Kina mbetet një model i suksesshëm i menaxhimit te pandemisë. Kjo u arrit përmes masave të shpejta dhe të forta në mbrojtjen, kontrollin e lëvizshmërisë, shpërndarjen e burimeve, kujdesin shëndetësor profesional dhe dezinfektimin, nën organizimin e qeverisë dhe bashkëpunimin e të gjithë aktoreve. Politikat e qeverisë synuan mbrojtjen e jetëve, ruajtjen e tregut dhe mbështetjen e ekonomisë. Masat që u morën për të parandaluar përhapjen e COVID-19 rezultuan efikase. Të dhënat e muajit dhjetor 2021 tregojnë se 56.9% e popullsisë botërore ka marrë të paktën një dozë të një vaksine COVID-19. Në rreth 8.74 miliardë doza janë administruar në nivel global. Ndërsa 34.3 milionë tani administrohen çdo ditë. Kina administron rreth 20 milion doza çdo dite. Për sa i përket dozave të vaksinave të administruara brenda vendit, Kina zë vendin e parë me 2.7 miliardë në nivel global. Ndërsa dy vendet e tjera në nivel global janë India që ka administruar 1.39 miliard doza dh SHBA që ka administruar 497.4 milion doza t vaksinave.

Numri i vaksinave të administruara në milion doza

Burimi : Our World in Data

Te rëndësishëm janë dhe dy tregues te tjerë për sa i përket përpjekjeve për të luftuar pandeminë. Janë treguesi i përqindjes se popullsisë së vaksinuar dhe treguesi i numri të dozave për 100 banore. Kina ka vaksinuar ne rreth 85 përqind të popullsisë dhe zë vendin e gjashtë në bote. Kjo është një arritje e madhe në procesin e frenimit te pandemisë konsideruar numrin e lartë të popullsisë së Kinës. Ndërsa për numrin e dozave te administruara për 100 banore Kina zë vendin e gjashtë në botë me 186. doza te administruara, mbas Kubës, Kilit, Emirateve të Bashkuara, Danimarkës, dhe Mbreterisë së Bashkuar.

Përqindja e popullsisë e vaksinuar

Numri i vaksinave për 100 banorë

Burimi : Our World in Data

Një kontribut të rëndësishëm Kina ka dhënë ne nivel global ne luftën ndaj COVID-19. Kina i ka kushtuar një rëndësi të madhe bashkëpunimit ndërkombëtar në nivel të liderëve mbi bashkërendimin e politikave kundër pandemisë, ofrimit të ndihmës dypalëshe dhe shumëpalëshe për vendet e tjera të prekura, ndarja e informacionit, partneriteti publik – privat, etj. Që nga shpërthimi i pandemisë, Në ceremoninë e hapjes së Asamblesë së 73-të të OBSH-së, presidenti i Kinës Xi ka theksuar se viruset nuk respektojnë kufijtë dhe pandemitë nuk respektojnë racat. Liderët kinezë i kanë kushtuar rëndësi të madhe bashkëpunimit ndërkombëtar në lidhje me politikën kundër pandemisë. Kina është përpjekur të shkëmbejë pikëpamjet me liderë të huaj dhe drejtues të organizatave ndërkombëtare mbi masat e përbashkëta parandaluese dhe kontrolluese. Gjithashtu ka ndarë në mënyrë aktive informacionin mbi pandeminë me komunitetin ndërkombëtar, falë dhe avantazhit në teknologjinë e komunikimit. Përveç kësaj, universitetet dhe spitalet morën pjesë aktive në shkëmbimin e përvojave.

Në kuadrin e ndihmës dypalëshe, Kina ka ofruar në mënyrë aktive ndihmë për vendet e tjera të prekura duke përfshirë sigurimin e fondeve dhe materialeve mjekësore, dhe dërgimin e ekipeve mjekësore. Qeveria kineze vendosi një stimul në mbështetjen e ndërmarrjeve të eksportit të materialeve mjekësore, për të përmbushur kontributin e saj në parandalimin global të epidemisë. Në kuadrin e ndihmës shumëpalëshe, Kina ka marrë pjesë aktive në bashkëpunimin ndërkombëtar përmes kontributit në Organizatën Botërore të Shëndetësisë, në Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe Bashkimin Afrikan. Modeli i partneritetit publik-privat ka synuar mobilizimin në mënyrë aktive të institucioneve dhe aktorëve të ndryshëm privat për të mbështetur përpjekjet globale kundër pandemisë. Rrjeti i OJQ-ve të Kinës për shkëmbimet ndërkombëtare (CNIE), shoqata më e madhe kineze e organizatave sociale ndërkombëtare nisi aksionin e përbashkët "rruga e mëndafshit dhe një familje” për të luftuar kundër pandemisë. Duke qenë se prioriteti i parë qëndron në adresimin e sfidës humanitare, është thelbësore të forcohet solidariteti global për të bashkëpunuar për të mposhtur pandeminë dhe për të përmirësuar qeverisjen globale të shëndetit publik. Prandaj, bashkëpunimi midis vendeve të mëdha, është ende mënyra themelore për të luftuar efektivisht kundër COVID-19.

