Presidenti i Kinës Xi Jinping ka thënë: “ujëra e kthjellët dhe malet e harlisur mund të jenë po me aq vlerë sa edhe floriri dhe argjendi”. Rreth 17 vite më pare, gjatë vizitës së tij në fshatin Yucun, Qarku Anji, Provinca Zhejiang, kur ishte Sekretar i Komitetit Krahinor Zhejiang të Partisë Komuniste të Kinës, Xi Jinping, tashmë Presidenti i Republikës Popullore të Kinës, hidhte piketat për të ardhmen e politikës së Kinës në lidhje me ekonominë e gjelbër, riciklim, mbrojtjen e ujrave, tokës, ajrit, rehabilitimin dhe rinovimin e mjedisit, promovimin e burimeve alternative energjetike, rritjen ekonomike me metoda dhe mënyra jo – tradicionale, etj.

Sot, Kina synon zhvillim të qëndrueshëm të sektorëve të ekonomisë si bujqësia, industritë, turizmi, etj, me anë të kryerjes së veprimtari ekonomike dhe sociale, që janë miqësore me mjedisin.

Fermë e prodhimit të elektrikut me energji diellore, Ji'an,provincë Jiangxi(Foto:VCG)

Fermë e prodhimit të elektrikut me energji diellore, Ji'an,provincë Jiangxi(Foto:VCG)

Si rezultat, pavarësisht kostove të larta dhe periudhës së Pandemisë së COVID – 19, tashmë në Kinë kemi një realitet tjetër ekonomik dhe mjedisor, në të cilin jeta e qëndrueshme e banorëve dhe profili i tyre ekonomik i përmirësuar, kanë ardhur si rezultat i veprimtarive në përputhje me shkencat e mjedisit dhe ekonomisë. Pikërisht ajo ç’ka Xi Jinping parashikoi shumë vite më parë: “mjediset natyrore janë pasuri e paçmuar, pasqyrojnë ndryshim të thellë në konceptin dhe modelin e zhvillimit të Kinës dhe përfaqësojnë një përgjigje ndaj pritshmërive të njerëzve për një jetë më të mirë”, me anë të “kujdesit për mjedisin, që ofron përfitime të mëdha ekonomike, pasi mjedisi nënkupton ekonominë dhe nëse mjedis mbrohet, nga ai do merren shpërblime”, tashmë janë realitet.

Po si arriti Kina të japë shembull në botë dhe të orientojë edhe vendet e tjera në këtë drejtim, duke përmirësuar në mënyrë të ndjeshme cilësinë e jetës së qytetarëve të saj dhe duke qenë pararojë edhe në zhvillimet ekonomike në rang global?

Nga njëra anë, Konferenca e Parisit përaktoi objektivat e vendeve të industrializuara dhe në zhvillim në lidhje me emetimin e dioksidit të karbonit (CO2) dhe këto objektiva lidhen me energjinë e rinovueshme dhe me eficiencën e përdorimit të saj, ndërsa nga ana tjetër, ndryshimet klimatike dhe siguria energjetike janë të lidhura ngushtë me njëra tjetrën.

Një qendër e trajtimit të ujërave të zeza me energji diellore, Wuhu,provincë Anhui(Foto:VCG)

Një qendër e trajtimit të ujërave të zeza me energji diellore, Wuhu,provincë Anhui(Foto:VCG)

Gjendur midis këtyre dy rrymave të fuqishme që kufizojnë shumë mundësitë e zhvillimit të qëndrueshëm, Kina arriti që të gjejë rrugëdalje dhe të shërbejë si shembull për pjesën tjetër të botës, shtuar këtu që Kina importon rreth 70% të nevojave të saj për hidrokarbure dhe rreth 45% të nevojave të saj për gaz metan.

Duket se inovacioni dhe krijueshmëria, si dy tipare shumë të rëndësishme për ekonominë kineze, janë në themel të gjetjes së zgjidhjeve racionale dhe shkencore për këtë çështje.

Tashmë sektori privat në Kinë punon me përkushtim në lidhje me (1) prodhimin e energjisë së rinovueshme, (2) mjetet e teknikat a magazinimit të energjisë të të tëra llojeve dhe (3) përmirësimin e eficiencës dhe efikasitetit të përdorimit të energjisë, dhe e tërë kjo nxitur me politika të qarta nga ana e Qeverisë.

