Në vitin 1997 kur Hong Kongu u rikthye në natyrshmërinë e vet tek Kina, një pjesë e studiuesve, politikanëve dhe ekonomistëve menduan se shkëlqimi ekonomik i vendit do të venitej, do të binin shkëmbimet tregtare dhe ekonomia nuk do të kishte ritmet e saj të shpejta. Ky gjykim nuk do të vononte të çertifikohej si i gabuar dhe Rajoni i Posaçëm Administrativ i Hong-Kongut të dëshmojë se është një nga qendrat më të fuqishme ekonomike të botës, me mundësi zhvillimi e ritme që vështirë të arrihen nga vende me potenciale të mëdha ekonomike. Hong Kongu konsiderohet si një nga financat kryesore dhe qendrat e biznesit jo vetëm në Lindje, por edhe për pjesën tjetër të botës. Është një ndër 10 qendrat më të mira financiare në botë.

Nga të gjitha qendrat aziatike, niveli i jetetsës këtu është në nivelin më të lartë. Mungesa e burimeve natyrore nuk e ka penguar zhvillimin e këtij vendi, kjo falë një legjislacioini efektiv, politikave të mirëmenduara që kanë qënë atraktive dhe stimuluese dy dekadat e fundit. Zhvillimi i infrastrukturës si dhe vendondodhja e favorëshme gjeografike i kanë dhënë kësaj zone mundësinë e shkembimeve intensive tregtare, duke krijuar një aset me vlerë në ekonominë e rajonit, e cila është në fuqizim të vazhdueshëm dhe referencë pozitive në shkallë botërore. Në mesin e krizës ekonomike globale, tregu i aksioneve shënoi këtu një rritje të ndjeshme, duke treguar se bazat e zhvillimit në Hong Kong janë të fuqishme e të stabilizuara.

Mbrojtja e sigurisë kombëtare HKSAR (CMG)

Mbrojtja e sigurisë kombëtare HKSAR (CMG)

Hong Kongu publikoi më shumë se 50 % aksione më tepër se bursa e New Yorkut. Ndryshe nga çfarë u propogandua nga shumë media perëndimore se kthimi i Hong-Kongut me Kinën do të dëmtonte këtë vend, ka ndodhur e kundërta. Zhvillimi ka qënë me ritme sfiduese . Hong Kongu i vendosur përgjatë brigjeve jugore të Kinës, është një Rajon që ka një nivel të lartë autonomie dhe mbështetur mbi kulturën e zhvillimin shekullor, jep energjinë e nevojshme për të qënë në krye të zhvillimeve.

Historia e tij është mbi 35.000 vjeçare dhe nga arkeologët janë gjetur artefakte paleolitike dhe neolitike që dëshmojnë qytetërimin e lashtë. Historia e këtij rajoni ka kaluar përmes perandorësh e mbretërish të shumta që kanë lënë gjurmët e tyre. Evropianët e parë kanë arritur këtu në vitin 1513. Transferimi i Hong Kongut në Kinë nga Mbretëria e Bashkuar pas më shumë se 1 shekull e gjysmë sundimi kolonial ndodhi pas Deklaratës së Përbashkët Sino-Britanike dhe që pas vitit 1997 ky Rajon qeveriset si një rajon i posaçëm administrativ i Kinës dhe ka formën e vet të qeverisjes.

VCG

VCG

Më 19 dhjetor u mbajtën zgjedhjet për Këshillin e 7-të Legjislativ, të cilat dëshmuan një frymë të re demokratike pas përmirësimeve të realizuara në sistemin zgjedhor. 4.47 milionë votues ishin të regjistruar për të shprehur vullnetin e tyre të lirë në këto zgjedhje. Duke e konsideruar qeverisjen e re, politikanët e lartë në Hong Kong u shprehën se ajo do të jetë një shprehje e një vullneti popullor dhe gjerësisht përfaqësuese e interesave të një vendi shumë të zhvilluar. Mandati i Këshillit të 7-të Legjislativ të Rajonit të Posaçëm Administrativ do të fillojë me 1 janar të vitit 2022 dhe ka një kohëzgjatje katërvjeçare me synimin për të përmirësuar jetën e njerëzve dhe për t’u shkëputur nga gjendja e tensionuar e me ndërlikime që kishte në të kaluarën.

