Që nga themelimi i Republikës Popullore të Kinës (RPK), kombi kinez ka bërë hapa gjigantë në rrugën drejt zhvillimit - u ngrit në këmbë, u pasurua, u bë i fortë dhe arriti mrekullinë e zhvillimit të shpejtë ekonomik dhe stabilitetit social afatgjatë. Mrekullia e Kinës nuk ndoqi rrugët dhe modelet e zhvillimit të dizajnuara nga ekonomistët tradicionalë, por ndoqi një rrugë unike të stilit kinez, d.m.th., nga një kombinim organik i sistemit socialist dhe sistemit ekonomik të tregut. Një kombinim i tillë ishte dhe mbetet i paprecedentë në histori.

Konceptet e zhvillimit, pronësitë, sistemet e shpërndarjes, funksionet e qeverisë, mekanizmat e tregut, kontrollet, struktura industriale, struktura korporative, siguria e mjeteve të jetesës së njerëzve dhe qeverisja sociale janë specifike në atë që quhet rruga e “Socializmit me Karakteristika kineze”.

Foto:VCG

Foto:VCG

Profesor i ekonomisë, Liu Shouying në Universitetin Renmin i Kinës, analizon se si Kina ka krijuar një mrekulli të zhvillimit të shpejtë ekonomik dhe stabilitetit social afatgjatë që tërhoqi vëmendjen mbarëbotërore ndërsa u shndërrua në një vend modern. Gjatë më shumë se 40 viteve të reformës dhe hapjes, ekonomia e Kinës mbajti një normë mesatare vjetore rritjeje prej më shumë se 9% nga viti 1978 në 2019, PBB-ja e saj për frymë është rritur nga 220 dollarë në 16,117 dollarë duke u bërë ekonomia e dytë më e madhe në botë.

Partia Komuniste e Kinës (PKK), që kur mori pushtetin, është angazhuar për të transformuar një vend bujqësor në një vend industrial modern. Kështu, gjatë rritjes së saj të shpejtë ekonomike, Kina arriti gjithashtu një transformim të shpejtë strukturor, ndërsa industrializimi dhe urbanizimi i saj përparuan me shpejtësi. Kur vlera e shtuar e sektorit të prodhimit të Kinës tejkaloi atë të Shteteve të Bashkuara në vitin 2010, Kina u bë vendi më i madh prodhues në botë. Për sa i përket shkallës së urbanizimit, ajo u rrit nga 17.9% në 1978 në 60.6% në 2019. Në vetëm 4 dekada, Kina ka përfunduar procesin e industrializimit dhe urbanizimin e saj, gjë që vendeve të zhvilluara iu deshën më shumë se 100 vjet për të përfunduar, duke arritur kështu transformimin strukturor të vendit.

Foto:VCG

Foto:VCG

Foto:VCG

Foto:VCG

Një tjetër arritje e saj ka qenë kontributi i jashtëzakonshëm i Kinës në zbutjen e varfërisë. Numri i njerëzve në varfëri ra nga 878 milionë në 1981 në 9.6 milionë në 2015—vetëm kjo arriti në një ulje prej 67% të numrit të njerëzve të varfër në mbarë botën. Deri në vitin 2020, Kina nxori nga varfëria të gjitha qarqet e saj rurale, siç përcaktohen nga standardet aktuale, duke përmbushur me sukses qëllimin e madh për ndërtimin e një shoqërie mesatarisht të begatë në një mënyrë gjithëpërfshirëse.

Megjithatë, mrekullia e zhvillimit të Kinës nuk u realizua nën drejtimin e teorive ekzistuese në ekonominë e zhvillimit; teoritë ekzistuese nuk janë të mjaftueshme për të shpjeguar se si Kina ia doli në këtë hark kohor. Teoritë ekonomike konvencionale nuk mund të shpjegojnë aspekte dhe praktika unike në zhvillimin e Kinës, të tilla si institucionet me karakteristika kineze, marrëdhëniet midis qeverisë dhe tregut, politikat industriale dhe metodat e testimit institucional. Kina është me të vërtetë fusha më e madhe eksperimentale natyrore në botë për zhvillimin ekonomik.


Fakte tipike të zhvillimit të Kinës

Së pari, modernizimi i stilit kinez. Pasi PKK-ja mori pushtetin, ajo propozoi qëllimin konstruktiv për transformimin e Kinës nga një vend bujqësor në një vend industrial. Më pas, përmes eksplorimeve të “Katër Modernizimeve” në ditët e para të themelimit të “Kinës së Re” vendit iu afrua hap pas hapi modernizimi socialist. Ndërsa Kina hyri në një epokë të re, Presidenti Xi Jinping propozoi me sukses ndërtimin e një shoqërie mesatarisht të begatë në të gjitha aspektet dhe për të nisur një udhëtim të ri zhvillimor.

Foto:VCG

Foto:VCG

Foto:VCG

Foto:VCG

Së dyti, rritja ekonomike e stilit kinez. Elementë të ndryshëm, si kapitali, puna, toka dhe përparimi teknologjik, kanë kontribuar në mënyrë unike në rritjen e stilit kinez që përfshijnë: një normë të lartë kursimi, e cila solli një normë të lartë investimi dhe një sasi të madhe e investimeve të huaja direkte. Këta faktorë nxitën më tej rritjen ekonomike të Kinës duke stimuluar punësimin dhe eksportet, përhapjen e teknologjisë, etj. Relaksimi i sistemit të regjistrimit të ekonomive familjare e cila mundësoi që popullsia të vazhdojë të hyjë në qytete nga fshati dhe që industritë dytësore dhe terciare të thithin tepricën e punës bujqësore, gjë që ka përmirësuar produktivitetin e përgjithshëm të punës, duke e bërë dividentin demografik një nga nxitësit kryesorë të rritjes ekonomike të Kinës. Më tej, qeveria promovon industrializimin e shpejtë duke përdorur tokën me kosto të ulët për të tërhequr investime dhe përshpejton urbanizimin përmes kapitalizimit të tokës, duke formuar një model të "zhvillimit të bazuar në tokë".

