Deklaratat e presidentit kinez Xi Jinping mbi rëndësinë e unitetit etnik dhe nxitjen e një ndjenje të fortë të komunitetit për kombin kinez gjatë vizitës së tij në Rajonin Autonom të Xinjiang Ujgurit i kanë bërë njerëzit në rajon të ndihen më të sigurt, duke pasur parasysh se duke qëndruar së bashku dhe duke ruajtur unitetin etnik, Xinjiang-u do të bëhet më i begatë dhe do të kenë një jetë më të mirë.

Ablet Tursun, një banor i komunitetit Guyuanxiang në kryeqendrën rajonale Urumqi, në apartamentin e të cilit presidenti Xi zhvilloi një vizitë, tha se kreu i shtetit kujdeset shumë për unitetin etnik në nivelin bazë, pasi ky është parakushti për një komb të pamposhtur me një të ardhme të ndritur.

Xi, i cili është gjithashtu sekretar i përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës dhe kryetar i Komisionit Qendror Ushtarak, inspektoi Xinjiang javën e kaluar dhe bëri deklarata të rëndësishme për zhvillimin e rajonit. Kjo ishte vizita e tij e parë në rajon në tetë vjet.

Presidenti Xi Jinping, gjithashtu sekretar i përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës dhe kryetar i Komisionit Qendror Ushtarak, inspekton një fshat lokal në Turpan, rajoni autonom Xinjiang Uygur i Kinës veriperëndimore, 14 korrik 2022./Xinhua

Presidenti Xi Jinping, gjithashtu sekretar i përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës dhe kryetar i Komisionit Qendror Ushtarak, inspekton një fshat lokal në Turpan, rajoni autonom Xinjiang Uygur i Kinës veriperëndimore, 14 korrik 2022./Xinhua

Ai gjithashtu vizitoi komunitetin në rrethin Tianshan në Urumqi, ku më shumë se 95 për qind e banorëve janë nga grupet etnike johane.

“E ftova të ulej në divanin e dhomës së ndenjjes, por ai insistoi që unë të ulesha i pari. Vazhdoj ta riprodhoj skenën në kokën time, sepse ky detaj i vogël tregon se ai kujdeset për njerëzit”, -tha Ablet, i cili është anëtar i grupit etnik ujgur.

67-vjeçari Ablet tha se presidenti Xi shprehu interes të madh për të mësuar rreth unitetit etnik në komunitet, i cili është i banuar nga njerëz nga grupet etnike han, hui, ujgur, kazak dhe tatar.

“Presidenti Xi më pyeti se si njerëzit nga grupe të ndryshme etnike në lagje shkojnë mirë me njëri-tjetrin. Unë i thashë se ne e shohim kujdesin për njëri-tjetrin si sjellje të natyrshme. Ashtu siç tha ai, ne jemi të bashkuar ngushtë si kokrrat e një shege që rrinë së bashku”, -tha Ablet.

Ai theksoi se fqinjët dhe familja e tij festuan së fundi Kurban Bajramin. Sipas tij, kishin ardhur njerëz nga të gjitha anët për t’i vizituar dhe për të shprehur urimet e tyre më të mira, pa marrë parasysh se cilit grup etnik i përkasin, duke treguar realisht ndjenja të ngrohta e përzemërta.

Gjatë vizitës së tij në komunitet, presidenti Xi theksoi se uniteti etnik është linja e shpëtimit për njerëzit e të gjitha grupeve etnike në Kinë dhe se të gjitha grupet etnike në Xinjiang janë anëtarë të pandashëm të familjes së kombit kinez.

“Njerëzit duhet të vlerësojnë stabilitetin dhe unitetin aktual në Kinë, me të gjitha 56 grupet etnike që qëndrojnë së bashku. Për më tepër, mbështetja e njerëzve është jetike për të siguruar stabilitetin e qëndrueshëm të Xinjiang-ut”, -tha ai gjatë udhëtimit të tij në Xinjiang, i cili tradicionalisht ka qenë shtëpia e njerëzve nga më shumë se 13 grupe etnike dhe ndan një kufi me tetë vende.

“Unë besoj se me njerëz nga grupe të ndryshme etnike në Xinjiang, që qëndrojnë së bashku dhe ruajnë unitetin etnik, rajoni do të bëhet më i begatë dhe ne do të kemi një jetë më të mirë”, -tha Ablet.

Presidenti Xi vizitoi dhe Universitetin Xinjiang në Urumqi, ndalesa e parë e turneut të tij inspektues në rajon. Kjo tregon se qeveria qendrore i kushton rëndësi të madhe zhvillimit të talenteve në rajon, tha Yao Qiang, drejtues i universitetit.

Kina është një vend i bashkuar multietnik, ku populli kinez i të gjitha grupeve etnike të bashkuar në diversitet është një tipar i spikatur. Teoritë dhe politikat etnike në vend janë të shëndosha dhe efektive, tha presidenti Xi gjatë vizitës në universitet. Ai theksoi se Kina, një vend me unitet etnik, është i pathyeshëm dhe do të ketë një të ardhme të ndritur.

Gjatë udhëtimit të tij në rajon, presidenti Xi theksoi gjithashtu se është e rëndësishme të zhvillohet një ndjenjë e fortë e komunitetit për kombin kinez dhe inkurajoi më shumë shkëmbime dhe ndërveprim midis grupeve të ndryshme etnike.

Gjithashtu, sipas kreut të shtetit kinez, vendi duhet të ndërmarrë hapa të mëtejshëm për të çuar përpara projektin që synon të krijojë një ndjenjë të fortë komuniteti për kombin kinez mes të rinjve.

“Universiteti Xinjiang synon të krijojë një sistem të zhvillimit të talenteve që mund t'i ndihmojë studentët të nxisin një ndjenjë të fortë komuniteti për kombin kinez dhe të bëhen talente që mund të marrin përgjegjësinë e përtëritjes së kombit kinez”, -tha Yao.

Zhang Jiafei, nëndrejtor i Shkollës së Marksizmit të universitetit, tha se studentët e rinj duhet të rrisin më mirë ndjenjën e komunitetit për kombin kinez. Sipas tij, falë iniciativave të tyre, ata duhet të qëndrojnë kundër separatizmit etnik dhe ekstremizmit fetar.