I qeverisur mbi bazën e parimit “ Një vend, dy sisteme” Hong Kongu ka parë pas vitit 1997 integrimin e një sistemi demokratik, që ka mundësuar jo vetëm lirinë e zgjedhjes së përfaqësuesve të tij, por edhe liri të tjera bazike, që kanë ndryshuar rrënjësisht konceptin mbi demokracinë përfaqësuese dhe atë të komunikimit. Ndryshimet rrënjësore që kanë ndodhur në Hong Kong përgjatë më shumë se dy dekadave, që kur vendi arriti të shkëputej nga qënia koloni britanike, kanë të bëjnë me përplasjen midis forcave pro dhe kundër parimit “ Një vend, dy sisteme” që është në themelin e qeverisjes së pranuar nga shumica e popullsisë. Po ashtu ballafaqimi me pro dhe kundër me separatistët, me ato që synojnë e tentojnë të përmbysin pushtetin me dhunë dhe grupet pro dhe kundër ndërhyrjes së forcave të huaja, ka bërë që tensionet vërtetë të rriteshin në një periudhë të caktuar, por edhe të qartësoheshin rrugët dhe t’i jepej besimi e mbështetja e duhur parimit “ Një vend, dy sisteme”.

Votimi i së dielës së 19 dhjetorit tregoi se ligjvënësit kanë një parfaqsueshmëri të gjerë përmes shkallës së përfshirjes politike dhe konkurimit të barabartë. Shefja ekzekutive HKSAR-it Carrie Lam, deklaroi me entusiazëm se bashkëpunimi me LegCo-në e re është një një synim për të integruar rajonin në zhvillimin e përgjithshëm të vendit, në përpjekje të vazhdueshme për të përmisuar jetesën e njerëzve. Lam nënvizoi në deklaratën e saj të paszgjedhjeve se të gjithë kandidatët kanë përmbushur parimin e “patriotëve që administrojnë Hong Kongun”, ndërkohë që administrimet zgjedhore kanë qënë të drejta, të pastra, efikase, dhe të humanizuara.

Rajoni është mbështetur nga Kina jo vetëm në zhvillimin e sistemit demokratik, por edhe në planin ekonomik dhe shkëlqimi i Hong Kongut është vërtetë surprizues. Ekonomia e Hong Kongut ka ecur me ritme të shpejta, kjo edhe për arësye se ka qënë në një lidhje të ngushtë më gjithë zhvillimin e vendit. Politikat e qeverisë qendrore, kanë bërë të mundur që ndërmarrjet dhe ofruesit e shërbimeve në këtë rajon të përfitojnë nga zbatimi i këtyre politikave dhe afërsia me pjesën kontinentale ka qënë një mundësi më shumë. Qeveria qendrore, por edhe ajo e Rajonit po fokusohen në zhvillimin e pjesës veriore, për qënë edhe ajo një zonë metropolitane me kushte shumë të mira jetese, pune, por edhe udhëtimi. Zhvillimi i plotë i kësaj zone do të krijojë hapësirën e nevojshme për ndërtimin e më shumë se mbi 900.000 njësive banimi dhe së bashku me ato ekzistuese në distriktin “Yuen Long” dhe atë verior arrijnë në kapacitetin strehues të më shumë se 2.5 milionë banorëve.

VCG

VCG

Rritje të ndjeshme do të ketë në vendet e reja të punës, pasi nga 116.000 që janë aktualisht, me investimet dhe planet që po gjejnë zbatim, ky numër do të arrijë në 160.000 .

Administrata aktuale e Hong Kongut po punon për të promovuar më tej rolin e ri të qeverisë “ nxitës dhe promovues” të zhvillimit, gjë që e bën këtë Rajon pjesmarrës aktiv në ndërtimin e zonës së Gjirit. Parimi që ka popullin në qendër dhe favorizon qytetarët nga arritjet në ndërtimin e modernizimin e zonës, mbetet baza mbi të cilën udhëhiqet ekipi drejtues. Zhvillimi i Rajonit të Posaçëm Administrativ është fryt i përpjekjeve të vazhdueshme të brezave të tërë hongkongas dhe e mbështetjes së tyre nga atdheu. Jo rastësisht këtë ecuri të madhe të këtij rajoni, qarqe të ndryshme përpiqen ta kompromentojnë se i gjithë ky zhvillim dhe arritje është realizuar nga donacionet dhe bamirësia e vendeve të huaja. Lulëzimi i Hong Kongut është rezultat i mençurisë së popullit të tij, punës dhe sakrificës së madhe, por edhe vizionit e qartësisë në rrugën nga duhet ecur dhe mbështetjes së dhënë nga Kina. Prirja për t’u integruar në atdhe, për të dhënë një kontribut më të madh për vendin sigurisht që do i krijojë hapësirë më të madhe zhvillimi.

Zgjedhjet e fundit i japin qeverisjes së Hong Kongut një dimension më të madh demokratik dhe pavarësisht ndërhyrjeve, procesi që ka në bazë demokracinë dhe votën popullore do të thellohet edhe më tej. Rifitimi i sovranitetit në vitin 1997 solli në politikën qeverisëse parimin : Një vend, dy sisteme”, duke i dhënë një hapësirë konkrete demokracisë këtu.

Gëzim Podgorica