Ekspozita e 3-të Ndërkombëtare e Importit të Kinës (CIIE) do të zhvillohet nga 5 deri më 10 nëntor në metropolin kinez Shangai me pjesëmarrjen e 400 mijë të ftuarve, duke shënuar një nga ngjarjet më të mëdha ndërkombëtare të vitit.
Zona e përgjithshme e ekspozitës është 30 mijë metra katrorë më e madhe se vitin e kaluar. Zona e ekspozitës për 500 kompanitë më të mira të botës dhe kryesuesit e industrisë është zgjeruar 14 për qind në krahasim me vitin e kaluar, sipas zv-drejtorit të Zyrës së CIIE-së, Sun Chenghai.
CIIE-ja është ekspozita e parë ndërkombëtare e importit dhe ka qenë e sukseshme në dy edicionet e kaluara.
Zona e përgjithshme e planifikuar e ekspozitës për ndërmarrjet në në këtë edicion të tretë është 360 mijë metra katrorë, 60 mijë metra katrorë më shumë se në edicionin e mëparshëm.
Katër zona të reja për shëndetin publik dhe parandalimin e epidemive, ruajtjen e energjisë dhe mbrojtjen e mjedisit, transportin inteligjent, si dhe mallra sportivë dhe gara do të jenë pjesë e ngjarjes, sipas Sun, i cili tha se numri i ndërmarrjeve kryesore pjesëmarrëse e ka tejkaluar atë të edicioneve të mëparshme ku do të paraqesin shumë produkte dhe teknologji të fundit që do të debutojnë për herë të parë.
Për ekspozitën e këtij viti, disa ceremoni nënshkrimi dhe shfaqje do të mbahen në internet për të lehtësuar pjesëmarrjen për shkak të shpërthimit të ri të koronavirusit.
Prodhuesi kryesor i gomave Michelin do të marrë pjesë në CIIE-në e këtij viti për herë të parë pasi vizitoi dy ekspozitat e mëparshme.
"CIIE-ja është ekspozita e parë e nivelit kombëtar në të gjithë botën që përqendrohet tek importi dhe një përparim në tregtinë ndërkombëtare", tha Kamran Vossoughi, president dhe kryeekzekutivi i “Michelin Greater China”.
Joerg Uwe Hille, nga “Carl Cloos Schweisstechnik”, një kompani saldimi me qendër në Gjermani me mbi 100 vjet histori, tha se shfaqja në internet ishte produktive pasi ofronte informacione të dorës së parë.
"CIIE-ja siguroi një platformë kaq të shkëlqyer për ne për të formuar marrëdhënie biznesi dhe kontrata. Ne do të zgjerojmë stendën tonë të ekspozitës në 100 metra katrorë këtë vit," tha Hille.
Autoritetet në Shangai kanë punuar së bashku për të modernizuar procedurat e zhdoganimit dhe me kosto më të ulëta për ndërmarrjet duke qëndruar vigjilent për parandalimin dhe kontrollin e epidemisë për ekspozitën e këtij viti.
Më shumë se një ekspo
Dy ekspozitat e kaluara kanë dëshmuar se ngjarja është një dritare e shkëlqyer për lojtarët botërorë për t'u futur në tregun kinez dhe gjithashtu një dëshmi e angazhimit të Kinës për hapjen dhe zhvillimin cilësor.
"Ne kemi përfituar shumë nga CIIE-ja e vitit të kaluar," tha Naoko Hase, shefja e sektorit të strategjisë së korporatave në “Shiseido China” Ajo tha se kompania ishte e lumtur me rezultatin edicionint të kaluar të CIIE-së. Shiseido nënshkroi një Memorandum Mirëkuptimi trevjeçar me Zyrën e CIIE-së në verë, që do të thotë se kompania do të marrë pjesë në ngjarjen vjetore për tre vitet e ardhshme.
"Pandemia COVID-19 nuk ndikoi në besimin e Shiseido-s për tregun kinez dhe ne do të forcojmë më tej investimet në Kinë në të ardhmen," tha ajo, duke shtuar se kompania në mars njoftoi se do të nisë një qendër kërkim-zhvillimi në Shangai.
Gjiganti kozmetik japonez do të shfaqë markën luksoze “Ginza” për herë të parë në pjesën kontinentale të Kinës dhe do të ekspozojë një markë të sapopublikuar të kujdesit të lëkurës “BAUM” jashtë Japonisë për herë të parë gjatë kësaj CIIE-je, tha Hase.
