendët si dhe thertore në Vaqarr, pranë Tiranës.

Rritja e zogjve në “Agrotek” bëhet me ushqim 100% natyral si miser, grure, soje etj. pa hormone dhe antibiotike. Gjatë therjes dhe paketimit zbatohen kushte të larta higjeno-sanitare sipas standarteve të BE-së.

Ndërsa produktet "Tik Tik" janë të certifikuara me sistemet e sigurisë HACCP dhe të cilesise ISO 9001:2008. Ndërsa tradita, cilësia dhe novacioni në rritjen dhe trajtimin e mishit të pulës sipas të gjitha standarteve Europiane, janë ato elementë që e dallojnë kompaninë Agrotek në treg.

Një skuadër profesionistësh me eksperiencë shumëvjeçare, me pasionin dhe profesionalizmin e tyre sjellin në treg prodhime gastronomike të sigurta dhe cilesore, ku dhe kërkesa konsumatore për Tik Tik, është në rritje të vazhdueshme.

Etleva Xhajanka