Muri i Rrushit të Kinës: Rënia dhe shkëlqimi i verës kineze

Për vite me radhë, pirja e verës në Kinë shijohej nga shumë vetë, por deri në fund të dinastisë Yuan, vera ishte eklipsuar nga një pije tjetër akolike: “Baijiu” apo rakia kineze.

Në pjesën I të Murit të Rrushit të Kinës do të shohim historinë e prodhimit të verës që nga lindja e saj gati 7000 vjet më parë, deri në mosekzistimin e saj pothuajse gjatë viteve 1300, dhe ringjalljen pasuese në fillim të viteve ‘80.

Rrëzë malit Tianshan në zemër të shkretëtirës Gobi qëndron një mini oaz i izoluar. Por, në vend të pemëve të lezetshme të palmave ose një lagune tropikale, kjo zonë është e mbuluar me hardhi të freskëta zvarritëse, të pjekura për të bërë vaska të mëdha të verës së shijshme.

Tiansai, oazi në fjalë, ishte thjesht një gropë gjigante në vitin 2010. Por për 10 vjet, mbi 330 hektarë shkretëtirë janë shndërruar në disa prej tokave më pjellore në Kinë, duke prodhuar 500 tonë verë cilësore çdo vit.

Ka ardhur për të simbolizuar një grup në rritje të prodhuesve të rinj dhe emocionues të verës që po kërkojnë t'i shtojnë historisë së vjetër shekullore të Kinës për të bërë dhe pirë verë, histori që ka dëshmuar si popullaritet dhe famë, pothuajse një zhdukje në vitet 1300 , dhe më në fund një ringjallje.

Kultura mbi 7 mijëvjeçare e verës

Ashtu si një Bordo e shkëlqyer, historia e Kinës për të bërë dhe pirë verë është e gjatë, e pasur dhe komplekse.

Disa historianë, si profesor Peter Kupfer, autor i Shkëlqimit dhe Perlës së Dragoit të Zi: Historia e Kulturës Kineze të Verës, tha se praktikat e hershme të prodhimit të verës në Kinë mund të gjurmohen gati 9000 vjet më parë, pasi është zbuluar copa nga rrushi i egër autokton në një vend në Jiahu provinca Henan që besohej të përdorej për të bërë "koktejin" e parë - ose siç thotë Kupher, verën e hershme.

Rezultatet fillestare ishin pak të frytshme. Teknikat e thjeshta të prodhimit të verës rezultuan në prodhimin e vëllimeve të vogla të verës tepër të hidhur dhe megjithë shijen e dobët, vetëm më të rëndësishmit në shoqëri u lejuan ta pinë atë.

Gjërat u përmirësuan shumë gjatë dinastisë Tang - epoka e artë e kulturës kineze - megjithatë, me një produkt më të pasur, më aromatik dhe të bollshëm të prodhuar falë teknikave moderne të sjella nga një mision diplomatik në Azinë Qendrore.

Pirja e verës u bë një pjesë e rëndësishme e kulturës popullore Tang dhe shpesh referohej në veprat letrare të epokës, si në Këngën e Liangzhou, shkruar nga poeti i njohur kinez Wang Han.

Pijet alkoolike, melekuqe ose alkool me bazë orizi u bënë pijet më të njohura të vendit.

Vera rishfaqet me dominimin e kantinave vendore

Në fakt, vera u rishfaq tamam në Kinë pas shekullit të 19-të, kur misionet evropiane rifutën hardhitë e rrushit në vend, si dhe teknologjinë më të përparuar të prodhimit të verës. Kjo hodhi bazat për krijimin e vreshtave vendore të tilla si “Changyu Pioneer Wine” krijuar nga biznesmeni kinez Zhang Bishi në vitin 1892.

Përkundër këtij sistemi më profesional, verërat e prodhuara në Kinë gjatë kësaj kohe ende karakterizoheshin si tepër të ëmbla sesa të thata. Vetëm 30 vjet pas themelimit të Republikës Popullore të Kinës, vera "moderne" u përqafua përfundimisht nga prodhuesit kinezë të verës.