Kina po luan një rol të rëndësishëm për të adresuar sfidat globale. Kina po e përmbush këtë premtim duke eksportuar dhe dhuruar vaksinat e saj kundër COVID-19 në më shumë se 123 vende të botës. Kina ka ofruar 1.2 miliardë doza vaksinash të gatshme. Kina ka ofruar vaksina në katër rajone gjeografike në mbarë botën. Në rajonin e Azisë janë 39 vende që kanë marrë numrin më të konsiderueshëm të vaksinave kineze. Azia ka marrë numrin më të konsiderueshëm të vaksinave kineze nga të gjitha rajonet në donacione dhe shitje. Deri më tani, kontinenti ka marrë 828 milionë doza, nga 884 milion të shitura dhe 85 milion të dhuruara. Aktualisht janë dorëzuar 66 milion doza te dhuruara. Në nëntor 2021, Presidenti Xi premtoi gjithashtu 150 milion doza shtesë për t'i dhënë bllokut ASEAN, si dhe 5 milion dollarë për fondin e reagimit ndaj COVID-19.

Amerika Latine është zona që ka marrë numrin e dytë të konsiderueshëm të vaksinave kineze. Janë 20 vende të cilat kanë marrë vaksinat kineze. Ndërsa Kina ka dhuruar vetëm 4 milionë doza në rajon, ajo ka shitur 388 milion doza dhe deri më sot, dhe ka dorëzuar aktualisht 269 milion doza. Amerika Latine luan një rol veçanërisht të rëndësishëm për zhvilluesin kinez të vaksinave Sinovac, i cili ka shitur 230 milion doza nga 823 milion doza të shitura globalisht. Në krahasim me dy zonat e mësipërme, Afrika, megjithëse janë 46 vende që kanë marrë vaksina nga Kina, ka marrë një numër më të vogël të vaksinave.

Kina ka dorëzuar 115 milion doza, nga të cilat 20 milion kanë qenë donacione. Pas Takimit të 8-të Ministror të Forumit Kine – Afrike (FOCAC) që u zhvillua më 30 nëntor 2021 Kina ka premtuar të dorëzojë 1 miliard doza të tjera vaksinash Covid-19 në Afrikë, nga të cilat 600 milion doza si donacion dhe 400 milion doza që do të sigurohen përmes prodhimi të përbashkët të kompanive kineze me kompanitë në vendet përkatëse afrikane, dhe do të inkurajojë kompanitë kineze të investojnë jo më pak se 10 miliardë dollarë në kontinent gjatë tre viteve të ardhshme. Gjithashtu do të ndërtojë 10 projekte shëndetësore dhe do të dërgojë 1500 ekspertë shëndetësorë, tha ai. Vendet e Amerikës Latine dhe Afrikës dhe Kina po punojnë në kuadër të bashkëpunimit Jug-Jug dhe Iniciativës Një Brez dhe Rrugë.

Evropa drejtë për drejtë ka marrë numrin më të vogël të dërgesave të vaksinave kineze. Deri më tani, vetëm 53 milion doza të vaksinave kineze janë dorëzuar në 10 vende evropiane, nga të cilat më pak se 2 milion janë donacione. Ndërsa në përgjithësi Kina ka shitur 120 milion doza në rajon, shumica e të cilave erdhën nga Turqia, e cila nënshkroi një marrëveshje në nëntor 2020 për të blerë 100 milion doza Sinovac. Turqia ka rishpërndarë dozat nëpërmjet donacioneve dhe shitjeve në Bosnje dhe Hercegovinë, Azerbajxhan, Shqipëri, etj. Një arsye e mundshme sepse vaksinat kineze nuk janë dërguar gjerësisht në vendet evropiane është sepse ato nuk kanë marrë ende miratimin nga Agjencia Evropiane e Barnave.

Kina ka ecur në një trajektore të mirë midis kontrollit të virusit, shpëtimit të jetëve dhe rihapjes ekonomike. Kina ka shfrytëzuar mundësitë për të dale nga kriza si dhe ka zgjeruar shkëmbimin e mallrave pavarësisht kontrollit të rreptë të COVID-19. Kina ka luajtur nje rol te rëndësishëm si furnizuesi më i madh i materialeve globale kundër pandemisë dhe ka promovuar bashkëpunimin kundër pandemisë në mbarë botën dhe rimëkëmbjen ekonomike. Ajo ka bërë gjithashtu një angazhim për t'i bërë vaksinat COVID-19 një të mirë publike globale.

Prof. Dr. Petraq Milo