Muri i Berlinit ra nën kushtet e një loje të ashpër dydimensionale midis SHBA-ve dhe Bashkimit të Republikave Socialiste Sovjetike. Konflikti i asaj kohe ishte ideologjik dhe lufta e ftohtë, edhe pse zgjati disa dhjetëvjeçarë, dukej se ishte e fitueshme për Perëndimin, por, pas kësaj, SHBA-të e përcollën luftën e ftohtë ndaj Kinës.

Përgjatë kësaj periudhe e deri më tani kanë ndodhur shumë gjëra në këtë botë, midis të cilave mund t’i rendisim:

Sulmet e Luksorit, Egjipt - Nëntor 1997

Lopa e çmendur, Mbretëria e Bashkuar - Pranverë dhe Verë 2001

Sulmet terroriste, Shtetet e Bashkuara të Amerikës - Shtator 2001

SARS - Nëntor 2002 - Korrik 2003

Cunami i Oqeanit Indian - Dhjetor 2004

Kriza ekonomike financiare 2008 – 2012. Vendet perëndimore

Pandemia H1N1, 2009, në mbarë botën – 2009

Tërmeti, Haiti - Janar 2010

Covid – 19 – Në mbarë botën

Lufta Rusi – Ukrainë, 2022

Këto ngjarje treguan se nuk ndodhin më brenda kufijve të një shteti dhe se askush nuk është i imunizuar dhe i pavarur nga to. Në këto raste kombet dhe shtetet e mëdha kanë përgjegjësi edhe për vendet, kombet, e komunitetet e vogla.

VCG

VCG

Si në kohë paqeje, ashtu dhe në kohë të vështira, kur zhvillimi i qëndrueshëm dhe prosperiteti i përbashkët vihet në vështirësi dhe rritja ekonomike kompromentohet, është e rëndësishme që njerëzimi të fokusohet vlerat e përbashkëta dhe jo në veçoritë që na ndajnë më tej.

Si për Kinën, ashtu dhe për SHBA-të është shumë e rëndësishme që të ecin më ritme të mira zhvillimi dhe rritjeje ekonomike, për shkak të angazhimeve si brenda vendit, ashtu dhe jashtë tij, dhe kjo u jep të dy vendeve më të fuqishme të botës që të zhvillojnë në arenën ndërkombëtare projekte madhore si për shembull projektet “Një brez, një rrugë”, “Komunitet me fate të përbashkëta të njerëzimit”, etj., që ka lançuar Kina me sukses.

VCG

VCG

Është e dukshme se Kina përbën një makinë të fuqishme politike, ekonomike, sociale, ushtarake, diplomatike, morale, etj. Është po ashtu e dukshme se gjigandët e ekonomisë botërore si SHBA, Britania e Madhe, Bashkimi Evropian, Japonia, etj., nuk mund ta shohin më botën si të ndarë në dy pjesë, në një ekran dy dimensional, ku njëra palë lufton palën tjetër. Me fuqizimin e Kinës në arenën ndërkombëtare në të tëra drejtimet, pamja e botës bëhet shumë dimensionale.

Nën këto perspektiva është e dukshme se duhet që të vendosim në një realitet të përbashkët itineraret e politikave lokale, rajonale dhe globale, për të bërë të mundur që bashkekzistenca me bashkëpunimi të jenë motivi shtytës përpara midis vendeve dhe kombeve, aq më shumë midis Kinës dhe SHBA-së.

Kohët e fundit, në mjediset e larta në SHBA ka një prirje për të parë marrëdhëniet midis Kinës dhe SHBA-së thjesht në aspektin politik, apo thjesht në aspektin ekonomik. Nga ky këndvështrim jo racional, këta politikanë të stilit të vjetër, arrogantë dhe mendjemëdhenj, e shikojnë SHBA-në si një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar që duhet patjetër të fitojë mbi konkurrentët, për të bërë sa më shumë para, një mendësi kjo e rrezikshme për SHBA-të, që nëse ndiqet në fund të fundit do i çojë SHBA-të në një qorrsokak.