"Njerëzit pinin shumë verëra të ëmbla dhe gjysëm të ëmbla gjatë viteve 1970 dhe 1980, por kjo nuk është në të vërtetë vera që ne pimë sot", thotë Zekun Shuai, një ekspert dhe shkrimtar kinez i verës në Pekin. “Vetëm pasi erdhi ‘Dinastia’, një nga prodhuesit e parë të verërave gjysmë të ëmbla dhe të thata në Kinë, filloi era e ndryshimit nga verërat e ëmbla në ato të thata dhe kur njerëzit kuptuan që vera është një kulturë më vete. ”

Vendimi nga Dinastia, një ndërmarrje e përbashkët kino-franceze midis “Tianjin City Grape Garden” dhe prodhuesit francez të konjakut Remy Martin, për të bërë verë të thatë ishte një moment kyç në historinë e verës kineze.

Pirja e verës ishte gjithashtu e kufizuar në disa raste të veçanta si dasma, ose pihej për përfitimeshëndetësore, sipas Shuait. Produkte të tjera të verës, si vera e bardhë ose shampanja ishin gjithashtu një "jo-jo", veçanërisht duke pasur parasysh nevojën e tyre për t'u shërbyer të ftohur dhe që brezat e kanë zakon të shmangin pijet nën temperaturën e dhomës.

Mungesa e edukimit për verën, të ardhurat më pak të disponueshme dhe një shije drejt së ëmblës nënkupton që konsumi i verës ka mbetur shumë prapa atij të birrës ose rakisë kineze Baijiu. Mungesa e konkurrencës, si dhe përqendrimi në marketing dhe markë mbi cilësinë, nënkuptonin që verërat kineze fituan një reputacion për të qenë disi inferiore në cilësi ndaj homologeve të tyre evropiane.

Sidoqoftë, në harkun e 20 viteve, vera kineze u kthye përsëri, ashtu si kishte qenë 2000-vjet më parë. Më e rëndësishmja, kjo mini-ringjallje do të vinte në lëvizje edhe fillimin e dashurisë së re të Kinës për verën, duke e bërë tregun më të rëndësishëm të verës në botë.


Muri i Rrushit të Kinës: A është 2021 viti i verës kineze?

Kina ndodhet në mesin e një rilindjeje të verës, një që po drejton një treg fitimprurës miliarda dollarësh si për prodhuesit vendas ashtu edhe për ata ndërkombëtarë të verës. Por, ndërsa përpjekjet e saj të fundit në industri janë ndoshta të reja, Kina në fakt ka një histori të gjatë dhe të ndërlikuar të bërjes dhe pirjes së verës, e cila vazhdon të ndikojë te konsumatorët edhe sot.

Megjithatë, tregu i verës i Kinës po bëhet më i zhvilluar edhe më konkurrues sa më shumë që kalon koha. Në vitet 1980, industria e verës e Kinës ishte si një rrush i papjekur - i vogël dhe me mungesë cilësie. Por nga vitet 1990 gjërat nisën të ndryshonin. Nisën rregullore të reja për të siguruar standardin e verës vendëse, ndërsa futja e vreshtave “Boutique” ndihmoi në rritjen e cilësisë dhe madhësisë së tregut të verës të Kinës. Sipërfaqja e vreshtave të Kinës u rrit dhjetë herë midis viteve 1980 dhe 2000, duke u rritur në 282,970 hektarë në 20 vjet.

Por ndikimi më i madh në industrinë e verës së Kinës do të vinte në vitin 2001, me anëtarësimin e saj në Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) që ul tarifat për importet e huaja të verës.

Para vitit 2001, të gjitha verërat e huaja kishin tarifa 65 për qind, duke i bërë ato shumë të shtrenjta për tregun e brendshëm. Por përmes anëtarësimit në organizatë, tarifat e verës për ato në shishe ranë në vetëm 14 për qind, ndërsa tarifat e verës me shumicë ranë në 20 për qind.

