Kina është një ndër vendet që ka bërë hapa gjigandë në fushën e inovacionit dhe renditet midis vendet më të avancuara në botë në lidhje me inovacionin, krijueshmërinë, sofistikimin e tregjeve dhe sofistikimin e biznesit dhe kjo, sipas Peter Drucker, një nga shkencëtarët më të shquar në fushën e inovacionit, ka ndodhur vetëm dhe vetëm për shkak të aktivitetit të fokusuar, besimit të njerëzve te drejtimi dhe menaxhimi, dhe për shkak të dëshirës për të qenë konkurrues.

Shkencëtarët dhe specialistët e ekonomisë, industrive, teknologjisë së informacionit, diplomacisë ekonomike, etj diskutojnë me energji dhe emocion në lidhje me inovacionin, pasi ai shikohet si një fushë ku ndërthuren krijueshmëria, dëshira për sipërmarrje, kushtet e bërjes së biznesit, menaxhimi i njohurive dhe transferimi i tyre, kultura e njerëzve që merren me biznes, kultura e atyre që aplikojnë krijueshmërinë dhe inovacionin në jetën e përditshme, etj., dhe kjo është shumë e rëndësishme sepse lidhet me realizimin e produkteve dhe shërbimeve të reja dhe me përmirësimin në mënyrë të vazhdueshme të produkteve dhe shërbimeve ekzistuese dhe sjelljen e tyre në treg te konsumatorët përfundimtarë me cilësi dhe me çmime sa më të përshtatshme.

VCG

VCG

Inovacioni lidhet me krijueshmërinë dhe të dyja kanë të bëjnë me njohuritë dhe teknologjitë, kombinime të reja të cilësive dhe karakteristikave të produkteve dhe shërbimeve, metoda të reja të përpunimit, prodhimit, montimit, hyrjes në tregje të reja, mënyra të reja të përdorimit të burimeve, modele të reja biznesi, etj., dhe kjo lidhet me efektivitetin dhe efikasitetin e proceseve, procedurave, metodologjive, metodave, mjeteve, teknologjive të përfshira në procesin e prodhimit të mallrave dhe shërbimeve.

Sipas Engelberger, një ndër shkencëtarët që është marrë për shumë kohë me këtë fushë, inovacioni kërkon:

• një kërkesë të dukshme

• njerëz të aftë me teknologji të përshtatshme

• shtytje ekonomike

… dhe Kina i ka të tre këto karakteristika.

Në Kinë dhe në botë ka një kërkesë në rritje për produkte dhe shërbime inovative, Kina ka njerëzit e përkushtuar dhe teknologjinë e përshtatshme dhe në Kinë ka një nxitje shumë të madhe për inovacion për shkak të politikave mbështetëse që ndiqen nga qeveria kineze.

Në Kinë klasa politike dhe shkencëtarët kanë kuptuar më parë se në çdo vend tjetër se niveli i prodhimit nuk mund të rritet më për shkak të përdorimit të faktorëve klasikë të prodhimit si puna, toka dhe kapitali, por me vënien në përdorim të inovacionit, teknologjive të avancuara, kombinuar me një lidership demokratik.

VCG

VCG

Katastrofat natyrore dhe pandemia treguan për mbarë botën rëndësinë dhe qasjen shumëdimensionale të veprimtarive inovative për një rritje të madhe ekonomike dhe kjo u evidentua në të tërë sektorët e ekonomisë botërore.

Inovacioni është një instrument zhvillimi që luan një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në tregtinë globale, duke bërë që ekonomia botërore të fokusohet në produkte dhe shërbime me vlerë të lartë të shtuar dhe në këto zhvillime padyshim që ekonomia kineze tashmë në konkurrencë me ekonominë amerikane për vendin e parë në botë, duket se e ka topin në këmbët e saj.

Tashmë Kina është e fokusuar në: zhvillimin e sektorit të manifakturës për realizimin e produkteve dhe shërbimeve inovative dhe me cilësi të lartë; marrjen e masave të shumta nga ana e qeverisë për përgatitjen e talenteve me krijueshmëri dhe ide inovative; aplikimin e politikave mbështettëse të inovacionit në biznes, duke nxitur në një masë të konsiderueshme dixhitalizimin dhe inteligjentizimin e sipërmarrjeve vendosjen e rritjes ekonomike në një rrugë të përbashkët me përshpejtimin e inovacionit, si një simbiozë e paevitueshme... dhe të tëra këto shikohen nga ana e qeverisë kineze edhe si një mbështetje për ekonominë botërore në tërësi si dhe për ekonomitë e vendeve të varfra dhe në zhvillim në veçanti.

VCG

VCG