Përshëndetje të nderuar dëgjues dhe mirë se erdhët në këtë edicion të “Realitete ekonomike”, i cili këtë javë do të fokusohet te “Green economy”, ekonomia e gjelbër, si një rimëkëmbje pas pandemisë, për të rifilluar ekonominë dhe për t'iu përgjigjur krizës së klimës. Për energjinë dhe klimën, qëllimi është që financimet evropiane të orientohen drejt hidrogjenit të gjelbër, burimeve të ripërtëritshme të energjisë, përmirësimeve të eficencës së energjisë, duke aplikuar kritere të rrepta klimaterike për të adresuar investime.

Një paketë masash inovative në “Green economy”, duke shfrytëzuar ndihmën e BE-së për pandeminë, për të rifilluar ekonominë dhe në të njëjtën kohë t'i japë një përgjigje krizës së klimës. Këtë ka propozuar Këshilli Kombëtar i Ekonomisë së Gjelbër, një organ që bashkon 69 organizata të kompanive në sektor, gjatë panairit “Ecomondo”, në Rimini të Italisë, i zhvilluar online për shkak të pandemisë.

Për energjinë dhe klimën, qëllimi është të drejtojë financimin evropian drejt hidrogjenit “green”, dekarbonizimit, burimeve të ripërtëritshme të energjisë, përmirësimeve të eficencës së energjisë, për të zgjatur eko-bonusin 110% deri në vitin 2024, për të aplikuar kritere të rrepta klimaterike për të adresuar investime, për të futur një taksë graduale të karbonit.

Në ekonominë qarkulluese, paketa propozon të rrisë financimin e planit të tranzicionit 4.0, duke zgjatur masat e mbështetjes së investimeve për një periudhë pesëvjeçare, duke dyfishuar sasinë e stimujve dhe kufirin e investimeve të pranueshme. Qëllimi është të inkurajojë modelimin e produkteve që zgjasin më shumë dhe janë krijuar për t'u ripërdorur, riparuar ose nënshtruar proceseve të riciklimit. Paketa propozon një program të rigjenerimit urban që rikuperon dhe përmirëson zonat e degraduara dhe ndërtesat e braktisura dhe rrit infrastrukturën e gjelbër. Qëllimi është të sigurohet 30% e territorit dhe detit të mbrojtur.

Në vendet evropiane është propozuar forcimi i transportit publik, duke ndarë lëvizshmërinë dhe zonat e biçikletave, duke ulur normën private të motorizimit nën 500 makina për 1000 banorë deri në vitin 2030. Dhe gjithashtu për të zgjeruar stimujt për elektrifikim dhe për të arritur deri në vitin 2030 pjesën e 25% të konsumit të energjisë të prodhuar nga burime të rinovueshme në sektorin e transportit.

Për sektorin agro-ushqimor, është propozuar të inkurajohet përhapja e prodhimit bujqësor, bazuar në parimet e agroekologjisë dhe praktikave të riciklimit në përpunimin e ushqimit.

Ekonomia e gjelbër shihet si një rimëkëmbje pas pandemisë, duke përdorur ndihmën e Bashkimit Evropian për pandeminë, për të rifilluar ekonominë dhe për t'iu përgjigjur krizës së klimës. Për energjinë dhe klimën, qëllimi është të drejtojë financimin evropian drejt hidrogjenit të gjelbër, dekarbonizimit, burimeve të ripërtëritshme të energjisë, përmirësimeve të eficencës së energjisë, për të zgjatur eko-bonusin 110% deri në vitin 2024, për të aplikuar kritere të rrepta klimatike për të adresuar investime.

Marrëveshja e Gjelbër konfirmohet si rruga për një rimëkëmbje më të fortë dhe më të qëndrueshme. Për shkak se ajo shfrytëzon potencialin e saj më të mirë dhe fondet e BE-së për Gjeneratën Tjetër duhet të orientohen në këtë drejtim. Përdorimi i mirë i këtyre burimeve tani për të arritur neutralitetin e karbonit deri në vitin 2050 do të thotë që, pas krizës pandemike, të shmanget përballja me një krizë tjetër serioze globale: atë të ndryshimit të klimës.

Situata e “Green economy” në disa vende evropiane tregon se burimet e rinovueshme u rritën me vështirësi, riciklimi po ashtu, si dhe projektet e rigjenerimit urban janë ngadalësuar. Por, ka pasur edhe bum shitjesh të mjeteve elektrike dhe biçikletave.

Në Itali, pjesa e parë e vitit 2020 u karakterizua nga një rënie e pashembullt e kërkesës për energji, e cila gjithashtu u përkthye në një reduktim të ndjeshëm të emetimeve të gazeve serë. Në gjysmën e parë të vitit ato u ulën me 17% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019. Burimet e rinovueshme ishin burimet e vetme të energjisë që vazhduan të rriten, me një rritje prej 3% në gjysmën e parë të këtij viti. Sidoqoftë, shihet si shqetësuese rënia e investimeve në vitin 2020 në termocentralet e reja fotovoltaike dhe ato të erës.

Burimet e rinovueshme që rriten me vështirësi, riciklimi në vështirësi, sektori agro-ushqimor cilësor në ankth, ngadalësuan projektet e rigjenerimit urban. Për të dalë nga kriza Covid dhe për të arritur një normale të re, e cila është e gjelbër dhe e qëndrueshme, nevojitet një pakt i ri dhe për ta bërë atë duhet të mbushet me veprime konkrete dhe të menjëhershme; nga tranzicioni i energjisë në modele të reja të lëvizshmërisë; Nga mbështetja e bizneseve të gjelbërta në luftimin e paqëndrueshmërisë hidrogeologjike deri te përmirësimi i trashëgimisë natyrore dhe peizazhit.

Nuk ka dyshim se paradigma e ekonomisë qarkulluese duhet të jetë arkitrari i këtij procesi. Asnjëherë nuk duhet harruar se sfida më e madhe, që shqetëson mbi të gjitha gjeneratat e ardhshme, është ajo kundër ndryshimit të klimës. Bazuar në këtë qëllim, Bashkimi Evropian ka orientuar frymën e Fondit të Rimëkëmbjes. Për t'iu kundërvënë krizës, Marrëveshja e Gjelbër do të jetë thelbësore për rinisjen e ekonomive dhe transformimin e tyre në drejtim të inovacionit dhe rritjes së qëndrueshme gjithëpërfshirëse.

Faleminderit që na ndoqët në këtë edicion të “Realitete ekonomike” dhe mirudëgjofshin javën e ardhshme.

Irma Paloli