Shtimi i importeve të verës

Pa uljes së tarifave nisi një importim i fuqishëm i verërave të huaja në tregun kinez, duke u dhënë konsumatorëve kinezë qasje në verërat nga Franca, Spanja, Italia, Shtetet e Bashkuara, Australia, Afrika e Jugut dhe Kili. Kjo zgjedhje e shtuar rezultoi në një rritje të ndjeshme të konsumit të verës duke e kthyer Kinën në një nga tregjet më të kërkuara të verës sot në botë.

Sipas të dhënave nga “Statista”, konsumi i verës në Kinë u rrit nga 1.09 miliard litra në vitin 2000 në 1.78 miliardë litra në vitn 2019, duke e bërë Kinën konsumatoren e pestë të verës në të gjithë botën.

Nxitja e kësaj rritje të shpejtë në vitet e fundit ka ardhur falë shtimit të ardhurave të disponueshme, shtimit të edukimit mbi verën, si dhe një qëndrimi ndryshe ndaj pirjes së alkoolit, e kanë bërë verën një biznes gjithnjë e më fitimprurës.

"Millennial janë gjenerata që po shpenzon më shumë për verë", thotë Zekun Shuai, një ekspert kinez i verës në Pekin. “Ata [brezi i ri] sigurisht që kanë të ardhura më të disponueshme, ata priren të përqafojnë gjëra të reja dhe janë më të hapur ndaj gjërave të reja. Shijet e tyre kanë ndryshuar pak, ata janë më kureshtarë për verën dhe duan të zbulojnë se si është vera e mirë.”

Sipas “Foodnavigator-Asia”, tani në Kinë ka 5.4 milionë të rinj që preferojnë të pinë verë, dhe 20% e të cilëve pinë verë çdo javë. Ndërsa Baijiu është ende pija alkoolike më e njohur e vendit me mbi 10 miliardë litra të distiluar në vit, vera po bëhet gjithnjë e më shumë një rivale e ngushtë, sidomos te konsumatorët më të pasur të Kinës.

Në Anketën më të fundit “Hurun Chinese Luxury Consumer 2020”, të anketuarit zgjodhën verën (39 për qind) si pijen alkoolike më të kërkuar, sidomos gratë. Dhe me rritjen e shitjeve në internet në Kinë duke e bërë verën më të arritshme se kurrë më parë, me më shumë se 20 për qind të të gjithë verës së shitur përmes platformave të tregtisë elektronike dhe pritet të rritet në 50 për qind në dhjetëvjeçarët e ardhshëm, shitja e verës pritet të rritet më tej.

Rritja e importeve zvogëlon kërkesën e prodhuesve vendas

Konsumi më i madh nuk përkthehet në shitje më të mëdha për prodhuesit vendas të verës në Kinë. Para hyrjes në OBT, Kina ishte plotësisht e vetë-mjaftueshme në prodhimin e verës për konsumatorët e saj, por në 15 vitet që pasuan, ky numër kishte rënë në 64 për qind, sipas një raporti nga Qendra e Kërkimit të Ekonomisë së Verërave (WERC) në Universiteti i Adelaidës.

Vetëm vitin e kaluar Kina prodhoi 452 milionë litra verë krahasuar me importimin e 594 milionë litra, sipas një raporti nga Shoqata e Pijeve Alkoolike të Kinës, ndërsa zakonet e blerjes gjithashtu duket se anojnë në favor të importeve.

Një sondazh nga Këshilli i Zhvillimit të Tregtisë në Hong-Kong duke parë zakonet e blerjes së verës kineze dhe konsumatorit të pijeve nga gjashtë qytete përfshirë Pekinin, Shangai dhe Guangzhou, zbuloi se në 43 për qind të të anketuarve, vera e importuar përbënte shumicën e blerjeve të tyre.

Pavarësisht se në Kinë ka afro 200 prodhues vere - një numër në rritje i të cilave janë kantinat e verës me cilësi të mirë, dhe mburren me sipërfaqjen e dytë më të madhe të vreshtave në të gjithë botën.