Së treti, transformimi strukturor i stilit kinez. Nëpërmjet rrugës së saj unike të industrializimit, Kina kaloi nga industrializimi kombëtar në industrializimin rural dhe më në fund u bë "fabrika e botës". Në të njëjtën kohë, Kina ka një strukturë të veçantë ekonomike të dyfishtë sepse marrëdhënia midis zonave urbane dhe rurale ka pësuar gjithashtu një transformim. Ky ishte transformimi i marrëdhënieve urbano-rurale nga ndarja në integrim, d.m.th. nga bujqësia tradicionale në industrializimin bujqësor.

Së katërti, modeli i zhvillimit të stilit kinez. Kina ka formuar një sistem industrial kryesisht qarkullues të brendshëm, të vetë-mjaftueshëm dhe të ofertës dhe kërkesës. Që nga reforma dhe hapja, ekonomia e Kinës ka qenë gjithnjë e më shumë e varur nga vendet e huaja; hapja ndaj botës së jashtme kompensoi kufizimin e kërkesës së brendshme. Nga kriza financiare e vitit 2008, agregati ekonomik i Kinës vazhdoi të zgjerohej dhe nivelet e kërkesës së brendshme u rritën. Megjithatë, populizmi në vendet e zhvilluara perëndimore ishte në rritje, ndjenjat anti-globaliste u intensifikuan dhe varësia e Kinës nga tregtia e jashtme vazhdoi të bjerë. U bë domosdoshmëri historike për të ndërtuar një model të ri zhvillimi në të cilin “cikli i brendshëm luan një rol udhëheqës ndërsa ai ndërkombëtar dhe ciklet e brendshme nxisin njëri-tjetrin.”

Foto:VCG

Foto:VCG

Foto:VCG

Uniciteti i zhvillimit të Kinës dhe e ardhmja e ekonomisë kineze

Ekonomia e zhvillimit të Kinës udhëhiqet nga mendimi i Xi Jinping për epokën e re të ekonomisë socialiste me karakteristika kineze. Ai merr si linjë kryesore eksplorimin e rrugës së modernizimit të stilit kinez dhe shpjegon logjikën historike, logjikën praktike dhe logjikën teorike të katër mrekullive të zhvillimit të Kinës: rritja e shpejtë ekonomike, transformimi i shpejtë strukturor, zbutja e varfërisë dhe stabiliteti afatgjatë.

Metodat e ekonomisë së zhvillimit kinez përfshijnë:

Marrja e këndvështrimit të madh historik si një perspektivë analitike, domethënë, marrja e modernizimit të stilit kinez si linjë kryesore. Përvoja e zhvillimit ekonomik të Kinës duhet të përmblidhet përmes logjikës historike, logjikës praktike dhe logjikës teorike, në mënyrë që të kuptohet sistemi i ekonomisë së zhvillimit kinez.

Integrimi i perspektivave makro dhe mikro të zhvillimit. Ekonomia kineze e zhvillimit trashëgon narrativën e madhe të ekonomisë së zhvillimit vendas duke theksuar makrozhvillimin për të shpjeguar rritjen e stilit kinez dhe ndryshimin strukturor. Ai i kushton vëmendje të veçantë synimeve dhe politikave të zhvillimit të njerëzve, si dhe cilësisë dhe performancës së zhvillimit dhe manifeston me të vërtetë synimin e tij të përgjithshëm për "zhvillimin për njerëzit".

Foto:VCG

Foto:VCG

Foto:VCG

Foto:VCG

Përmbledhja e përvojës kineze dhe rafinimi i teorisë kineze, bazuar në praktikën kineze. Ekonomia e zhvillimit kinez kombinon në mënyrë organike fakte tipike, koncepte dhe kategori kryesore, analiza teorike, testime empirike dhe raste karakteristike në zhvillimin ekonomik të Kinës. Bazuar në historinë e jashtëzakonshme të Kinës prej më shumë se 70 vjetësh që nga themelimi i saj, ajo është plotësisht e aftë të arrijë rritje të qëndrueshme ekonomike në dekadat e ardhshme. Çelësi për modernizimin e vendit është qartazi realizimi i transformimit të shoqërisë.

Ekonomia kineze e zhvillimit është e përkushtuar për integrimin e teorive të saj dhe kërkon t'i promovojë ato përmes përvojës kineze, duke formuar akte normative me metoda moderne, dhe më pas duke kontribuar me njohuritë dhe zgjidhjet kineze të zhvillimit në vendet e tjera.

Së fundmi, përvoja e suksesshme e modernizimit të stilit kinez dëshmon se nuk ka vetëm një rrugë zhvillimi për të arritur modernizimin. Në të ardhmen, ekonomistët në mbarë botën do të duhet të eksplorojnë rrugë të diferencuara të modernizimit bazuar në kushtet kombëtare, me qëllim përfundimtar përmirësimin e ekonomive lokale dhe rritjen e mirëqenies.

Dr. Marsela Musabelliu