Investimi për paqen në këtë atmosferë të rëndë përplasjesh e lufte, merr një dimension e vlerë të veçantë. Kina, e angazhuar tërësisht në krijimin e një klime paqësore dhe në ruajtjen e integritetit territorial të çdo vendi, vijon të afishojë e të investohet për paqen rajonale dhe globale. Lidhur me ngjarjet në Ukrainë, të cilat janë në vemendjen e gjithë botës, Kina artikulon në mënyrë të përsëritur qëndrimin e saj për zgjidhjen e kësaj çështjeje nëpërmjet dialogut, për ta afruar procesin paqësor në mënyrë sa më të shpejtë. Presidenti kinez Xi Jinping e ritheksoi këtë qëndrim të tij edhe në videotakimin e fundit me presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel dhe presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

Ishte një bisedë e komunikim i hapur e mirëkuptues, duke dhënë sinjalet se investimi për paqen, angazhimi i sinqertë dhe pa rezerva në këtë drejtim, mundëson edhe zhvillimin ekonomik, rrit nivelin e jetesës, krijon një klimë paqësore midis vendeve, çfarë i jep mundësi të gjithëve për një jetë më të mirë dhe të begatë. Kina dhe Evropa gjithnjë e më shumë po rrisin bashkëpunimin e tyre dhe kjo identifikohet në të gjitha fushat, duke kontribuar në mënyrë të ndërsjellë në një prosperitet zhvillues, por edhe një ndikim me efekte pozitive. Zhvillimi i konsoliduar i raporteve komplekse midis Kinës dhe BE-së, nuk është vetëm një e mirë e këtyre dy korpuseve të mëdha gjeografikë e shtetërorë, por është një e mirë globale me rezonancë shumë të gjerë.

CMG

CMG

Samiti i fundit rrokte një sërë temash e çështjesh të cilat dominojnë politikën aktuale. Ky samit u dominua në temën e luftës së Rusisë në Ukrainë, pasi kjo luftë ka pasoja më të gjera dhe ata po ndjehen.

Shkëmbimi i mendimeve dhe opsioneve për zgjidhjen e saj është një interes jo vetëm për Kinën dhe BE-në, por për të gjithë globin. Kina në këtë samit ritheksoi jo vetëm në pozicionin e saj si anëtare e përherëshme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, por edhe si një vend i fuqishëm e ndikim global, është në kërkim të paqes dhe ruajtjen e rendit botëror. BE-ja nga ana e vet është e interesuar që Kina të ketë gjithnjë këtë qasje dhe konstruktiviteti e sinqeriteti i këtyre marrëdhënieve, forcon garancinë e kontributit të harmonizuar në këtë drejtim.

CMG

Rritja e bashkëpunimit ekonomik Kinë-BE ka bërë që relaksimi i marëdhënieve të vijë në rritje dhe efektet pozitive të ndjehen si në Kinë, ashtu edhe në vendet e BE-së. Tashmë ky trend rritës pavarësisht kërkesës për të dominuar botën nga një fuqi e vetme, nuk mund të ndalen dhe është në shinat e një konteksti zhvillimor. Sot tregtia midis Kinës dhe BE-së kap një volum prej afro 2 miliardë euro në ditë. Në vitin 2021 në BE janë importuar mallra nga Kina në një vlerë prej 472 miliardë euro, ndërsa nga BE-ja drejt Kinës janë eksportuar mallra në vlerën e 223 miliardë euro. Në vitin 2020 Kina u bë për herë të parë partnerja e parë tregëtare e BE-së, duke zbritur nga froni SHBA-në. Rritja e krediteve të besimit për cilësinë dhe të gjithë faktorët që ndërvarin një shkëmbim tregtar, ka bërë sipas sondazheve që 68 % e ndërmarrjeve të BE-së në Kinë të shprehin optimizëm për praninë e tyre në vendin e fuqishëm aziatik dhe lider botëror.

Kina e cila vijon të thellojë reformën e hapjes dhe përmirësuar në mënyrë të dukshme klimën e biznesit vendas, por edhe atij të huaj mirëpret shtimin e kompanive evropiane për të investuar atje. Pjesa e biznesit kinez në aktivitetet e përgjithshëme të firmave gjermane, si rrjedhim i daljes së shpejtë të ekonomisë kineze nga kriza, rritet gjithnjë. Industria gjermane e automobilëve i ka rritur kapacitetet prodhuese në Kinë, por njëkohësisht ka zhvendosur edhe aktivitetet kërkimore shkencore.

