Marrja e një kredie për bizneset që duan të investojnë është vështirsuar mjaftueshëm kohët e fundit. Bankat e nivelit të dytë kanë shtrënguar kushtet për dhënien e kredive të tilla.
Sipas Bankës së Shqipërisë, bankat e nivelit të dytë ndjehen të rrezikuara nga pandemia dhe kërkojnë më shumë kolateral nga bizneset, dhe nuk japin sasinë e kërkuar për kredi. Lehtësim ka pasur vetëm tek zgjatja e maturitetit maksimal të kredisë së akorduar për bizneset. Sipas Bankës së Shqipërisë një situatë e tillë do të vijojë edhe për muajit e ardhshëm.
Në raportin e Bankës së Shqipërisë për aktivitetin kreditues të bankave të nivelit të dytë,thuhet se: “Për tremujorin e fundit të vitit 2020, bankat presin që të vijojë shtrëngimi i standardeve të kreditimit për bizneset, duke qenë më evident në kategorinë e bizneseve të mëdha, si edhe në kreditë për financimin e investimeve. Shtrëngimi i standardeve të kreditimit për bizneset u ndikua nga perceptimi i bankave për rrezik të shtuar lidhur me situatën ekonomike e perspektivën për të, si edhe me aftësinë paguese të kredimarrësit”.
Në një intervistë për Report TV, eksperti i ekonomisë Klodian Muço thotë se kjo situatë ishte e pritshme, por është tregues negativ fakti që biznesi e ka të vështirë të marrë kredi për investime.
“Duke mos ditur se çfarë do të ndodhë nesër, kur shumë biznese janë në vështirësi, bankat kanë tendencën të frenojnë apo të rrisin garancinë për dhënien e kredisë, duke u bërë më tepër strikte sa i përket kreditimit. Do ishte shumë mirë nëse bankat do të jepnin kredi por sa i përket investimeve dhe për hapjen e vendeve të punës, ne shikojmë që kredia në Shqipëri është më tepër drejt biznesit hipotekor, pasi njerëzit marrim më shumë kredi për të blerë banesa. Janë kredi të përqendruara në këtë aspekt dhe nuk gjenerojnë të ardhura për ekonominë”, thotë eksperti i ekonomisë Klodian Muço.
Sipas BSH,nga ana tjetër kredia për individët është lehtësuar si ajo konsumatore ashtu dhe ajo për blerje banese. Pozitiv është fakti që Banka e Shqipërisë nuk raporton për rritje të kredive me probleme edhe pse thuhet se biznesi dhe individët janë në vështirësi financiare. Raporti i kredive me probleme rezultoi i qëndrueshëm në nivelin 8.1% edhe për muajin gusht.
Ndërkohë Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, Nikolin Jaka, shprehet kundër ashpërsimit të kushteve të kreditimit nga sistemi bankar për bizneset që duan të investojnë. Sipas tij një pengesë e tillë është hasur edhe nga ato kompani që kanë aplikuar për programin e kredive me garanci sovrane. Duke folur për televizionin A2, Jaka shprehet se:
“Sistemi bankar duhet të ulet në tryezën e duhur dhe me formulën e duhur sepse bankat duhet të falenderojnë ata sipërmarrës që në këto kushte kë rkon të jetë pjesë e kredimarrjes. Duke parë dhe prononcimin e fundit të bankës së Shqipërisë, i bie që bankat e nivelit të dytë akoma nuk po reflektojnë për të orientuar qartësisht politikat e tyre për të që në në ndihmë të sipë rmarrjes dhe zhvillimit ekonomik”, shprehet Jaka.
Biznesi i kërkon edhe qeverisë të bëhet pjesë e financimit të rritjes ekonomike, duke asistuar sektorët që kanë më shumë nevojë për fonde.
“Uroj që Qeveria Shqiptare të shohi një platformë reale për nxjerjen e ekonomisë dhe sipërmarrjes private nga kolapsi ku ka rë në. Ne presim një platformë të dialoguar dhe të diskutuar ndërmjet palëve të interesin në mënyrë që të shohim se kush janë mundësitë reale për të parë se cili sektor i ekonomisë performon dhe për të krijuar profilin e duhur të kë tyre sektorëve dhe mbështetjen e duhur në mënyrë që sipërmarrja të fillojë të investojë në sektorët e duhur,” shprehet Nikolin Jaka, kryetari i Dhomës së Industrisë dhe Tregtisë.
Jaka thotë se biznesi është optimist për vitin e ardhshëm, por i druhet një mbylljeje të dytë të ekonomisë, që do të ishte fatale për të.
Ndërkohë të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë se në fund të muajit gusht, portofoli i kredisë për çelje biznesesh kishte vlerën e 9 miliardë lekëve, në rënie me rreth 6.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Gjatë muajve mars, maj dhe qershor, flukset e reja të kredive për çelje biznesi kanë qenë zero, çka dëshmon se ky produkt është prekur ndjeshëm nga kriza ekonomike që solli pandemia e Covid-19.
Kredia për çelje biznesi zë një peshë modeste prej më pak se 2% e portofolit të kredisë bankare në Shqipëri. Përgjithësisht, bankat tregtare nuk mbështesin biznese pa një historik të mirëfilltë, të llojit start up. Portofoli aktual i bankave lidhet kryesisht me projekte dhe sipërmarrje të reja të bizneseve ekzistuese, që mund të jenë klientë të hershëm të bankave dhe që mund të ofrojnë garanci të lidhura me aktivitetet e tjera të tyre.
Elida Lazi/Fani