Zhvillimi i qëndrueshëm është është një parim i madh global me anë të të cilit mbarë njerëzimi synon të ruajë dhe mbrojë ekosistsmet natyrore, duke garantuar burimet e nevojshme natyrore për të sotmen dhe brezat e ardhshëm, duke siguruar një rritje të qëndrueshme ekonomike si bazë për përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë së jetës.

Koncepti i zhvillimit të qëndrueshëm ka të bëjë me mbrojtjen e integritetit dhe qëndrueshmërisë së sistemit natyror në rang global, duke plotësuar nevojat e së tashmes, pa cenuar mundësitë e brezave të ardhshëm për të përmbushur nevojat e tyre.

Në këtë aspekt, termi “qëndrueshmëri” shikohet si qëllimi i synuar i njerëzimit për ekuilibrin njerëzim-ekosistem, ndërsa termi “zhvillim i qëndrueshëm” i referohet qasjes holistike dhe proceseve kohore që çojnë në gjendjen e qëndrueshmërisë.

Ekonomia e ditëve tona, si ajo e vendeve të pa zhvilluara dhe e atyre në zhvillim, dhe ekonomia e vendeve të zhvilluara, ku tashmë bën pjesë edhe ekonomia kineze, po synojnë që të bashkojnë zhvillimin ambicioz ekonomik me synimin për ruajtjen e burimeve natyrore dhe ekosistemeve, gjë që deri përpara disa vitesh shihej si çështje me natyrë konfliktuale.

Për këtë, në vitin 2015 të gjitha vendet anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, miratuan Axhendën 2030 për Zhvillimin e Qëndrueshëm, që përfshin 17 objektiva, 169 tregues të synuar dhe 232 indikatorë dhe Kina është një nga vendet kryesore që nxitën dhe ngulmuan për miratimin e kësaj axhende mbarëbotërore.

Shangai(VCG)

Shangai(VCG)

Në këtë axhendë një vend të rëndësishëm zënë eliminimi i varfërisë absolute, përmirësimi i gjendjes së shërbimit shëndetësor në mbarë botën, përmirësimi i gjendjes së arsimit, arritja dhe mirëmbajtja e barazisë gjinore, mundësia për përballimin e konsumit të energjisë së pastër, garantimi i një një pune dinjitoze, garantimi i rritjes ekonomike, zvogëlimi i pabarazive, qytetet dhe komunitetet e qëndrueshme, konsumi dhe prodhimi i përgjegjshëm, veprimi i përbashkët për klimën, biodiversitetin dhe natyrën, forcimi i paqes, drejtësisë dhe institucioneve të forta, etj.

Në këtë kuadër, Kina është duke planifikuar që (sipas zyrtarëve të lartë të saj) “të zgjerojë në mënyrë aktive investimet efektive dhe të nxisë konsumin për të mbështetur ekonominë e saj kundër rrymave jo të përshtatshme vendase dhe të huaja, ndërkohë që konsideron të ulë taksat për të nxitur bizneset dhe për të reformuar sektorin e energjisë.

Qendra Kineze për Shkëmbimet Ekonomike Ndërkombëtare (CCIEE) në një nga veprimtaritë e saj zhvilluar së fundmi (11 dhjetor 2021) deklaroi se Kina synon zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm duke stabilizuar rritjen ekonomike dhe duke u fokusuar në zhvillimin cilësor, edhe pse përballë ka rreziqe të shumta të tilla si pandemia COVID-19, çrregullimi global i zinxhirit të furnizimit, rritja e kostove të lëndëve të para, shpenzimet e dobëta konsumatore, etj, që pengojnë rritjen.

Edhe punimet e Konferencës Vjetore të Punës Ekonomike Qendrore (Pekin 8 – 10 dhjetor 2021), që u fokusuan kryesisht në rishikimin e ecurisë ekonomike të vendit përgjatë vitit 2021 dhe për të përcaktuar kursin për ekonominë në vitin 2022, synuan një politikë fiskale aktive dhe politikë monetare të qëndrueshme, që si dy anë të së njëjtës medalje, asaj të politikës ekonomike, do ndërveprojnë për të përmirësuar produktivitetin, efiçiencën dhe efikasitetit e ekonomisë kineze, duke patur në themel qëndrueshmërinë e saj.

