Ndërsa një makineri gjigante për vjeljen e panxharit të sheqerit lëvizte përmes tokës bujqësore në shkretëtirën në perëndim të provincës Minya në Egjiptin jugor, në dhjetëra kamionë bëhej ngarkimi i panxharit të korrur dhe transportimi i tyre në një fabrikë përpunimi rreth 40 km poshtë rrugës.

"Tani jemi mjaft të kënaqur me sasinë e sheqerit që marrim nga panxhari ynë. Ky do të jetë viti ynë i dytë dhe ne kemi parë një rritje prej 50 për qind të rendimentit në krahasim me vitin e kaluar, kështu që mendojmë se kemi një model shumë të mirë dhe jemi në gjendje të krijojmë një kulturë që mund të mbajë fabrikën", - tha Aaron Baldwin, menaxher i përgjithshëm i bujqësisë në “Canal Sugar”, një ndërmarrje e përbashkët 1 miliardë dollarëshe midis Egjiptit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.

Aaron Baldwin, menaxher i përgjithshëm i bujqësisë i Canal Sugar, një ndërmarrje e përbashkët 1 miliardë dollarëshe midis Egjiptit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA), pozon për një foto me një panxhar në një plantacion panxhari në një shkretëtirë të provincës Minya, Egjipt më 11 korrik 2022.

Aaron Baldwin, menaxher i përgjithshëm i bujqësisë në "Canal Sugar", një ndërmarrje e përbashkët 1 miliardë dollarëshe midis Egjiptit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA), pozon për një foto me një panxhar në një plantacion panxhari në një shkretëtirë të provincës Minya, Egjipt më 11 korrik 2022.

Projekti “Canal Sugar” synon të kthejë 50,000 hektarë shkretëtirë në tokë bujqësore për të përmbushur kërkesën e madhe të fabrikës për panxhar sheqeri. Për ta bërë këtë, gjetja e ujit të mjaftueshëm për ujitje është thelbësore.

Një korrës korr panxhar në një shkretëtirë të provincës Minya, Egjipt më 11 korrik 2022./Xinhua

Një korrës korr panxhar në një shkretëtirë të provincës Minya, Egjipt më 11 korrik 2022./Xinhua

"Ne erdhëm në mes të shkretëtirës dhe, me ndihmën e “Zhongman Petroleum and Natural Gas Group Corp., Ltd.” (ZPEC) filluam të hapnim puse eksploruese dhe më pas zhvilluam një rrjet që na lejon të fillojmë ujitjen",- tha Baldwin për agjencinë e lajmeve “Xinhua”, duke shtuar se kur të përfundojë projekti, duhet të ketë një fushë me rreth 330 deri në 350 puse.

Me mbi 150 puse uji të shpuar, sipërfaqe të mëdha me panxhar sheqeri janë shpërndarë nëpër shkretëtirë, duke ngritur kështu një fermë të madhe për të mbajtur fabrikën e përpunimit të panxharit.

“Vendi ishte thjesht një shkretëtirë kur ne filluam këtë projekt në vitin 2018, por tani ai po kthehet në një tokë bujqësore të ujitur nga puset që shpuam. Mbollëm panxhar, jonxhë dhe elb, gjë që na bën të ndihemi krenarë”, - tha Zhou Guiqiang, drejtues i mjeteve në degën e ZPEC në Egjipt.

Zhou theksoi se projekti shkon në përputhje me nismën e propozuar nga Kina "Një brez dhe një rrugë", e cila kërkon bashkëpunim të favorshëm midis pjesëmarrësve, dhe po ashtu edhe me planin e Egjiptit për t'i kthyer shkretëtirat në toka bujqësore.

Kur u vendos për herë të parë në kantier, kompania kineze e shpimit u përball me shumë sfida në lidhje me kushtet gjeologjike të zonës, por përmes kërkimeve dhe eksplorimeve të pandërprera, projekti ka ecur me qetësi, tha drejtuesi i mjeteve kineze.

“Në fillim, shpimi i një pusi na merrte rreth një muaj, ndërsa tani mund të përfundojë për rreth 14 ditë”,- theksoi ai.

"Tani kemi përfunduar më shumë se 150 puse të cilësisë së lartë, mbi 50 prej të cilëve janë në funksion dhe drejtuesit e projektit “Canal Sugar” janë të kënaqur me punën tonë",- tha Zhou.

Punëtorët e firmës kineze Zhongman Petroleum and Gas Group (ZPEC) shpojnë një pus për një plantacion panxhari në një shkretëtirë të provincës Minya, Egjipt më 12 nëntor 2018./Xinhua

Punëtorët e firmës kineze Zhongman Petroleum and Gas Group (ZPEC) shpojnë një pus për një plantacion panxhari në një shkretëtirë të provincës Minya, Egjipt më 12 nëntor 2018./Xinhua

Pasi të arrijë kapacitetin e saj të plotë, megafabrika mund të prodhojë 900,000 tonë sheqer të bardhë çdo vit. Kjo do të jetë një nxitje e rëndësishme për prodhimin e sheqerit në Egjipt, që tani qëndron në rreth 2.8 milionë tonë çdo vit.

Sheqeri është një mall thelbësor për egjiptianët. Vendi i populluar arab konsumon më shumë se 3.3 milionë tonë sheqer çdo vit.

Baldwin u shpreh i lumtur dhe i kënaqur me punën e firmës kineze të shpimit, duke thënë se ka bërë një punë të madhe dhe duke vënë në dukje se edhe fabrika e sheqerit është ndërtuar nga një kompani tjetër kineze.

Baldwin e përshkroi firmën kineze të shpimit si një nga partnerët kryesorë në zhvillimin e sistemit të ujitjes së fermës, duke pritur që ferma të prodhojë rreth 2 milionë tonë panxhar sheqeri në vit brenda tre viteve të ardhshme.

"Për mua, unë kam krijuar disa miqësi të mira dhe shoh një perspektivë të madhe për “Zhongman Petroleum and Natural Gas Group Corp., Ltd.” dhe kompani të tjera kineze këtu në Egjipt dhe Lindjen e Mesme",- tha ai. Nga ana e tij, Ahmed Soliman, një menaxher bazë i kompanisë kineze, tha se iu bashkua kompanisë në vitin 2019 dhe projektit “Canal Sugar” në fillim të vitit 2020.

"Ndihem i lumtur që marr pjesë në gjelbërimin e kësaj shkretëtire të madhe. Është si një ëndërr. Kur erdha për herë të parë këtu, nuk e imagjinoja se një ditë do të kthehej në gjithë këtë fermë të madhe",- tha egjiptiani.

Fotografia tregon një platformë shpimi pusi të firmës kineze Zhongman Petroleum and Gas Group (ZPEC) në një plantacion panxhari në një shkretëtirë të provincës Minya, Egjipt më 2 shkurt 2021./Xinhua

Fotografia tregon një platformë shpimi pusi të firmës kineze Zhongman Petroleum and Gas Group (ZPEC) në një plantacion panxhari në një shkretëtirë të provincës Minya, Egjipt më 2 shkurt 2021./Xinhua

Një makinë bujqësore ngarkon panxharët sapo të korrur në një kamion në një plantacion panxhari në një shkretëtirë të provincës Minya, Egjipt më 11 korrik 2022./Xinhua

Një makinë bujqësore ngarkon panxharët sapo të korrur në një kamion në një plantacion panxhari në një shkretëtirë të provincës Minya, Egjipt më 11 korrik 2022./Xinhua