Është e qartë se energjia dhe elektriciteti janë dy gjëra jo të njëjta, por që të dy konceptet në praktikë janë burime të kufizuara, shtuar këtu edhe (1) presionin në lidhje me burimet energjetike shkaktuar nga Lufta Rusi – Ukrainë dhe (2) dëshirën dhe synimin e pothuajse të tëra vendeve të botës për shtimin e ritmit të industrializimit, duket se po bota po shkon në një drejtim që kurrë nuk është parë më parë.

Përhapja e konceptit të mbrojtjes së mjedisit, Zhejiang, provincë Jiangsu(Foto:VCG)

Përhapja e konceptit të mbrojtjes së mjedisit, Zhejiang, provincë Jiangsu(Foto:VCG)

Bota e dikurshme, ajo e perandorive, që luftonin për burime duket se ka marrë fund. Tashmë një botë e re, ajo e bashkëpunimit midis vendeve, popujve, kombeve dhe shteteve duket se po instalohet në glob.

“Prosperiteti i përbashkët”, termi i përdorur nga Xi Jinping në Forumin Ekonomik Botëror të Davos-it, disa vite më parë, e bën byrekun (e ekonomisë botërore) edhe më të madh dhe kjo bën që si globalisht e rajonalisht, ashtu edhe individualisht, për çdo shtet e komb, të kemi edhe më shumë mundësitë për përparim, zhvillim dhe qëndrueshmëri.

Në Kinë, synimi për prosperitet të përbashkët dhe për ujra të kthjellët e male të harlisura kanë përshpejtuar investimet për përmirësimin dhe garantimin e sigurisë energjetike dhe për tranzicionin nga energjia tradicionale në energjinë e gjelbër.

Është e ditur se përgjatë kësaj rruge ka edhe sfida përpara. Për shembull, tashmë flitet për centrale bërthamore të gjeneratës së katërt apo të pestë, që me një volum shumë më të vogël të ndërtesës, me përdorimin e markave të forta të betonit, që vite më parë nuk njiheshin, dhe, me perfeksionimin e përdorimit dhe mirëmbajtjes së bërthamave të materialit bërthamor, të shtohet disa herë më shumë siguria e këtyre centraleve dhe Kina e ka momentin më të përshtatshëm që të shikojë me guxim në këtë drejtim.

Fermë fotovoltaike e prodhimit të elektrikut, Luoyang, provincë He'nan(Foto:VCG)

Fermë fotovoltaike e prodhimit të elektrikut, Luoyang, provincë He'nan(Foto:VCG)

Ajo ka (1) burime te mjaftueshme financiare për ndërtimin e disa centraleve bërthamor paralelisht, ka (2) burimet njerëzore të afta për ndërtimin dhe menaxhimin e këtyre stacioneve të fuqishme të energjisë së pastër dhe ka edhe (3) vendet e përshtatshme se ku mund të ndërtohen këto centrale. Kjo mundëson ekuilibrin midis tranzicionit energjetik dhe sigurisë së energjisë. Kjo ka të bëjë edhe me sfidat e mundësitë në lidhje me energjinë (përfshirë edhe atë elektrike, përdorimi i së cilës duket se do shtohet nga dita në ditë në mbarë botën) edhe me të menduarit menduarit strategjik për arritjen e objektivit të neutralitetit të karbonit.

Në arenën ndërkombëtare, Presidenti Biden lançoi Aktin e Reduktimit të Inflacionit, që përveç të tjerash synon prodhimin në vend të energjisë së pastër, reduktimin e emetimit të CO2 dhe investimet në ndryshimet klimatike. Duket se SHBA-të rikthehen me mend në kokë dhe me këmbë në tokë te Traktati i Parisit.

Paralelisht, G7 njofton planet për të ndërtuar një klub ndërkombëtar të klimës, klub në të cilin kuptohet që ka angazhime, investime, kosto dhe ndërthurje interesash.

Duket se këto dy lëvizje të rëndësishme në arenën ndërkombëtare lidhen ngushtë me pikëpamjen e Presidentit të Kinës Xi Jinping për pasjen e “përgjegjësive të përbashkëta, por të diferencuara”, në qeverisjen globale të klimës.

Është e qartë se përballja me ndryshimet klimatike kërkon përpjekje të përbashkëta dhe angazhime konkrete në nivel global, rajonal e të çdo vendi dhe qeverie dhe patjetër edhe angazhimin e sektorit privat.

Në këto zhvillime dhe përpjekje globale, roli i Kinës dhe shembulli i saj duket se janë të vlerësuara për t’u ndjekur nga pjesa tjetër e botës.