Pekin(VCG)

Pekin(VCG)

Për shembull, qeveria kineze konsideron (1) uljen e taksave për të reduktuar barrën financiare mbi ndërmarrjet, (2) fluks likuidimi fleksibël dhe në nivel të moderuar, kjo pasi Banka Qendrore e Kinës ka njoftuar uljen e raportit të rezervës së detyruar për bankat e nivelit të dytë me 50 pikë, si bazë për mbështetjen e ekonomisë, (3) optimizimin e strukturës ekonomike, duke kryer reforma ekonomike, përfshirë rregullimin e pasurive të paluajtshme, zhvillimin e tregjeve të kapitalit dhe inkurajimin e zhvillimit të teknologjisë së lartë, për të arritur zhvillim me cilësi të lartë dhe rritur konsumin e brendshëm.

Paralelisht me sa më lart, Kina ka plane serioze dhe synime konkrete për të zhvilluar ekonominë e gjelbër dhe këtë do e fillojë me reformimin e sektorit të energjisë, sepse tashmë Kina ka premtuar të arrijë kulmin e CO2 deri në vitin 2030 dhe neutralitetin e CO2 deri në vitin 2060.

Objektiva të tjera që lidhen me energjinë janë zhvillimi i energjive të reja në harmoni me mjedisin dhe përmirësimi i efikasitetit të energjisë, përfshirë këtu edhe një qasje të re ndaj energjisë së përftuar nga karburantet fosile.

Të tëra këto vijnë në një periudhë të vështirë për mbarë botën për shkak të (1) pandemisë, (2) katastrofave të shumta natyrore dhe (3) sjelljes së pazakontë të disa qeverive, që për arsye të ndryshme, me veprime dhe mosveprime, nuk ndihmojnë dhe / ose pengojnë objektivat e OKB-së për zhvillimin e qëndrueshëm.

Guangzhou(VCG)

Guangzhou(VCG)

Gjithashtu, angazhimi i Kinës në konceptin e zhvillimit të qëndrueshëm vjen paralelisht me përpjekjet që bën Kina për të garantuar qëndrueshmëri afatgjatë në zinxhirët globalë të furnizimit me produkte dhe shërbime në mbarë botën. Fakti se tashmë një pjesë e mirë e furnizimeve me lëndë të para, materiale dhe pajisje e teknologji për vendet e zhvilluara ofrohet nga subjekte prodhuese dhe përpunëse që janë lokalizuar në Kinë, subjekte që operojnë si me investime vendase në mbarë vendin, ashtu dhe me investime të huaja në zonat e lira ekonomike të Kinës, tregon se ekonomia kineze tashmë është zotëruese e fluksit të likuiditeteve njësoj apo ndoshta edhe më shumë dhe më mirë se ekonomia amerikane, britanike, gjermane, japoneze, etj.

Iniciative e Kinës “Një brez, një rrugë”, tashmë mund të konsiderohet si një mekanizëm i rëndësishëm me natyrë globale për stabilizimin e tregjeve dhe ekonomive jo vetëm të vendeve që preken nga ky projekt madhështor, por për tërë ekonominë botërore.

Zhvillimi i qëndrueshëm është në fakt një sfidë, që Kina e ka marrë shumë seriozisht dhe për këtë ka shumë rëndësi të madhe implimentimi sa më shpejt dhe me përpikmëri e përkushtim i koncepteve që ka paraqitur Kina për (1) ndërtimin e “një komuniteti me fate të përbashkëta të njerëzimit”, (2) për “reformimin e qeverisjes aktuale globale” dhe (3) “përballjen e sfidave të përbashkëta njerëzore”.

Deri më tani koncepti i zhvillimit të qëndrueshëm edhe sipas Raportit Brundtland nuk promovonte ndonjë gjë serioze veçse një plan biznesi për zhvillimin e botës, një koncept i paqartë dhe jo thelbësor, një slogan për të bërë marrëdhënie me publikun, por, me futjen me seriozitet dhe këmbëngulje të Kinës në arenën dhe axhendën ndërkombëtare të zhvillimit të qëndrueshëm, gjërat duket se do ndryshojnë dhe ekonomia botërore do marrë pamjen e ekonomisë kineze.