VCG

VCG

Volkswageni ka hapur që në dhjetor të vitit 2020 në qytetin prej 8 milionë banorësh të Hefeit qendren zhvillimore e-mobility. Volkswageni është një prej pesë kompanive në bazë të listimit DAX, ku Kina përbën adresën më të madhe të tregut, duke realizuar më shumë se 41 % të shitjeve globale. Po kështu edhe kompanitë e tjera të makinave gjermane si Daimler dhe BMW. Kompania gjermane Infineon që ka 50.000 të punësuar, 39 % të qarkullimit e realizon në Kinë, ndërsa në Gjermani vetëm 11 %. Bashkëpunimi i ekonomisë dhe industrisë gjermane dhe evropiane me Kinën, dëshmoi se ishte një prej instrumentave kryesorë për daljen nga kriza dhe ruajtjen e biznesit të stërmadh eksportues gjerman, nga i cili varet jo vetëm mbijetesa e ekonomisë gjermane, por edhe mbijetesa e denjë e shumicës së shteteve anëtare të BE-së.

Një sërë shifrash që u sollën më sipër, por edhe rritja e fluksit të transportit hekurudhor e shpërfaqin këtë gjë në mënyrë të dukshme e të prekshme. Numri i trenave që vijnë nga Kina për në qytetet evropiane ka pësuar një rritje të ndjeshme dhe është shtuar në mënyrë eksponenciale llojshmëria e mallrave. Interesi reciprok, por edhe kreditet e besueshmërisë, bazuar në standarde e cilësi, kanë mundësuar rritjen e komunikimit ekonomik. Prezenca e Kinës në Evropë ka qënë e shtrirë pothuaj në të gjitha vendet. Numri i përgjithshëm i trenave të mallrave Kinë-Evropë është rreth 40.000. Mallrat e transportuara nga shërbimet hekurudhore ndalojnë sot në mbi 150 qytete të 22 vendeve evropiane. Dy tregje të mëdha globale në rritjen e komunikimit e bashkëpunimit midis tyre kanë treguar se i sjell më shumë faktorë sigurie rimëkëmbjes së ekonomisë botërore. BE-ja ka parë një rritje të pranisë së Kinës edhe në Ballkanin Perëndimor. Ndikimi ka ardhur krahas të tjerash përmes disa projekteve të mëdha infrastrukturore, jo vetëm si financues, por edhe si zbatues i tyre.

Serbia kohët e fundit ka qënë adresa ku janë drejtuar një numër i konsiderueshëm projektesh, por ai nuk është kufizuar vetëm në këtë shtet. Serbia është një vend jashtë BE-së, ashtu si edhe disa vende të tjera me të cilat funksionon më së miri bashkëpunimi me Kinën.

VCG

VCG

Mjaft shtete anëtare të BE-së kanë projekte të përbashkëta me Kinën. Në Peljeshac të Kroacisë, një firmë kineze po realizon ndërtimin e një prej urave më të mëdha. Ky projekt është i financuar nga BE-ja, por i është dhënë për fuqinë realizuese e konstruktuese një firme kineze. Kina partnere kryesore në Ballkan ka Serbinë, por shtrirjen në këtë rajon përmes tregëtisë dhe projekteve të ndryshme, nuk e ka kufizuar vetëm këtu. Kësisoj eksporti dhe importi i mallrave midis Kinës dhe Shqipërisë është në të njëjtin nivel përqindjeje me atë që zhvillohet midis Kinës dhe Serbisë, 9 % eksport dhe 2 % import.

VCG

VCG

Periudha janar-shkurt tregoi një rritje me 15 % të volumit të shkëmbimeve midis Kinës dhe vendeve të BE-së, pa shënuar këtu vendet e tjera të kontinentit evropian. Kjo frymëmarrje e re e komunikimit zgjerohet gjithnjë e më tepër në kushtet e sigurisë e paqes globale, duke u bërë një e mirë e përgjithshme. Këtu u këmbëngul si një parakusht zhvillimi edhe në videotakimin e fundit Kinë-BE, i cili tërhoqi jo vetëm vëmendje kino-evropiane, por vëmendje globale. Interesat thelbësore të Evropës janë të ndërlidhura shumë me zgjidhjen sa më të shpejtë të krizës në Ukrainë.

Presidenti kinez Xi Jinping paraqiti një propozim prej katër pikash për të zgjidhur situatën e krijuar. Duke ripohuar qëndrimin e konsekuent e të qartë të palës kineze, jo vetëm për një armëpushim, por edhe një paqë afatgjatë në Evropë, presidenti Xi theksoi se duhet që: Të nxiten përpjekjet për paqe nepërmjet bisedimeve, të parandalohet përshkallëzimi i krizës humanitare, të vendoset një paqe afatgjatë në kontinentin euroaziatik si dhe të parandalohet zgjerimi i konfliktit.

Takimi përmes videos i Presidentit Xi me liderët evropianë, ku u gjetën dakordësi në shumë pika, sidomos për kontributin në nxitjen e paqes botërore, do të krijojë një mundësi dhe frymëmarrje të re edhe në bashkëpunimin ekonomik, nga ku mundësohet një lulëzim i përbashkët.