Gjiganti francez i ushqimit Danone ishte ndër të parët që nënshkroi një kontratë afatgjatë me Zyrën e CIIE-së. Kompania hapi një qendër të re kërkimore shkencore në Shangai në verë, duke demonstruar besimin e saj të vazhdueshëm në tregun kinez.
Bruno Chevot, shefi i “Danone Early Life Nutrition”, tha se qendra e re do të mundësojë që kompania të punojë ngushtë me sektorin publik dhe privat kinez, universitetet dhe profesionistët për të shpejtuar novacionin. "Rezultatet e kërkimit tonë këtu nuk do të përdoren vetëm në Kinë, por gjithashtu do të eksportohen në pjesën tjetër të botës," tha Chevot.
Duke përshëndetur Kinën si tregun e dytë më të madh global të Danone-s, Chevot theksoi se shitjet në tregun e vendit kontribuuan në gati 10 për qind të shitjeve globale të Danones në vitin 2019.
"Hapja e qendrës dhe angazhimi ynë për CIIE janë dëshmi të Kinës dhe forcës dhe aftësive të Shangait si një qendër novacioni dhe qendër ekonomike", tha Chevot, duke theksuar se Danone do të sjellë rezultatet e saj më të fundit të novacionit dhe kërkimit shkencor në CIIE-në e këtij viti.
Barometër tregu
Si ekspozita e parë kombëtare në botë me temë importin, CIIE-ja është bërë një kartëvizitë e hapjes së Kinës në masë. Ndërsa bota ende po përpiqet të rimëkëmbet nga pasojat e pandemisë COVID-19, CIIE-ja e tretë do të injektojë besim në ekonominë e ngadaltë globale.
CIIE-ja e vitit të kaluar regjistroi një pjesëmarrje nga 181 vende, rajoneve dhe organizatave ndërkombëtare me mbi 3800 ndërmarrje. Ndërkohë, u arritën gjithsej 71.13 miliardë dollarë amerikanë marrëveshje për blerjen e një viti të mallrave dhe shërbimeve gjatë CIIE-së së fundit, një rritje prej 23 për qind nga viti 2018.
Rajat Agarwal, president i Henkel Greater China, e konsideron CIIE-në e tretë si një tregues pozitiv të besimit në rritje të tregut.
"Falë politikave mbështetëse të qeverive qendrore dhe vendore për rritjen e konsumit dhe për të aktivizuar tregun, ne po shohim që ekonomia kineze po kthehet në rritje të qëndrueshme pas COVID-19", tha Agarwal.
PBB-ja e Kinës në periudhën Prill-Qershor u rrit 3.2 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke u kthyer nga një tkurrje prej 6.8 për qind në tremujorin e parë. Tkurrja në sektorin e shitjes me pakicë ra ndjeshëm, ndërsa tregtia e jashtme në gjysmën e parë tejkaloi pritshmërinë.
Sipas një parashikimi të FMN-së, Kina do të jetë e vetmja ekonomi ndër ekonomitë kryesore që do të ketë një lexim pozitiv vjetor të PBB-së.
Kërkesa në rritje e konsumatorëve kinezë për mallrat e importuara ka nxitur më shumë kompani të huaja të marrin pjesë në CIIE dhe të sjellin produkte të përshtatura për nevojat e konsumatorëve të vendit.
Zheng Liyan, menaxhere e përgjithshëm i “Sangduoshi International Trading”, një importues i pijeve italiane, vendosi të rregulloje një shishe të vogël vere për tregun kinez pasi mori pjesë në CIIE-në e vitit të kaluar.
"Na u tha që shumica e konsumatorëve kinezë nuk ishin të njohur me pijet alkoolike italiane dhe është më e lehtë të bësh përparim me shishe më të vogla - një mësim që kemi mësuar nga CIIE-ja," tha ajo.
Pavarësisht ndikimit të COVID-19, kompanitë e huaja janë ende optimiste për potencialin afatgjatë të tregut kinez.
"Kina është një nga tregjet më tërheqëse për Henkel dhe luan një rol strategjik në biznesin tonë global", tha Agarwal.
"Henkel mezi pret të marrë pjesë edhe një herë në CIIE dhe të ketë mundësinë për t'u angazhuar më ngushtë me konsumatorët dhe partnerët në Kinë në këtë ngjarje kryesore", tha Agarwal. (Albana)