Nga Colin Speakman - ekonomist nga Britania e Madhe dhe një mësues ndërkombëtar i specializuar në Kinë.

Lajmet për bllokimet në Shangai këtë muaj më sjellin shumë kujtime të kohës sime në qytetin më të madh të Kinës dhe qendrën kryesore financiare. Kam jetuar atje për shumë vite dhe isha ende atje kur Covid 19 u zbulua në Wuhan (Uhan) dhe “ishte nisur” për në Londër pak para Festivalit të Pranverës në 2020-n. Ishte e qartë që në fillim të vitit 2020 nga Kina se do të nevojiteshin masa të forta për të frenuar virusin dhe pashë të dhëna inkurajuese për numrin shumë të ulët të vdekjeve falë të gjitha masave që Kina po merrte atëherë. Kur mbërrita në Londër, fluturimet nga Kina po funksiononin ende, por menjëherë më pas u pezulluan. U desh pak kohë që Londra të zbatonte politika shëndetësore për të mbrojtur njerëzit e saj kundër virusit.

Ndërsa virusi u përhap në Londër, komunikimet e mia ndryshuan: nga shqetësimi se si po ia dilnin miqtë e mi në Shangai, tek këta të fundit që shqetësoheshin se si ishte situata në Londër. Këto vazhduan në forma të ndryshme në 2020-n dhe 2021-shin dhe pati mësime të rëndësishme për t'u mësuar nga politikat e suksesshme të ndjekura në Kinë. Por qasja në Londër ishte e ndryshme dhe ka mbetur e tillë në kontrast me politikat e tolerancës zero që janë në fuqi në Shangai tani.

Ndryshe nga komunitetet e stilit të vjetër të jetesës dhe komplekset shumë moderne të apartamenteve të larta në Shangai, banesat në Londër janë shumë pranë rrugëve, ku nuk kishte asnjë detyrim për të qëndruar në shtëpi.

Punonjësit mjekësorë udhëtojnë përgjatë Bundit në Shangai pasi mbarojnë punën vonë natën.Foto nga China Daily

Punonjësit mjekësorë udhëtojnë përgjatë Bundit në Shangai pasi mbarojnë punën vonë natën.Foto nga China Daily

Në vend të kësaj, iu dhanë këshilla grupeve të cenueshme - personat mbi 70 vjeç dhe ata me sistem imunitar të komprometuar - që të qëndronin në shtëpi. Të tjerët mund të ushtroheshin për periudha të kufizuara jashtë dhe të shkonin për të blerë në dyqanet thelbësore që mbetën të hapura, ndërsa shumë dyqane të tjera, duke përfshirë dyqanet e veshjeve, të pajisjeve elektronike dhe orendive shtëpiake u mbyllën. Ishte e pritshme masa për punën nga shtëpia, përveç shërbimeve thelbësore. Po ashtu edhe mësimi online, pasi shkollat dhe universitetet mbyllën dyert. Shërbimet e dërgesave në shtëpi u rritën.

Londinezët përjetuan disa bllokime, me mbylljen e të gjitha kafeneve, restoranteve dhe bareve; në periudha të tjera lejoheshin shërbimet e transportit; qëndrimi në hapësirat e jashtme etj. Qeveria u përpoq të minimizonte kohëzgjatjen e kufizimeve, mbështetur në numrin e rasteve me Covid, numrin e shtrimeve në spital dhe të viktimave. Në thelb, një qëllim kryesor ishte të mbroheshin spitalet nga mbingarkimi.

Londra nuk kishte politikë të karantinimit në ambiente të veçanta të atyre që rezultonin pozitivë për Covid 19. Në vend të kësaj, politika ishte të izoloheshin në shtëpi për të parandaluar përhapjen dhe të pranoheshin vetëm pacientët që kishin komplikime serioze; ashtu si spitalet e ngritur në Kinë gjatë pandemisë, edhe në Londër u ngritën disa spitale të përkohshme, që e morën emrin nga infermierja e famshme, Florence Nightingale. Përdorimi i vetëm i karantinës në grup ishte për pasagjerët që vinin nga vendet e caktuara, por ishte një politikë që nuk zgjati shumë.

Shangai është rreth tri herë më i madh se Londra dhe me dendësi më të madhe popullsie. Varianti Omikron mund të përhapet shumë më shpejt në ato rrethana. Një qytet kaq i mbushur me njerëz e bën të vështirë për njerëzit që kanë Covid, por nuk janë të vetëdijshëm, sepse nuk shfaqin asnjë simptomë, për t'u izoluar vullnetarisht.

Si një metropol prej 25 milionë banorësh, popullsia e Shangait është gjithashtu 36 për qind e moshës 60 vjeç e lart. Midis këtij grupi, 62 për qind e njerëzve kishin kryer dy doza të vaksinës, por vetëm 38 për qind kishin marrë një vaksinë përforcuese, që ende nuk është e mjaftueshme për të shmangur rrezikun e virusit. Nëse përhapja lihet e pakontrolluar, mund të ketë një numër të papërballueshëm vdekjesh te të moshuarit, veçanërisht ata me sëmundje kronike themelore. Është thelbësore të bëhet testimi masiv shpejt dhe të sigurohet izolimi i të infektuarve. Ky është shansi më i mirë për të frenuar dhe eliminuar virusin relativisht shpejt. Nëse jo, virusi mund të përhapet në shumë pjesë të tjera të Kinës me ndikime të rënda ekonomike dhe shëndetësore.

Politikat strikte të Kinës çuan në pak vdekje dhe në rihapjen e shpejtë të aktivitetit ekonomik, ndërkohë që Mbretëria e Bashkuar duroi një periudhë më të gjatë kur aktiviteti ekonomik ishte në depresion dhe kishte nevojë për mbështetje nga qeveria për një numër të madh punëtorësh të larguar nga puna deri në tetor 2021. Mjerisht, Mbretëria e Bashkuar regjistroi nivele të larta vdekjesh nga Covid 19 dhe një ndikim shtesë të papritur shëndetësor, që listat e pritjes për trajtime dhe operacione mjekësore janë rritur në nivele rekord. Në një moment do të ketë një hetim zyrtar për mënyrën e menaxhimit nga qeveria të pandemisë Covid 19, megjithatë që tani po përballet me akuza se autoritetet nuk kanë vepruar mjaftueshëm shpejt, ndërsa njëkohësisht kanë fituar lëvdata për programin e gjerë të vaksinimit, i cili përfundimisht lejoi heqjen e kufizimeve.

Është e vështirë të bëhen krahasime midis kulturave të ndryshme, por ndikimi i llojeve të ndryshme të bllokimeve me nivele të ndryshme të ashpërsisë së masave, nuk është domosdoshmërisht aq efektiv sa një bllokim masiv me testime masive dhe karantina. Një bllokim masiv mund të prodhojë sfida unike për vendasit, por mund të relaksohet shpejt pasi të vihen nën kontroll shpërthimi. Ndihem i sigurt se miqtë e mi në Shangai do të shohin një kthim të shpejtë në normalitet nën politikat e Kinës me tolerancë zero ndaj Covid.