Rritja në kantinat e verës në veçanti nga zona të tilla si Ningxia, Shandong, Xinjiang dhe periferitë e Pekinit, kanë përkuar me një rritje të njohjes ndërkombëtare për verërat kineze, me revistën kryesore të verës “Decanter” duke dhënë 120 medalje për verërat kineze.

Atëherë pse nuk janë të interesuar vendasit?

Për ekspertin kinez të verës Jim Boyce, themelues i blogut “Grape Wall of China”, pavarësisht ndryshimit të fundit "të theksuar" të cilësisë së verës në vitet e fundit, industria e verës e Kinës është ende e ngarkuar nga dështimet e saj të kaluara.

“Ka pasur një zhvendosje të theksuar në cilësinë e verës për më shumë se një dekadë, por kthimi i saj në shitje të konsiderueshme nuk ka qenë i lehtë. Prodhuesit vendorë janë ende të ngarkuar nga një e kaluar në të cilën konkurrenca ishte më e lehtë dhe shitjet e verës drejtoheshin nga disa prodhues masivë, me marketingun dhe markën shpesh në fokus sesa në cilësi."

Kritiku dhe gazetari i vlerësuar ndërkombëtarisht i verës James Suckling tha se verërat kineze gjithashtu vuajnë nga një krize identiteti, të paaftë për të përcaktuar se kush janë konsumatorët e tyre kryesorë.

“Reputacioni i verërave kineze është shumë i mirë midis adhuruesve të verës, por ato nuk janë konsumatorë të vërtetë. Verërat [kineze] ende po përpiqen të gjejnë cilët janë konsumatorët e tyre. Shumë njerëz dërgojnë verërat e tyre në kompeticione çdo vit dhe marrin një medalje argjendti ose ari, por kjo nuk përkthehet në shitje.”

Çmimi ka qenë gjithashtu një problem sipas Shuai. "Çmimi është i gabuar, është me të vërtetë i gabuar. Shumë verëra nga Kina kanë çmime tepër ambicioze që nisin nga 100 RMB në 200 RMB. Kjo është arsyeja pse njerëzit ankohen se vera kineze është shumë e shtrenjtë. ”

2021 - Një mundësi për verën kineze?

Për prodhuesit vendas të verës të Kinës megjithatë, 2021 po shihet si një mundësi e rëndësishme për të fituar terren tek konkurrentët e tyre.

Ndikimi i koronavirusit në zinxhirët e furnizimit në vitin 2020 do të thotë që më pak verë e huaj u importua në Kinë atë vit dhe përkoi me një rritje të konsumatorëve kinezë që blejnë verëra vendase. Analistët e industrisë “Wine Intelligence” zbuluan në një sondazh nga gushti i vitit 2020 që 54 për qind e të anketuarve kinezë thanë se tani po blinin më shumë verë kineze sesa para pandemisë. 49 për qind e njerëzve thanë gjithashtu se kishin më shumë besim në verën vendase sesa para-COVID, duke lënë të kuptohet se kjo zhvendosje pozitive tek verërat kineze mund të bëhet një prirje më e qëndrueshme për të ardhmen.

Gjithashtu prodhuesit vendës po përpiqen të ofrojnë verë me çmime më të ulëta dhe me cilësi më të mirë.

Tarifat e fundit deri në 212 për qind për verërat Australiane kanë shtuar gjithashtu një dozë tjetër optimizmi për prodhuesit vendas të verës.

“Ky [vit] ofron një shans të mirë për prodhuesit kinezë të verës, por pyetja është; do ta shfrytëzojnë këtë shans? Ata duhet të synojnë konsumatorët e duhur, të ulin çmimin. ”

Por gjatë historisë së saj 2000-vjeçare të bërjes dhe pirjes së verës, prodhuesit vendorë të verës nuk kanë qenë kurrë në një pozitë më të mirë sesa sot. Ata kanë vreshtat; ata kanë çmimet dhe ata kanë një treg të brendshëm në rritje që shijojnë verë cilësore. Ky vit do të jetë përfundimisht momenti i tyre për të pasur sukses.