VCG

VCG

Duket se SHBA po gjendet përballë një zgjedhjeje. Të shikojë marrëdhëniet me Kinën si dy dimensionale, apo si shumë dimensionale. Mentaliteti dydimensional mund të çojë në një përballje SHBA – Kinë me supozimin se SHBA ka një farë epërsie ushtarake, por hegjemonia e armatimit nuk është e përhershme dhe për këtë shkak kjo epërsi nuk mund të zgjasë përgjithmonë. Kina nga ana e saj është duke modernizuar në mënyrë shumë të shpejtë dhe të sigurt forcat e saj.

Marrëdhëniet Kinë – SHBA nuk janë dhe nuk duhen konsideruar në asnjë mënyrë si një dyluftim për të fituar sa më shumë pikë në një lojë tenisi apo pingpongu, ashtu siç u trajtua Lufta e Ftohtë midis SHBA-së dhe Bashkimit Sovjetik. Marrëdhëniet Kinë – SHBA janë shumëdimensionale dhe të ndërvarura. Të dy vendet janë partnere të rëndësishme tregtare për njëri tjetrin dhe lidhjet e shumta sociale tashmë kanë orientuar më shumë një kohezion ndërveprues.

Shtetet e Bashkuara dhe Kina janë thellësisht të ndërvarura në tregti, fushë në të cilën të dy vendet lëvrojnë më shumë se gjysmë trilion dollarë çdo vit. Shkëputja e marrëdhënieve tregtare SHBA – Kinë do ishte marrëzi. Tashmë Kina është partner tregtar i rëndësishëm edhe për Bashkimin Evropian, Britaninë e Madhe, Japoninë, etj.

Paralelizmi që ka Kina dhe SHBA-ja në forcimin e marrëdhënieve me vendet e tjera shfaqet interesant në arenën ndërkombëtare dhe kjo duhet parë me këndvështrimin pozitiv, pasi zgjerimi horizontal në fund të fundit çon në më shumë mundësi tregtie, investimesh dhe zhvillimi të qëndrueshëm, por nëse SHBA-ja do të përpiqet që këtë zgjerim horizontal ta suportojë për efekt të konkurrencës me Kinën, do e vuajë shumë rëndë në aspektin financiar dhe më tej në aspektin politik.

VCG

VCG

Në arenën ekonomike dhe financiare ndërkombëtare tashmë pushteti është i shpërndarë në disa pole, ku lojtarët më të mëdhenj nuk janë thjesht Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, por shtetet të tilla si SHBA, Kina, Britania e Madhe, Bashkimi Evropian, Japonia, etj. Edhe në lidhje me çështje të tilla si ndryshimet klimatike, pandemitë, katastrofat natyrore, etj, asnjë shtet i veçantë nuk ka kontrollin e situatës, pasi në lojë ka shumë më shumë aktorë joqeveritarë, që luajnë rol të fuqishëm. Asnjë vend nuk mund të zgjidhë i vetëm çështje të tilla transacionale si ndryshimet klimatike, pandemitë, katastrofat natyrore, etj.

Duhet theksuar se Kina nuk përbën aspak ndonjë kërcënim për Perëndimin dhe specifikisht për SHBA-të në lidhje me ideologjinë dhe politikën e brendshme. Kina nuk synon të eksportojë model, pasi respekton të drejtën e çdo populli dhe vendi për të zgjedhur formën dhe mënyrën më të mirë të drejtimit të vendit, nën të cilën qytetarët e ndiejnë vehten sa më të përmbushur.

VCG

VCG

Duket se SHBA dhe Kina janë ngërthyer pashmangshmërisht, njëkohësisht, në një bashkëpunim të pandalshëm dhe të pazëvendësueshëm, krahas rivalitetit dhe konkurrencës. Është shumë e rëndësishme që të kuptohet se Kina, me territorin, burimet natyrore, popullin e saj, është një makinë gjigande, e cila mund të përballet me secilin shtet tjetër individualisht, por ky nuk është synimi i Kinës moderne për sot dhe për të ardhmen e largët dhe duket se tashmë në arenën globale është momenti për më shumë besim te njëri tjetri dhe për më shumë hapësirë për njëri tjetrin. Vetëm kështu do të mund të përballemi me vështirësitë që na sjell përballë zhvillimi i përbashkët. SHBA dhe Kina tashmë duket se kanë hyrë në një rrugë të rëndësishme partneriteti, që po i zë vendin gradualisht mentalitetit të luftës së ftohtë që duket se ekziston vetëm për hir të principeve të kohës së shkuar.

Nga: Dr. Enriko Ceko