Ekonomia e Kinës është përballur me mjedisin ndërkombëtar gjithnjë e më sfidues, si dhe me shpërthimin e shumëfishtë të pandemisë COVID-19. Qeveria kineze ndërmorri një paketë politikash dhe masash pro stabilitetit ekonomik dhe social. Ekonomia kombëtare ka kapërcyer ndikimet negative në tremujorin e parë duke treguar një rikuperim të qëndrueshëm në gjashtë mujorn e parë të vitit 2022. Ekonomia kombëtare realizoi rritje pozitive në tremujorin e dytë pavarësisht presionit në rënie në muajt e parë të vitit, ringjallja e pandemisë u frenua në mënyrë efektive, çmimet e tregut në përgjithësi ishin të qëndrueshme dhe u ruajt stabiliteti i përgjithshëm social për të mbrojtur nivelin e jetesës.

Foto:VCG

Foto:VCG

Sipas vlerësimeve paraprake Produkti i Brendshëm Bruto në gjashtëmujorin e parë ishte 56,264.2 miliardë juanë, me një rritje prej 2.5 përqind nga viti në vit. Vlera e shtuar e industrisë parësore ishte 2,913.7 miliardë juanë me një rritje prej 5.0 për qind, e industrisë dytësore 22,863.6 miliardë juanë me rritje në 3,2 përqind; dhe industrisë terciare 30,486.8 miliardë juanë, me një rritje prej 1.8 përqind. Prodhimi industrial u rrit me 3.4 përqind; i minierave u rrit me 9.5 përqind; i manifakturës u rrit me 2.8 përqind; prodhimi dhe furnizimi me energji elektrike, termike, gaz dhe ujë u rrit me 3.9 për qind. Vlera e shtuar e prodhimit të teknologjisë së lartë u rrit me 9.6 përqind. Prodhimi i automobilave me energji të re u rrit në 111.2 përqind, i stacioneve të paneleve diellore në 31.8 përqind dhe komunikimit celular u rrit në 19,8 përqind

Prodhimi i drithërave dhe blegtorisë u rrit në mënyrë të qëndrueshme. Në gjashtëmujorin e parë, vlera e shtuar e kulturave bujqësore u rrit me 4.5 përqind. Prodhimi i përgjithshëm i drithit veror ishte 147.39 milionë tonë, me një rritje për 1.434 milionë tonë më shume se ai i vitit të kaluar ose një rritje në 1.0 përqind. Në gjashtëmujorin e parë prodhimi total i të gjitha llojeve të mishit tregoi një rritje prej 5.3 përqind. Vlera e shtuar e shërbimeve u rrit me 1.8 përqind. Dhe nga këto vlera e transmetimit të informacionit, softuerëve dhe shërbimeve të teknologjisë së informacionit dhe ai i ndërmjetësimit financiar u rritën përkatësisht me 9.2 përqind dhe 5.5 për qind.

Foto:VCG

Foto:VCG

Foto:VCG

Foto:VCG

Në gjashtëmujorin e parë shitjet totale me pakicë të mallrave të konsumit arritën në 21,043.2 miliardë juanë, ose një rënie prej 0.7 përqind në krahasim me vitin e kaluar. Të grupuara sipas modeleve të konsumit, shitjet me pakicë të mallrave shënuan një rritje prej 0.1 përqind, dhe të atyre katering ranë në 7.7 përqind. Konsumi i mallrave për jetesë bazë u rrit në mënyrë të qëndrueshme. Shitjet me pakicë të drithërave, vajit dhe ushqimeve dhe ato të pijeve u rritën përkatësisht me 9.9 përqind dhe 8.2 përqind.

