Kongresi XV i Partisё Komuniste tё Kinёs inaguroi me sukses ndёrmarrjet nё menaxhim shtetёror (State Own Enterprises-SOE) duke i hapur rrugё kёshtu njё prej transformimeve mё tё mёdha nё historinё e Kinёs. Nёpёrmjet njё menaxhimi tё pёrbashkёt shtet-privat, privatizimi i ardhshёm i plotё i kёtyre ndёrmarrjeve do tё ishte mё solid. Duke patur parasysh ekonominё e Kinёs, padyshim qё ky plan mund tё quhet njё ndёr mё ambiciozёt nё botё. Gjithashtu, ky ёshtё edhe njё transformim i madh pёr ekonominё e Republikёs Popullore tё Kinёs qё siç dihet bazohej nё masё dominuese nё sektorin shtetёror, dhe gjithashtu, kjo skemё e re e menaxhimit ekonomik do tё kishte efekte ekonomike dhe psikologjike si brenda Kinёs ashtu edhe nё marrёdhёniet e saj me vendet e tjera.

Shtrohet pyetja: a vlen psh., Kina mё shumё se Brazili pёr botёn? Pёrveç vendndodhjes gjeografike edhe sikur tё supozojmё se Brazili ka tё njёjtёn rritje ekonomike si Kina, pёrsёri vendi gjigand i Amerikёs sё Jugut nuk ka aftёsinё tё menaxhojё linjat ndёrkomunikuese tё ekonomisё botёrore ndёrmjet oqeaneve dhe kontinenteve si Kina. Pozita strategjike e Kinёs ndёrmjet oqeanit Paqёsor dhe thellёsisё tokёsore tё Azisё Qendrore i jep jo pak pёrparёsi nё arritjen pёr menaxhim tё fushave tё naftёs dhe tё gazit nё kёtё territor. Brazili ka shumё mё pak avantazhe tё tilla. Kina ka filluar njё investim mbi $25 miliard nё Azinё Qendrore. Gjithashtu ёshtё duke sponsorizuar nё ndёrtimin e njё autostrade mё tё gjatё se 2500 km nё Kazakistan. Gjithashtu, janё vendosur linja direkte fluturimi ndёrmjet qytetit Almaty nё Kazakistan dhe qytetit Urumçi nё Kinёn Perёndimore. Si pasojё e kёtyre investimeve mallrat kineze janё kudo tё pranishme nё tregjet e Azisё Qendrore.

Faktori gjeografik ёshtё njё bazё e qёndrueshme tepёr domethёnёse pёr rritjen ekonomike tё Kinёs. Po nё Azinё Qendrore dhe nё Siberinё lindore, Kina ёshtё kompetitor i rёndёsishёm me Rusinё pёr zotёrimin e atyre tregjeve. Bilanci tregtar ndёrmjet Republikёs Popullore tё Kinёs dhe ish Republikave Sovjetike tё Azisё Qendrore ёshtё rritur nga $527 milion nё vitin 1992 nё $25.9 miliard in vitin 2009. Njё tjetёr domethёnie kanё investimet kineze nё ndёrtimin e dy naftёsjellёsve pёr tё transportuar naftё nga Deti Kaspik mes pёr mes Kazakistanit pёr nё Ksinjang dhe investimi tjetёr madhor ёshtё transporti i gazit natyral nga kufiri ndёrmjet Turkmenistanit dhe Uzbekistanit pёr nё Ksinjang. Ështё e dukshme se pёr tё arritur kёto investime gjigante, Kina ёshtё mbёshtetur nё marrёveshje tё mirё paraqitura sesa nё dёrgimin e trupave ushtarake nё atё qё quhet sipas Makinderit 'zemra e Euro-Azisё'. Kina po pёrdor tё gjitha format e fuqisё kombёtare (pёrveç asaj ushtarake) - politike, diplomatike, ekonomike, tregtare dhe demografike pёr tё qenё e pranishme nё zonёn mё tё rёndёsishme tregtare tё momentit qё ёshtё edhe hapёsira 'tampon' ndёrmjet Lindjes dhe Perёndimit.

Kina ёshtё njё nga civilizimet mё tё vjetra nё botё me njё histori tё shkruar mbi 4000 vjeçare. Nuk ёshtё rastёsi qё ky element tё jetё njё faktor shtesё nё suksesin e mundshёm ekonomik tё saj nё marrёdhёniet ndёrkombёtare. Pёr t'ia dalё mbanё nё kёtё sipёrmarrje, qё nga viti 1978, Kina gradualisht reduktoi numrin e SOE nga 75% nё mё pak se 40% sot. Nё shumё aspekte, studimi i ekonomisё politike tё Kinёs nё epokёn e para reformave ishte shumё mё i thjeshtё krahasuar me ditёt tona. Kjo pёr faktin se vendi nuk ishte i inkuadruar nё strukturat ekonomike ndёrkombёtare.

