Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës Popullore të Kinës. Wang Yi, bëri të qartë në samitin e G20 në Indonezi se "China si anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit mban një përgjegjësi të plotë për ruajtjen e rregullave bazë të rendit aktual botëror"! Kjo deklaratë e shefit të diplomacisë kineze ishte në fakt ajo që homologët e tij të 18 vendeve të tjera e prisnin me mirëkuptim. Sigurisht nga frika se mos Pekini lidh ndonjë aleancë me Moskën, sepse de facto Kina është sjellë gjithnjë korrekt në pikëpamje të respektimit të rregullit e rendit botëror. Ndërkaq në këtë pohim të ministrit Wang Yi shprehet jo vetëm përkushtimi i qeverisë dhe presidentit të Kinës për rregullin botëror dhe respektimin e tij, por edhe qëndrimi i tyre ndaj krizave botërore në përgjithësi dhe asaj që ndodh në Ukrainë në veçanti.

Këtë angazhim qeveria kineze e sheh për momentin në dy aspekte: - Në përpjekjet e saj e të bashkësisë ndërkombëtare për të forcuar Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe në përgjigjen që i duhet dhënë krizës së ushqimit e të drithërave për shkak të bllokimit të porteve ukrainase nga ana e Rusisë në Detin e Zi. Kjo ishte mesa duket ajo çfarë dëshironin partnerët e tjerë, sidomos ata amerikanë dhe europianë, në samitin e Indonezisë.

Wang Yi takohet me homologun amerikan Anthony Blinken, Bali, Indonezi(Ministria e Punëve të Jashtme e Kinës)

Wang Yi takohet me homologun amerikan Anthony Blinken, Bali, Indonezi(Ministria e Punëve të Jashtme e Kinës)

Megjithatë ekuilibri i marrëdhënieve midis Pekinit dhe Uashingtonit është çelësi i ekuilibrit të përgjithshëm të Republikës Popullore të Kinës në çështjet ndërkombëtare. Parimisht, por së paku deri më sot edhe praktikisht, Kina është vendi që ka respektuar më së miri rregullin ndërkombëtar të parashkruar në Kartën e OKB-së dhe dokumentet e konventat e tjera të saj! Megjithëse një vend i madh me dhjetëra vende fqinjë të lidhur me kufi tokësor, Kina sot nuk ka asnjë konflikt kufitar me ndonjërin prej këtyre vendeve. Kjo bën që ajo të dallohet edhe ndër vendet me peshë shumë më të vogël për respektimin e rregullit ndërkombëtar.

Republika Popullore e Kinës është një Fuqi e Madhe globale dhe këtë tashmë e pranojnë edhe aleatët, partnerët dhe kundërshtarët ose konkurrentët e saj. E pohoi këtë fakt gjithashtu ministrja gjermane e Punëve të Jashtme, Annalena baerbock, gjatë një vizite të saj në fillim të javës në Tokio! Në samitin e fundit NATO e trajtoi Kinën si konkurrente, por jo edhe si armike të Perëndimit. Megjithatë është e domosdoshme që edhe SHBA-të të shohin te Kina një partner, me të cilin konkurrohet, por jo edhe si me një vend me të cilin mund të bëhet luftë. Nëse vendoset një ekuilibër i tillë midis Kinës dhe SHBA-ve, pra nëse vihet koncepti I konkurrencës në lidhjet e tyre, kjo ndodh shumë lehtë edhe me europianët, me të cilat Pekini ka një marrëdhënie të ngushtë partneriteti ekonomik e tregtar!

Wang Yi takohet me homologun amerikan Anthony Blinken, Bali, Indonezi(Ministria e Punëve të Jashtme e Kinës)

Wang Yi takohet me homologun amerikan Anthony Blinken, Bali, Indonezi(Ministria e Punëve të Jashtme e Kinës)

Takimi në Indonezi midis ministrit Yang Yi dhe sekretarit të Shtetit të SHBA-ve, Antony Blinken, shkoi në fakt në këtë linjë. Blinken nuk kërkoi nga Pekini dënimin me sanksione të Rusisë për shkak të sulmit ushtarak të saj kundër Ukrainës. Ai i kërkoi homologut të tij kinez distancë ndaj Moskës, gjë të cilën Pekini e ka mbajtur që prej fillimit të këtij konflikti. Kjo do të thotë se Perëndimi është e duhet të jetë i kënaqur me një lloj "neutraliteti" dhe distance që Kina mban në këtë konflikt.

Kjo do të thotë se Perëndimi duhet të jetë falënderues ndaj Kinës dhe të kuptojë se bashkëpunimi me këtë vend rrit shanset për stabilitet, paqe e siguri në botë. Është momenti kur duhet të rritet besimi reciprok midis Kinës si Fuqi Botërore dhe vendeve të tjera me ndikim në glob. Rritja e besueshmërisë do të thotë kapërcim i mosmarrëveshjeve me dialog dhe mirëkuptim. Kapërcimi i mosmarrëveshjeve është çelësi i respektimit të rendit botëror. Pra është edhe garancia për paqe, stabilitet e siguri. Ajo që i jep kuptim sigurisë dhe paqes globale është respekti i vendeve të ndryshme për njëri-tjetrin dhe pranimi i diferencave midis tyre. Kina ka një sistem qeverisjeje të ndryshëm nga Perëndimi, përkatësisht Shtetet e Bashkuara dhe vendet europiane. Por edhe në antikitet Kina kishte një sistem qeverisjeje të ndryshëm nga ai i shteteve antike europiane, si Athina e të tjera. Dinastitë kineze nuk ishin diktatura, bie fjala të llojit të faraonëve të Egjiptit apo të disa mbretërve të Greqisë së Lashtë. Për nga humanizmi dinastitë kineze i ngjanin republikës së Perikliut. I ngjanin kësisoj më shumë parimeve morale sokratiane, sesa rregullave shtetërore platoniane.

Wang Yi takohet me përfaqësuesin e lartë të politikave diplomatike dhe të sigurisë të BE-së,Josep Borrell, Bali, Indonezi(Ministria e Punëve të Jashtme e Kinës)

Wang Yi takohet me përfaqësuesin e lartë të politikave diplomatike dhe të sigurisë të BE-së,Josep Borrell, Bali, Indonezi(Ministria e Punëve të Jashtme e Kinës)

Kjo diferencë e qeverisjes në histori ka ndikimin e vet edhe sot në Republikën Popullore të Kinës dhe pikërisht për këtë arsye ajo duhet të respektohet nga bota e qytetëruar. Presionet e jashtme për ndryshime nuk i japin kuptim as stabilitetit, as paqes e sigurisë në Kinë e më gjerë, në Azi e në botë! Ky lloj mirëkuptimi krijon besimin midis vendeve. Dhe mirëbesimi midis Fuqive të Mëdha është njëkohësisht rend, rregull e paqe në botë!