Investimet në aktivet fikse kanë vazhduar të rriten dhe investimet në industritë e teknologjisë së lartë dhe sektorët socialë janë rritur me ritme të larta. Në gjashtëmujorin e parë, investimi në asetet fikse arriti në 27,143.0 miliardë juanë, me një rritje 6.1 përqind krahasuar me të njejtën periudhë në vitin e kaluar. Konkretisht, në gjashtëmujorin e parë, investimet në infrastrukturë janë rritur me 7.1 përqind, në prodhimin e manifakturës me 10.4 përqind, dhe zhvillimin e pasurive të paluajtshme ka rënë me 5.4 përqind. Investimet në industritë e teknologjisë së lartë u rritën me 20.2 përqind, nga të cilat investimet në prodhimin e teknologjisë së lartë me 23.8 përqind dhe shërbimet e teknologjisë së lartë në 12.6 përqind. Investimet në sektorët socialë u rritën me 14.9 përqind, ndër të cilët investimet në shëndetësi u rritën në 34.5 përqind dhe në arsim u rritën përkatësisht me 10.0 përqind.

Importet dhe eksportet e mallrave u rritën me rritme të shpejta dhe struktura e tregtisë vazhdoi të optimizohej. Në gjashtëmujorin e parë, vlera totale e importeve dhe eksporteve të mallrave ishte 19,802.2 miliardë juanë, një rritje prej 9.4 përqind. Vlera totale e eksporteve ishte 11,141.7 miliardë juanë, me një rritje prej 13.2 për qind. Vlera totale e importeve ishte 8,660.5 miliardë juanë, me një rritje prej 4.8 për qind. Bilanci tregtar ishte 2,481.2 miliardë juanë suficit.

Foto:VCG

Foto:VCG

Indeksi i çmimeve të konsumit (CPI) shënoi një rritje me 1.7 përqind në gjashtëmujorin e parë. Të grupuara sipas kategorive të mallrave, çmimet e ushqimeve, duhanit dhe alkoolit u rritën me 0.4 për qind; produktet tekstile u rriten me 0,5 përqind; e banesave me 1.2 përqind; artikujt dhe shërbimet për përdorim të përditshëm janë rritur me 1,0 përqind; transporti dhe komunikimi u rritën me 6.3 përqind; arsimi, kultura dhe rekreacioni me 2.3 përqind; shërbimet mjekësore dhe kujdesi shëndetësor janë rritur me 0.7 përqind; dhe artikuj e shërbime të tjera u rritën me 1.2 për qind. Në gjashtëmujorin e parë numri i të punësuarve rishtazi në zonat urbane arriti në 6.54 milionë. Norma e anketuar e papunësisë në zonat urbane në gjashtëmujorin e parë ishte mesatarisht 5.7 përqind në gjashtëmujorin e parë dhe 5.8 përqind në tremujorin e dytë. Në muajin prill shkalla e papunësisë në zonat urbane ishte 6.1 përqind, me një rënie të njëpasnjëshme prej 5.9 përqind dhe 5.5 përqind përkatësisht në maj dhe në qershor.

Të ardhurat e banorëve janë rritur në mënyrë të qëndrueshme dhe raporti urban-rural i të ardhurave për frymë është ngushtuar. Në gjashtëmujorin e parë, të ardhurat e disponueshme për frymë të banorëve ishin 18,463 juanë, një rritje nominale prej 4.7 përqind. Rritja reale ishte 3.0 përqind pas zbritjes së ndikimit të çmimeve te konsumit. Të ardhurat e disponueshme për frymë të familjeve urbane ishin 25,003 juanë, një rritje nominale prej 3.6 përqind dhe një rritje reale prej 1.9 përqind pas zbritjes së ndikimit të çmimeve te konsumit. Të ardhurat e disponueshme për frymë të familjeve rurale ishin 9787 juanë, një rritje nominale prej 5.8 përqind dhe një rritje reale prej 4.2 përqind pas zbritjes së ndikimit të çmimeve te konsumit.

Megjithatë bazat për rimëkëmbjen e qëndrueshme të ekonomisë ende nuk janë konsoliduar për shkak të rrezikut të rënies ekonomike në rang global, shtrëngimit të politikave ekonomike, ndikimi i vazhdueshëm i epidemisë, konflikteve gjeo politike dhe rritja e pasigurisë.

Prof. Dr. Petraq Milo