Republika Popullore e Kinёs vetёm nё vitin 1993 filloi tё duket si njё fuqi e rёndёsishme globale. Nga ky vit transportet u rritёn me 60 % nё dy vjet (53 % nё terma realё), dhe u dyfishuan nё njё hapёsirё prej pesё vitesh. Nё kёtё proces, deficiti tregtar i vendit prej $12.2 miliard mё 1993, u transformua nё njё suficit prej $5.4 miliard njё vit mё vonё, me njё bilanc suficiti prej $40.3 miliard nё vitin 1997. Rritja e shpejtё ekonomike e Kinёs si njё eksportues global dhe nё veçanti masa e suficiteve tregtare me SHBA-tё dhe vende tё tjera tё zhvilluara, ka sjellё nё mёnyrё tё pashmangshme njё presion tё jashtёm ndaj Kinёs pёr tё reformuar strukturёn e saj dualiste dhe tё pёrshtatet me rregullat ndёrkombёtare. Duke iu bashkuar Organizatёs Botёrore tё Tregtisё mё 2001, autoritet kineze pranuan tё heqin dorё nga mekanizmi qё aplikonin pёr tё mbrojtur aktorёt e brendshёm ekonomikё. Ndёrmjet vendeve tё Bashkimit Evropian me tё cilat Kina ka mё shumё marrёdhёnie ekonomike, padyshim qё vendin e parё e zё Gjermania me mё shumё se 47% tё shkёmbimeve tregtare.

Iniciativa Njё Brez Njё Udhё e iniciuar mё 7 shtator 2013, nga presidenti aktual kinez Xi Jinping gjatё njё fjalimi tё mbajtur nё universitetin Nazarbajev nё Kazakistan, ёshtё mjaft domethёnёse pёr tё vёrtetuar tё gjitha ato investime kineze qё pёrmendёm mё lart nё Azinё Qendrore. Synimi i kёsaj iniciative ёshtё forcimi i bashkёpunimit ekonomik ndёrmjet rajoneve tё Euro-Azisё. Iniciativa Njё Brez Njё Udhё ёshtё totalisht njё ndёrmarrje kineze. Qё nga themelimi i Republikёs Popullore tё Kinёs, vendi ka kaluar nёpёrmjet njё procesi shumё tё vёshtirё reformash. Vitet '50 tё shekullit XX do tё mbahen mend pёr dy iniciativa kineze nё Azi; sё pari pёrfshirja e Kinёs nё Lёvizjen e Vendeve tё Paangazhuara ose a ashtuqujatura Konferenca e Bandung-ut e mbajtur nё Indonezi nё datat 18 – 24 prill 1955, konferencё qё pёrfaqёsoi 1.5 miliard njerёz, ose 54% tё popullsisё botёrore dhe, sё dyti, ishte deklarata e kryeministrit kinez Ҫu Enlai lidhur me "Pesё Parimet e Bashkёekzistencёs Paqёsore".

Pas politikave hapёse tё vitit 1978 tё iniciuara nga Ten Hsio Pini, GDP e Kinёs u rrit pothuajse me njё mesatare prej 10.4% nga viti 1980 deri mё 1988 krahasuar me 6.4% gjatё viteve 1965-1980. Nё vitin 2008, Republika Popullore e Kinёs filloi iniciativёn 16+1 (e cila u kthye nё 17+1) me vende tё Evropёs qendore dhe lindore. Siç shikohet, motivimet ekonomike janё njё karakteristikё e dukshme nё politikёn e jashtme tё Kinёs.

Projekti 17+1 ёshtё pjesё e projektit Njё Brez Njё Udhё. Synimi i Pekinit zyrtar ёshtё tё fillojё njё investim fillestar prej $1.25 trilion deri nё vitin 2025. Pas iniciativёs 17+1, njё vit mё pas nё vitin 2009, Kina themeloi iniciativёn BRICS (Brazil, Rusi, Indi, Kinё dhe Afrikё e Jugut), gjё qё pёrbёn njё sfidё tё vёrtetё ekonomike pёr tё gjitha kёto vende. Nё qershor 2012, vendet anёtare tё BRICS u zotuan tё investojnё njё shumё prej $75 miliard nё kredi çka shkaktoi jo pak shqetёsime nё fuqinё kredidhёnёse tё FMN-sё. Siç shikohet, nё tё gjitha kёto iniciativa tё pёrfshira brenda strukturёs Njё Brez Njё Udhё, Republika Popullore e Kinёs po bёhet pёrherё e mё shumё njё zё i rёndёsishёm nё arenёn ndёrkombёtare. Problemi aktual qёndron se tё githa kёto shikohen si rivalizime ndaj strukturave ekonomike perёndimore veçanёrisht tё FMN-sё dhe Bankёs Botёrore. Gjithashtu, edhe Bashkimi Evropian sё fundmi inicioi iniciativёn "Global Gateaway/Porta Globale" mё 1 dhjetor 2021, qё nga Kina u konsiderua si njё sfidё direkte ndaj Njё Brez Njё Udhё. Garat pёr supremaci ekonomike nё jo pak raste kanё pёrfunduar me katastrofa. Krahasuar me iniciativёn e fundit tё BE-sё, duket se bashkёpunimi ndёrmjet kёtyre dy iniciativave pёr tё rijetёsuar edhe njё herё "Rrugёn e Mёndafshit" nuk ёshtё nё planet afatshkurtra dhe afatmesme tё bashkёpunimeve globale ekonomike. Megjithatё, duke ndryshuar mёnyrёn nga rivalitet nё bashkёpunim, gjёrat padyshim qё mund dhe duhet tё ndryshojnё.