Shqipëria ka një traditë të hershme në prodhimin dhe eksportin e bimëve mjekësore dhe aromatike.Qindra hektarë sipërfaqe e kultivuar me bimë mjekësore dhe aromatike, e bëjnë Shqipërinë vend kryesor në prodhimin dhe eksportimin e këtyre pasurive natyrore. Ndërsa tregu ndërkombëtar vijon të ketë një kërkesë shuar për bimët e egra natyrale të Shqipërisë me vlera të jashtëzakonshme medicinale.

Të dhënat nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, tregojnë se më shumë se 95% e totalit të bimëve të mbledhura, në Shqipëri eksportohen. Ndër bimët mjekësore më të kërkuara nga tregjet e huaja është sherebela, krahas rigonit e livandos.

3/4 e sherebelës së importuar nga SHBA është me origjinë nga Shqipëria.

Sipas statistikave zyrtare, në periudhën janar-qershor 2020 vlera e eksportit të bimëve medicinale ishte rreth 1.9 miliardë lekë, ndërsa trendi i rritjes po vijon edhe gjatë muajve në vijim.

Krahasuar me 6- mujorin e parë të vitit 2016, eksportet e bimëve mjekësore shënuan vlerën 1.3 miliardë lekë, në vitin 2017 u eksportuan bimë mjekësore u ulën në vlerën 1.2 miliardë lekë dhe në vitin 2019, eksportet u rritën në vlerën e rreth 1.5 miliardë lekëve.

Bimët mjekësore dhe aromatike (BMA-të) janë një sektor tradicionalisht i orientuar nga eksporti, me tregje të zhvilluara dhe potencial të mirë për rritje.

Shqipëria bën pjesë në grupin e 25 eksportuesve kryesorë të Bimëve Mjekësore Aromatike. Eksporti i këtyre bimëve arrin gati 20% të totalit të eksporteve bujqësore të Shqipërisë.

Produktet më të rëndësishme të eksportit janë sherbela, rigoni, trumza, livando,etj.

Fermerët dhe sipërmarrjet që merren me këtë aktivitet, po shohim me shumë interes vitet e fundit jo vetëm rritjen e grumbullimin e bimëve mjekësore aromatike por edhe përpunimin e tyre për eksport, që siguron të ardhura më të mëdha ekonomike.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, bën të ditur se, është regjistruar një fluks i vogël, por në rritje i eksportit të vajrave esenciale, si edhe një rritje e kapaciteteve përpunuese në vend për bimët mjekësore dhe aromatike.

Për ekspertët e fushës bimët medicinale “Made in Albania” janë një nga sektorët enede të pashfrytëzuar në ekonomik. Nga eksporti i tyre buxheti i shtetit përfiton të paktën 45 milionë dollarë në vit, shprehen eskpertët. Ndërsa janë një burim i madhe potencila për punësimin e të rinjve kryesisht në zonat e thella rurale të vendit dhe për nxitjen e investimeve në agropërpunimin e tyre që aktualisht është në hapat e para.

Filip Gjoka një nga sipërmarrësit kryesorë në këtë sektor shprehet se “Vitet e fundit, zgjerimi i mbështetjes së qeverisë për sektorin e Bimëve Mjekësore dhe Aromatike përmes Skemës Kombëtare të subvencionimit apo programit IPARD ka dhënë impakt pozitiv në rritjen e investimeve private pore dhe në lehtësimin e burakracive të theksuara veçanërisht në marrjen e lejes së vjeljes së këtyre bimëve nga bashkitë”.

Sipas tij investimet e reja kanë bërë që kjo industri fitimprurëse të jape gradualisht frytet e veta, në buxhetin familjar dhe ekonominë e vendit.

“Në kemi një kapacitet prej 12 mijë tonë bimë eksporte por realisht kapaciteti i prodhimit në Shqipëri kalon 120 mijë tonë bimë. Që sjell 45 milionë dollar në vit por mundësitë janë për të sjellë 120 milionë dollarë në buxhet” shprehet Gjoka.

Të dhënat nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, 1/5 e familjeve rurale në zonat malore janë përfshirë në veprimtari që sjellin të ardhura nga Bimët Mjekësore Aromatike, në mbledhje,e kultivim, ose veprimtari tjetër në zinxhirin e vlerës së BMA-ve.

Për sa i përket shtrirjes gjeografike është e qartë se qarku i Shkodrës radhitet i pari për pjesën që zënë BMA-të në të ardhurat e fermave familjare, i ndjekur nga Elbasani dhe Kukësi.

Të dhënat në nivel rrethi tregojnë se numri i fermerëve të përfshirë në veprimtaritë e BMA-ve është shumë i lartë në Malësinë e Madhe (62,3%), Kukës (48,6%), Kolonjë (41,4%) dhe Librazhd (38,8%)4

Ndërsa rreth 90% e fermerëve që kultivojnë BMA ndodhen në qarkun e Shkodrës (kryesisht Malësi e Madhe)

Zona të ndryshme dallojnë për Bimë Mjkësore Aromatike tipike. Kështu nëse do të marrim Shkodrën ajo shquhet për sherbelën e famshme, nëse do të marrim Gramshin shquhet për livandën, nëse marrim Delvinën është për rigonin, Lumi i Vlorës është për trumzën. Në veri më shumë është dëllinja kuqe, dëllinjë e zezë është boronica. Boronica e Tropojës është sot nga më të kërkuarat nga tregu vendas dhe ai i huaj.

Por sfidë për këtë industri janë pajisja me makineritë e teknologjisë së fundit për të kryer grumbullimin dhe paketimin e bimëve, që do të rrisin vlerën e eksporteve.

Shqipëria është një furnizuese e rëndësishme e lëndës së parë dhe pjesërisht të përpunuar për shumë industri të BE-së dhe SHBA-së në sektorë të ndryshëm (industria e ushqimit dhe pijeve, kujdesi shëndetësor, kozmetika dhe parfumet, aditivët etj.);

Ndërkohë që rritja e eksporteve është e nxitur nga një kombinim i ofertës në rritje (kryesisht nëpërmjet shtimit të sipërfaqes së kultivuar të BMA-ve) dhe kërkesës në rritje në tregjet botërore. Eksportet përbëhen kryesisht nga Bimët Mjekësore Aromatike të papërpunuara - vetëm një pjesë e vogël e tyre përpunohen në vajra esencialë (ose esenca etero-vajore). Ndërkohë që nuk është kryer deri më tani në Shqipëri, asnjë investim për prodhim detergjentesh, produktesh kozmetike ose barnave industriale me bazë Bimët Mjekësore Aromatike.

Biodiversiteti i pasur në Shqipëri përfaqëson një potencial të rëndësishëm për zhvillimin e sektorit të Bimëve Mjeksëore Aromatike. Më shumë se 400 specie janë identifikuar si Bimë Mjekësore Aromatike të florës shqiptare, nga të cilat më shumë se 200 specie mblidhen dhe tregtohen.